Agolli dheCikalleshi: Shpresojmë të luajmë edhe një ndeshje

Elton Tafaruci
Ansi Agolli, duke kenduar himnin, ne ndeshjen miqesore te futbollit ndermjet ekipeve kombetare, France-Shqiperi, 1-1, ne stadiumin the route de Lorient te qytetit te Rennes ne France./r/n/r/nAlbania's Ansi Agolli, during the friendly football match France vs Albania on November 14, 2014 at the Route de Lorient stadium in Rennes, western France.

Futbollistët e Kombëtares Ansi Agolli dhe Sokol Cikalleshi kanë dalë në një konferencë sot ku kanë folur për shpresat e tyre që të luajnë edhe një ndeshje.

Ansi Agolli, i cili mori detyrën e kapitenit në dy ndeshje për shkak të mungesës së Lorik Canës tha se kjo është një përgjegjësi dhe emocion.

“Kapiteni është Loriku, na ka mbështetur gjithnjë. Unë kapiteni? Është emocion dhe përgjegjësi. Shpresojmë të luajmë dhe një ndeshje, e meritojmë”, ka thënë Agolli.

Ndërsa Cikalleshi duke folur për lëvizjet e De Biasit tha se i respekton gjithnjë vendimet e trajnerit.

“Shpresojmë shumë të kemi një fund të lumtur, flasim gjithnjë për skenarët që na kualifikojnë. I respektoj gjithnjë vendimet e trajnerit, ai vendos, unë jam gjithnjë gati. Vendi në sulm nuk ishte prona  ime. Sadiku ishte zgjedhje e trajnerit. Nuk ka rëndësi kush është titullar”, tha Cikalleshi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *