Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme arrestoi mbrëmjen e sotme, në kushtet e flagrancës, një punonjës të Policisë së Shtetit.
Mësohet se në pranga ka rënë specialisti i antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Anorild Cani, i cili u kap me 30 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë. Efektivi u kap se bashku me 3 persona të tjerë, me inicialet, G.Xh, I.Sh, M.D.
Arrestimi u krye pranë rrugës “Ibrahim Rugova” ndërsa në hetim nga policia janë dhe 4 persona të tjerë.