Agolli: Berisha? Një burrë shteti do ishte tërhequr tashmë. Herët për të folur për Ramën

redaktor

Shkrimtari Dritëro Agolli, komenton zhvillimet më të fundit politike, gjatë një interviste pas marrjes së titullit “Fisnikëria e qytetit të Durrësit” akorduar nga Shoqata e Intelektualëve të Durrësit dhe Bashkia e qytetit. Duke u ndalur tek sjellja e ish-kreut të PD Berisha, Agolli sugjeron që ish-lideri demokrat duhet të tërhiqet nga politika për t’ia lënë vendin të tjerëve.

“Sipas shembullit të shumë burrave të shtetit të botës dhe Europës ku jetojmë, duhet që njeriu, d.m.th burri i shtetit të dijë jo vetëm për të drejtuar me hov por duhet të dijë edhe të tërhiqet… Partia Demokratike duhet të diskutojë më konkretisht, dhe të mos dalë nga tema dhe të bëjë sensacione…  Të diskutojw problemet tamam, vëllezër jemi, nuk jemi të vendeve të huaja. Edhe bojkotimi ishte forma e demokracisë, por kur bëhet vend e pa vend, bojkotimi e humb vlerën e tij. Si thotë populli “gjella me krip, e kripa me karar’, këto duke i hedhur shumë krip gjellës, e prishin shumë atë”, thotë Agolli.

Agolli mendon se është ende herët për të folur për qeverinë Rama.  “Në këto pak muaj i ishte dashur qeverisë që të mendojë shumë për rrugët që do të ecë. Do të thoni ju, që ajo mund t’i mendonte këto edhe para se të synonte të merrte pushtetin. Po, por nuk e bëri, nuk e kishte shumë të qartë situatën”, thotë ai dhe shton: “Një nga meritat e vetë Edi Ramës është se ka vënë njerëz të rinj të në drejtimin e qeverisw dhe të problemeve shoqërore”.

Shkrimtari ndalet dhe tek  Ilir Meta, për të cilin shpreh vlerësime maksimale: “Unë mendoj se Ilir Meta drejton shumë mirë. Unë di dy kryetarë parlamenti, që janë më të vërtetë njerëz të matur dhe të kulturuar dhe që e njohën edhe psikologjinë e vendit. Pjetër Arbnori dhe Ilir Meta.  Të dy janë njerëz që duhet të merren shembull”

 

Share This Article
23 Comments
  • Dritero Agolli thote sot per gazeten Dita, se Meta eshe per t’ u marre si shembull!
    Zot me ruaj nga nderi i kombit poetik! Meta qe u kap mat per korrupsion, dhe qe diti t’ i shpetoje cekicit te drejtesise , u dashka te merret si shembull sipas poetit Dritero Agolli, embrionit te Enver Hoxhes!

    Ndersa Rama, babai i te cilit firmosi varjen e poetit kukesian, eshte sipas tij ende heret te gjykohet!

    Ja kesaj i thone te jeshe peng i nje diktature, deri ne diten e fundit te vdekjes tende.
    Mire e ben o Dritero qe i mbron hajdutet e kombit, mire e ben, beje i dashur, prandaj edhe neohoxhistet po te shpallin cdo dite nder i qyteteve , si pardje nderi i qytetit te Durresit!
    Ec Dritero, ec, se emri yt i gdhendur ne mermer, vlen me shume se sketerra e vendit tend, qe ti e ngrite lart e me lart, si partia yjet e saj!
    rrofte nderi yt, o Dritero, dhe ne humnere u jetofte per shekuj kombi yt!
    Like · · Share · 2 seconds ago
    Rezart Palluqi

    • Ik ore plak i rjedhur dhe i pjerdhur. Ik ore kur me te korruptuarin e te korruptuarve na e sjell per shembull. Ik ore batakci qe per nje grusht me para shet jo gruan, por edhe bythen.

    • Driteroi di se çfare thote…
      Ai eshte shkrimtar dhe ka taktin e duhur per te veçuar te mirat dhe te keqijat e personave per te cilet flet!…
      Dhe ja, sipas mendimit tim, si e kuptoj une Driteroin:

      PER BERISHEN:

      Driteroi e di shume mire qe Berisha eshte burre m..ti dhe jo burre shteti….
      Por budallain ka nje menyre per ta çuar atje ku duhet…M b u r r e !…
      Krahasoje dhe me Personalitetet e shquara….dhe lexuesi e kupton qarte ku e ka fjalen: ….THELBI PROBLEMIT, QE BERISHA TE PERJASHTOHET PERFUNDIMISHT NGA JETA POLITIKE, edhe per faktin se ka plot Q o r r a , qe e ndjekin pas!….
      O e ka demaskuar Driteroi Berishen o… si rralle tjeter….ja nje nga tregimet e Driteroit per Rrumpallë-sharlatanin tone.Po e perifrazoj:
      ….Berisha ishte student dhe shkoi me pushimet e veres ne Vicidol…Nje mbremje Nene Sheqerja i tha:
      – O Sali, shko shiko se nuk na ka ardhur Lopa ne shtepi!…
      Shkoi Saliu te kerkoje Lopen, por nuk e gjeti.Erdhi ne shtepi dhe i tha se Ëmës:
      – E kerkova lopen, por nuk e gjeta dot!…
      Atehere e Ëma iu drejtua djalit tjeter, Selimit, vellait me te madh te Saliut:
      – Shko o Selim, shko dhe kerkoje ti Lopen!…
      Selimi doli ta kerkoje dhe pas pak vjen dhe i i thote Nenes:
      – E gjeta Lopen!…
      E ema, qe ja dinte mire koken Saliut, i thote Selimit:
      – Shko e merre Saliun per veshi dhe çoje ta shikoje vet Lopen, se ndryshe ai nuk beson!…
      Ja ky eshte Saliu, “Burri i shtetit”, burri i Leshit…
      ….Duhet pak takt per ta menjanuar nga roli i tij i urryer kete rrufjan dhe mashtrus paranojak!..
      Dhe Driteroi e di mire kete…

      PER ILIR METEN:

      Une mendoj se Driteroi e ka fjalen me shume per rolin e Metes ne Kuvend.Ai eshte i matur, gjakftohte, tolerant, i gatshem per kompromis dhe keto jane cilesi te mira te nje politikani.
      Deri ketu. Me tej per kusarit e Ilir Metes,koha do te jete gjykatesi me i mire…
      Mos u merzitni, ai qe eshte mesuar te kaperxej shume hunj, njeri nga keta hunj nje dite do ti hyj ne fund te Kurrizit…Në se nuk ka nxjerre mesime.Por ne politike duhet te mesohemi te shohim rendesine e nje politikani nga ushtria qe i shkon pas.
      Dhe duhet thene se Ilir Meta i shperblen ushtaret e tij…
      Në se dikujt nuk i pritet dhe kerkon qe kompromisi Rama-Meta te prishet se Meta ka qene hajdut, une them se kjo i sherben vetem mbajtjes akoma ne pushtet te Varrmihsit te Shqiperise…
      Saliun ne pushtet?!….
      nuk u ngopet me Mashtrusin Primitiv?!…

      PER EDI RAMEN:

      Une isha para pak ditesh ne Tirane.Te them te drejten, me pelqyen shume gjera.Qarkullimi me i rregullt se me pare, qyteti me i paster, pamvarsisht se Tirana jone i ngjan nje Pazari te stermadh….Nuk di te them se si punon Luli qe vodhi votat e Bashkis, por nje gje e them me plot gojen:
      AQ SA KA BERE EDI RAMA PER TIRANEN, TIRANA DUHET TI JETE MIRNJOHES ISH KRYEBASHKIAKUT QE TRANSFORMOI FYTYREN E KRYEQYTETIT TONE…E THEMI DHE SHOHIM TE GJITHE, pamvarsisht nga propaganda partiake!…(Dua te hap nje paranteze: Tirana eshte , nga pozita natyrore nje nga kryeqytetet me te bukura te E u r u p e s !….Kush te doje le te me kundershtoje…Ku e gjen nje Kryeqytet tjeter ne Europe qe te kete aq afer, 25 km Detin dhe nje plazh aq te madh sa e ka Durresi?….Ku e gjen nje Kryeqytet tjeter qe te kete aq afer si “Malin e shtepise” , Dajtin dhe kodrat e bukura rreth e rrotull…
      Prandaj ta ndertojme me tej ate me zgjuarsi e durim, me pune….
      Edhe Roma, thone gjermanet, nuk eshte ndertuar ne nje dite….
      Dhe Fytyren e metropolit europian Tiranes ja dha pa dyshim ai qe punoi me perkushtim dhe i kendoi si artist Tiranes sone:
      …Shume zhurme, shume zhurme…Tirona jone….
      A do te punoje me kaq perkushtim Zoti Rama per Shqiperine?
      Une duhet te them se atij i duhet ca kohe ta vendose Republiken ne binare, per te menjanuar K a o s i n dhe Borxhin ,
      qe la pas ,
      si Toke te djegur Sharlatani Primitiv dhe Paranojak…
      Dhe ne kete kuptim, jam dakord me Driteroin, duhet te presim qe te vleresojme se si po punon Edi Rama per Shqiperine!….
      Por sot per sot çdo shqiptar , pa dallim, duhet te koncentrohet fort:
      TI BASHOHEMI KONTINENTIT TE VJETER, SI ANTARE TE DENJE TE FAMILJES SE TIJ.
      Ajo dite e madhe , po troket! Erdhi Qershori …dhe dy muaj!…
      Duhet te dish ta lexosh Driteroin!
      Jo te gjithe ata qe dine te lexojne, dine edhe te kuptojne!..

    • I tmerrshem qenke o Rezart Palluqi qe mer guximin e shkruan te tilla marrezira per poetin ,mendimtarin,tolerantin,inkurajuesin,(c`te te them tjeter)Dritero Agollin tone te madh.Po mos valle u kane rrjedhur trute,apo kaq shume ua ka erresuar arsyen politika sa te arrini te nxirrni nga goja te tilla ” xhevahire”.Le te kete sa me pak trurrjedhur te tille.

  • Mire se per Berishen ke then vertet taman si burre,se duhet te iki.Po ashtu edhe per Ramen. Po per Meten ja ke fute kote,po mosha bene te veten.Per cfar duhet marr shembull nga nje hajdut.

  • Po cfare ka per te marre si shembull ai mor burre ish-i mire? Apo se vjedh e ja hedh paq! A ka ngel ndonje mendje e urte ne kete dynja? A nuk ju duket me dinjitoze ta censuroni kete njeri? Mesa duket mosha po ben te veten! Eshte thjesht turp!

    • Erion qetsohu miku tim,mos e prish qetsine shiko programin me kukulla me
      mire.Ky i ziu ka qene gjith kohen me beberone ne goje.Enver pushti i dinte
      shume mire sa vlera kishin keta mjerane dhe ju kishte vene nga nje beberone
      ne goje.Ky nuk kupton qe me keto qe thote provokon te gjithe socialistet e
      ndershem,qe kurre nuk e pranojne kualicionin me nje provokator si ky opingari
      Meta.

  • Po kur ka qene ky ndonjehere “burre shteti”, vetem burre leshi mund t’i thuash. Po te qe se ky te kete qene ndonjehere burre shteti, qwe ne 1994, kur Kushtetuta e tij deshtoi dhe nuk arriti te shpallet mbret, duhej te largohej pergjithenje nga politika; edhe ne 1997, mbasi shkaterroi shtetin shqiptar dhe dogji te gjitha institucionet dhe hapi depot e armeve qe te rrembeheshin armet dhe te digjeshin depot, duhet te jepte doreheqjen po te qe burre shteti, me 15 Mars 2008, kur u dogjen 26 njerez, burra dhe gra, femije vajza dhe djem, ky duhet te jepte doreheqjen dhe te futej ne burg; edhe me 21 janar 2011, kur vrau kater njerez te pafajshem ne bulevard, perpara zyres se tij, duhet te jepte doreheqjen, nese do te qe burre shteti, dhe se fundi, mbas 23 qershorit, 2013 kur humbi zgjedhjet ne menyre te paimagjinueshme, si rregull te jepte doreheqjen dhe te largohej me te vertete dhe perfundimisht nga politika, por meqenese nuk eshte burre shteti, dhe as burre, vazhdon te sjelle probleme te rrezikshme per shqiptaret dhe Shqiperine. Ky ne fakt duhet te mbahet ne Morg, per aq kohe sa t’i dale fryma fare. Kujdes nga ky njeri! Ka qene dhe mbetet rreziku me i madhe per shqiptaret!

  • Bejtexhi plak i rrjedhur! Per cfare duhe marre Meta shembull?

    Sikur t’a bejme drejtues te emisionit si te bejme korrupsion ne zyrat e shtetit?

    Tung,
    Blendi

  • Driteroi mire e nis. Deri diku e con mire nga mesi. Nga fundi mender e pierth fare.NJeriu me indyr dhe me hipokrit se Ilir Meta nuk ka .Ky tranzicion qe ka vazhduar kaq gjate dhe kame besim se do vazhdoi akoma nje nder shkaktaret kryesor eshte Ilir Meta .kA QEN GJITHMON KOLLON E PEST DHE NJE NDER HAJDUTET ME TE MEDHENJE QE EKZISTOJN NE ATE VEND SE ATY KA SHUM HADUT

  • Kur Enveri e kishte nuhatur me dinakerine e tij natyrore se Hrushcovi nuk e donte me per BOS te Shqypnise dhe kishte bere plan qe ta zevendesonte me Liri Belishoven, Driteroi per tí dale te keqes perpara u ngut dhe deboi fet e fet e perzuri urgjentisht gruan e tij sovjetike bashke me djalin. Enveri e mesoi kete xhest te Driteroit nga spiunet e tij dhe i tha me tallje tipike ne Lidhjen e Shkrimtareve: “Po pse na prishe me sovjetiket more Dritero, po tani ku te shkojme? Po pse nuk e pyete me pare Partine?” Driteroi i coroditur dhe turbulluar nga fjalet me thumb te Enverit: Partia qendron mbi familjen dhe une jam ushtar i Partise.”

    Keshtu vazhdon te jete edhe deri me sot Driteroi, ashtu sic i tha Enverit vite me pare kur deboi gruan dhe djalin e tij, si

    NJE USHTAR I BINDUR I PARTISE SE PUNES.

  • D.A eshte dhelper e vjeter, na thote: te punojme me keto qe kemi. : )

    S’eshte faji i Tij, pse kjo gjuhe nganjehere na ben konfuz. Jemi mesuar pak si ndryshe… me gjuhe “kombative, thirrjesh e denoncimesh” Meta eshte “si shembull” se pa te revanshi i Rames nuk dihet ku merr fund.

    Plaku i ve ne seder indirekt.
    S’ka c’te beje me shume!

    Kena pak Pleq si ky.

  • Le te jesh letrar i mire, por nuk je burre i mire , te pakten aq sa pretendon. Shave Fatos Nanon dhe ai u detyrua te te beje favor per dhenderin tend dhe ti u terhoqe. Mendoj se ate po ben edhe tani qe te perfitosh sa te mundesh nga miliarderet Rama e Meta. Berisha dhe Partia Demokratike vepron keq a mire nuk do te marre doren ty, po rri ne qoshe e mos derdellit kot. ke fituar nsa te duash qe nga Enveri e deri tani.

  • Ne drejtimin e parlamentit , me te vertet i ndjeri Arbnori ishte shembull i tolerances dhe i komunikimit, po ashtu shkrimtari i madh e cileson edhe z.Meta si tolerant ,ne dhenien e fjales opozites dhe ne vecanti z.Berisha.Kjo do te thote se dicka po ndryshon ne politiken shqiptare.

  • aha paska iku dhe Agolli i shkret. Meta na qenka shembulli per tu mare kurse Berisha te largohet thot ky… Po per ndonje arrestim per te gjitha hajduterit qe na kane bere, nuk te bente goja ta thoje nje fjale ore poet?

  • Sh. Dritero e para te garantoj se po mu dha rasti te kaloj andej do te sjell nje berber se per momentin vetem briret te mungojne….e dyta sa per Ilir Meten bravo i ke rene pikes,vetem ke harruar tek lista Jozin..Pollon …Rrulin…Imamin…Mediun…Zenin…Giten..& co. Te cilet tani po rrezikojne buken e gojes…..si nje shkrimtar komunist me prostat detyrohesh te heshtesh per padrejtesit qe jane bere vendit 23 vjet…

  • DISA PYETJE PËR SALI BERISHËN

    ( Le ta dijë edhe prokuroria dhe ata që i shërbejnë Sali Berishës)

