Agjenti i Hysajt: Rinovimi me Napolin, formalitet

redaktor

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, deklaroi se rinovimi i klientit të tij me skuadrën e Napolit është vetëm një formalitet, prandaj nuk ka nevojë që të flitet me skuadra të tjera.

“Do të rinovojmë qetësisht. Dua të falënderoj presidentin De Laurentiis dhe stafin e tij që vlerësuan Elseidin pas një sezoni të shkëlqyer duke përmirësuar termat financiarë në kontratën e tij”, deklaroi ai.

Giuffredi e cilëson shkodranin si një lojtar të madh dhe parashikon që një ditë, Napoli të përfitojë shumë nga shitja e tij.

“Ai ka dhënë prova se do të bëhet një lojtar i madh në pozicionin e tij. Napoli mund të përfitojë shumë në të ardhmen. S’dua të flas për ndonjë klauzolë, por skuadrat e mëdha kur duan një lojtar të madh janë gati të shpenzjnë 40-50 milionë euro”, vijoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *