Agjenti 007, aventura më e re vjen në 2013-n

anazapta

Ata që i adhurojnë aventurat e agjentit 007 duhet të presin vitin 2013 për të pasur në dorë librin më të ri të shkrimtarit Uilliam Bojd. Ngjarjet do të vendosen në vitin 1969 dhe agjenti Xhejms Bond do të jetë pjesë e ngjarjeve që u zhvilluan në kohën e luftës në Vietnam dhe udhëtimit të parë në Hënë.

Për 60-vjetorin e lindjes së spiunit më të famshëm në botë, fondacioni “Ian Fleming” ka përzgjedhur shkrimtarin britanik Uilliam Bojd për të realizuar aventurën më të re të tij. Libri, titulli i të cilit mbahet ende sekret, do të publikohet në vjeshtë në Britaninë e Madhe, Irlandë dhe shtetet e tjera të Komonuellthit.

“Mund t’u them vetëm që ngjarjet e librit do të vendosen në vitin 1969 dhe Xhejms Bond do të jetë 45 vjeç”, thotë autori.

Uilliam Bojd është shkrimtari i tretë gjatë këtij dhjetëvjeçari, të cilit i jepet e drejta nga fondacioni “Ian Fleming” për të shkruar një libër për agjentin 007. Pararendës të tij janë Sebastian Folks, autor i “Nuk është koha për të vdekur” në 2008-n dhe Xhefri Diver me “Karta e Bardhë” në 2011-n.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *