Kufizimi i ushqimit edhe për tre ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut. Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut sipas të cilëve, kjo përbën mënyrën më natyrale për t’i dhënë krahë imunitetit.
Ekspertët kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke e përshkruarë atë si jo të shëndetshëm.
Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat staminale nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut. Këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve.
Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, është i rëndësishëm sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë. Këta të fundit kanë një imunitet seriozisht të dëmtuar.
Dobësimi i Imunitetit Me Kalimin e Moshës
Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet. Sipas informacioneve, kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në shina. Ka kufizime drastike ku pihen vetëm lëngje të lehta për tre ditë por edhe kufizime më të lehta siç është përgjysmimi i ushqimit për këto tre ditë. Zgjedhja bëhet në varësi të gjendjes shëndetësore dhe këshillave të mjekut. Kufizimi i ushqimit ndez motorrët e rigjenerimit dhe çel rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.
Gjatë këtyre 72 orëve, trupi sipas ekspertëve, eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetëruara dhe jo efikase të sistemit imunitar. Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër. Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrnave dhe përbën një fillim të ri për organizmin. Studimi në fjalë është bazuar në eksperimente të shumta, megjithatë ai duhet shoqëruar me studime të mëtejshme klinike. Kufizimi i ushqimit nuk duhet bërë me hamendje apo pa rekomandimin e një mjeku specialist.
Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë për t’u duruar dhe kapërcyer nga të gjithë ata që janë në dietë. Një mënyrë e mirë është që të konsumoni arra në momentet kur ju merr uria. Por mos e teproni, nuk duhet të konsumoni më shumë se 6 arra në ditë. Shkencëtarët do të kryejnë një studim me pjesëmarrje më të gjerë, duke u motivuar nga gjetja se njerëzit që vuajnë nga rreziku i sëmundjeve që kanë lidhje ose shkaktohen nga obeziteti, përfitonin më shumë nga kjo lloj diete specifike./AgroWeb
o.j/dita

Kjo qe perpiqet te thote ky ne artikull quhet Autofagia, po te rrish reth 72 ore fillon procesi i Autofagise,
qe do te thote se qelizat e shendosha fillojne dhe ushqehen me dhjamin tend dhe me qelizat e vdekura,, Ne kete menyre ato i heqin dhjamin trupit , luftojne semundjet ne trup dhe e rigjenerojne trupin
Por ka dicka ama, se po u fute ne ate proces eshte i rrezikshem
dhe nuk duhet ta vazhdosh shume se te demton
Psh te dobetit ne peshe nuk duhet ta aplikojne kete proces,
kurse te shendoshet mund ta bejne , por duhet te monitorojne trupin e tyre
kur fillon dobesimi, duhet te fillojne dhe te hane nga pake e nga pake,
sepse po ai filloi ai proces ne trupin e njeriut qe quhet Autofagia, ( ngrenia e vetvetes) ecen dhe te dobeson shume fare
Por qe te besh njefare agjerimi 12 ore apo 24 ore eshte shume mire,
Por ama pasi ke mbaruar agjerimin, duhet te fillosh te hash ushqim te lehte shume ne fillim, jo te hash shume
Dhe zakonisht te hash fruta e perime, jo mish, sepse mishi eshte proteine e forte
e cila te demton veshkat nqs ti e ha ate menjehere pas agjerimit
E kam fjalen kur ben agjerim per mbi 12 ore
Dmth fillon e ha ca fruta , pastaj pas 1 ore ha ca perime te zjera dhe i shoqeron me qumesh , kose, veze,
Veza eshte shume e mire se ka proteine , e cila eshte e nevojeshme,
por ka dhe te miren se proteinen e vezes e pranon dhe e absorbon shume mire veshkat.
Dhe pastaj pas nja 3 oresh ha nje vakt tjeter me gjelle dhe me nje porcion te vogel mishi
Pastaj vahzdo avazin sic te do trapi
Por qe edhe ata qe agjerojne per Ramazan, kur fillojne te hane pas agjerimit,
nuk duhet te hane sa me shume, sic e kane zakon
–Duhet ne fillim te hash dicka te lehte ,
dhe pastaj pas 2 a 3 oresh ha dicka me te madhe
Por qe te agjerosh here pas here psh 1 here ne muaj, eshte shume mire, se i vendos organet ne qetesi,i clodh, veshkat, melcine etj
Por ama kur fillon te hash mos haj shume menjehre se i ngarkon shume organet dhe i demton.
Ndaj ata qe agjerojne te kene kujdes kur fillojne te hane pas agjerimit
Dhe agjerimi nuk i ben mire atyre qe kane ndonje semundje te ndryshme ,
Ndersa ata qe kane kancer , agjerimi i ben mire trupit , por qe duhet te keshillohesh me doktorin,
sepse varet ne ca faze e ke kancerin
Nqs kanceri eshte ne fillimet e tij, atehere agjerimi 72 ore e lufton kancerin,
Por nqs kanceri eshte i zhvilluar atehere agjerimi prej 72 oresh e ndihmon kancerin, pra nuk i ben mire trupit
dhe ai ne shkrim e ka gabim.
Por qe eshte e vertete sic thone studimet se nqs je ne terapi me rreze ,
agjerimi e ndihmon terapine..
Porse sic thashe ne keto raste ekstreme eshte me mire te pyesesh Doktorin.
Bravo Rajmondo,Nuk qenke thjeshte militant i semure pas Pd-s.Dike te besh dhe vepra te mira
Une i semure me PS-ne ?
Ku me ke pare mua ti qe te flas pro kesaj PS-je qe eshte sot ?
Une jam pro programeve Ekonomike te Majta, por jo pro kesaj PS-je qe eshte sot,
se kjo PS sot
eshte nje bande hajdutesh qe ju sherben vetem Rames dhe Milionereve te familjes se tij