    Edhe per Dritero Agollin

    1. A keni gisht ne vrasjen e 4 deshmorëve te Shkodres ne daten 2 prill 1991
    2. A ke bashkepunuar me UDB per pergatitjen e trazirave në Shkodër mars-prill 1991
    3. Bashke me Azem Hajdarin a keni lejuar e bashkepunuar per kalimin e anijeve te huaja per furnizim me nafte te Serbise gjate luftes se Jugosllavise dhe sa jeni paguar per kete sherbim ne vitet 1993-1995. Roli i firmes tuaj “Shqiponja” në kete periudhe.
    4. A ke takuar me Sllobodanj Millosheviçin dhe pse je takuar.
    5. A je takuar me kriminelin Arkan dhe çfare marreveshjesh ke bere me të.
    6. Ne çfare rrethanash je bere mik me Damir Fazlliçin.
    7. A je takuar ndonjeherë me dajën e Fazlliçit (Jovica Stanishiq), kur ai ka qene shef I sherbimeve sekrete serbe.
    8. A ke gisht ne vrasjen e Azem Hajdarit.
    9. Pse i prishe provat e vrasjes se Azem Hajdarit.
    10. Pse urdhërove vrasjen e Remzi Hoxhës, çfare permbanin videokasetat qe i kerkoheshin te ndjerit Hoxha.
    11. A ke rol ne vdekjen e Bashkim Gazidedes.
    12. A keni rol ne vdekjen e Safet Zhulalit.
    13. A keni ndonje rol në vdekjen e Pjeter Arbnorit
    14. A jeni organizator i rrezimit te helikopterit qe transportonte Gramos Pashkon.
    15. A keni urdheruar vrasjen e Sokol Olldashit.
    16. Pse e vratë Kosta Trebicken.
    17. A ndjeni pendesë per Gerdecin dhe a do te kerkoni ndonjëherë falje familjeve te viktimave të Gerdecit.
    18. Pse urdherove vrasjen e demonstruesve ne 21 Janar, a ndjeni pendesë per urdherin qe keni dhënë per vrasjen e tyre.
    19. A jeni mik i Hajdin Sejdisë, Sudes dhe Vehbi Alimuçës
    20. A keni bashkepunuar me sherbimet sekrete franceze dhe serbe gjate kohës së monizmit në dëm të Shqipërisë.
    21. A keni bere ndonjehere llogari, se sa djem tropojanë jane vrarë me urdhërin tuaj personal.
    22. Ne vitin 1997 a keni dhënë urdhër per vrasjen e popullsisë së jugut te Shqipersie, rreth 20-40 mije qytetarë.
    23. A keni dhene urdher me shkrim ose me goje per hapjen e depove ushtarake ne vitin 1997.
    24. A keni guxim ti tregoni popullit shqiptar pronat e verteta që keni ne Shqiperi dhe jashte vendit, qe i kini perfituar gjate regjimit tuaj 24 vjeçar, ju dhe familja e vajzës tuaj.
    25. Sa eshte qeraja e zyrës që punon aktualisht dhe sa persona eshte stafi personal i juaj momentalisht
    26. A jeni momentalisht kryetar i Klanit KAPO.

  • Te vlersosh kryehajdutin Ilir Meta me nota pozitive,eshte per te ardhur keq per ty o Dritero por ske faj, mosha ben te veten.Kam bindjen se ke qene i pire kur ke dhene kete interviste.Jep sa me shpejt nje interviste tjeter dhe koregjo gabimin.Ilir Meta i ka vene nje njolle vehtes e sorollopit te tij qe nuk ja fshin dot ti o shkrimtar i nderuar.

  • Z.agolli ti je nje njeri shume i vogel,Kadareja nje lepur qe iku,te dy bashke jeni ata qe duhet te mbyllni gojen qe te flasin vetem ata qe luftojne sot per te jetuar.

  • Dritero, pse e prishe me ne fund? Ilir meta burre i mire???? Zoti na ruajt! Ndoshta nuk e lexuam mire. E pamundur ta thote Driteroi kete.

  • Ag-oglly= I biri I agait. Nuk e kuptoj pse merreni ma me të birin e agait,kte bythelëpires komunist. Lepiu bythen e Enverit,Saliut dhe Nanos. Ju kujtohet se si I lepiu bythen e shpuar të Lulzime Basholes kur vodhi mandatin e kryetarit të Tiranes!? Lenie ne zbrastesine e tij,mbas ” vdekjes ” të vepres se vet e lindun e vdekun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *