Agolli: Bashkëpunimi Rama-Meta përfundimtar

anazapta

“Qeveria e re të jetë transparente dhe të punojë për të rritur ekonominë e vendit, ndërsa parlamenti të ngrihet në lartësinë që i takon dhe të mos merret me sulme personale”.

Kjo është këshilla që jep Dritëro Agolli, i njohur si patriarku i Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Agolli tha dje se Rama dhe kabineti i tij, duhet të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e vendit.

Unë nuk kufizohem vetëm me mazhorancën e re, por edhe me pakicën. Edhe atyre, njëlloj si mazhorancës, u uroj punë të mbarë. Por, jo çdo punë është e mbarë, e mirë, se punë bën edhe merimanga, por nuk është si bleta. Edhe këtyre unë u uroj një punë si të bletës, jo si të merimangës. Diskutime për ngritjen e mirëqenies së njerëzve që të ketë sa më pak varfëri, se varfëria nuk zhduket krejtësisht, por ajo pakësohet deri ku mund ta pakësosh dhe këto probleme duhen trajtuar, në Parlament, reforma në industri, në bujqësi, në miniera”, është shprehur ai.

Përsa i përket marrdhënies me mediat Agolli nënvizon se:Qeveria del në televizor kur ka një punë, jo çdo ditë. Ç’do të thuash?! Po ato gjëra?! Do t’i kujtosh popullit se “unë jam në qeveri”. Të thotë të vërtetën gjithnjë. Të mos mbulojë gabimet dhe dobësitë. Statistikat të jenë të qarta dhe të mos bëhen shesh me lule. Të dimë sa vriten, sa korruptojnë, sa dobësi kemi, ç’kemi ndërtuar dhe ç’na mbetet për të ndërtuar, si janë bërë rrugët. Domethënë t’i thotë vetë qeveria, jo t’ia thonë të tjerët. Atëherë është qeveri e vërtetë!” 

Ai e përshkruan me një batutë bashkëpunimin Rama–Meta, duke thënë se edhe burrë e grua ndahen e bashkohen prapë, dhe kur bashkohen për herë të dytë, nuk ndahen më.

Ma merr mendja se është përfundimtare, domethënë për bashkëpunimin. Për bashkim që të jetë një parti nuk e di, por bashkëpunim do të ketë gjithnjë, sepse njerëzit, kur ndahen një herë dhe pajtohen, e kanë të vështirë të ndahen përsëri. Edhe burrë e grua të jesh, ndahesh ndonjëherë, por edhe pajtohesh, por edhe përsëri kthehet burri ose gruaja dhe për të dytën herë është e vështirë që të ndahesh”, është shprehur Agolli. / Tema

Share This Article
5 Comments
  • Kjo qeveri e ka treguar heret transparencen Shoku Dritero.A ishte per transparencen videoja e hajdutit Meta ! PO kater vete gjithashtu a u vrane si shkak i kesaj transparence.Nga kjo qeveri kerko ate qe s’e ka e jo ate qe e ka princip te vetin.

    • Lekist i modh esht bo dhe ky gjysh Driteroi 🙂 I mbylli dhendrri ato bizneset me Familjen mo gjyshi?? Ah more ah qe ju mori leku ne qafe te gjitheve

  • Or zotni Agolli!
    Po ky Meta esht hajduti me i madh qe pothuajse e din gjith shqiptaret!
    Problemi juaj esht vetem te qeverisim,por se cfar ka ndodhur me pasurin e shtetit ska rendesi,mjafton qe pajtuam Ramen,pra e rekrutuam si dum ne?!

  • Ka thënë disa gjëra z. Agolli. Shprehje interesante lidhur me punën e qeverisë. Pra qeveria e re duhet të punojë si bleta dhe jo si merimanga e qeverisë së djeshme!
    Por shpresa që opozita e sotme të punojë si bleta, më duket e parealizueshme…një ëndërr në sirtarin që nuk do hapet kurrë….ata dinë të thurin vetëm rrjete merimangash, bile nga ato të zezat që të fusin në kurth e të helmojnë….
    Sa për z. Meta dhe partinë e tij, mbetet për tu parë në realitet. Çfarë do shohim? Koha do na e tregojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *