Në Azerbajxhanin e largët, dy lojtarët e Karabakut dhe të Kombëtares Shqiptare, shkruan emrin e tyre në listën e atyre që fitojnë një kampionat jashtë Shqipërisë. Ansi Agolli dhe Admir Teli, janë shqiptarët e radhës që dolën kampionë këtë sezon.
Ansi Agolli dhe Admir Teli kanë luajtur të dy si titullarë në fitoren e fundit të Karabakut, 4-1, në fushën e Inter Bakusë. Mbrojtësi shkodran, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Karabaku, nuk luajti fare në këtë ndeshje, ndërkohë që shqiptari tjetër është futbollisti i cili është aktivizuar pothuajse në të gjitha takimet këtë kampionat. Ansi Agolli ka qenë në fushë. Dyshja shqiptare me në krye Agollin, padyshim nga më të mirët për Karabakun, po çon ekipin drejt titullit. Pas javës së 34-t, Karabaku kryeson i vetëm me 72 pikë, 9 më shumë se Neftçi Baku. Kur duhen edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, dyshja shqiptare janë shpallur kampionë. 9 pikë nga Neftçi Baku dhe një skuadër që tanimë është kampione. Meritë shumë e madhe e dyshes shqiptare me Agollin që ka luajtur pafund dhe Telin me eksperiencë. Një paraqitje si askush tjetër në Europë nga legjionarët për Agollin dhe Telin, që do të jenë shqiptarët e radhës që do të dalin kampionë këtë sezon. Triumfi është total. Admir Teli dhe Ansi Agolli, dy futbollistët shqiptarë të Karabakut në Azerbajxhan, me të gjitha gjasat do të shpallen dy lojtarët më të mirë të klubit për vitin 2013-2014, siç ka ndodhur edhe në 2011-ën. Gjithmonë kanë qenë stabël në skuadrën e tyre, por asnjëherë nuk kanë fituar titullin kampion. Por sezoni 2013-2014 është i tyre. Karabaku është një nga klubet më të mira të këtij vendi. Vitin e fundit e mbylli i dyti kampionatin. Karabaku është stabël në Kupat e Europës, ku është paraqitur në mënyrë të shkëlqyer, madje edhe në përballje me klube të mëdha europiane.
Skuadra është ndërtuar në vitin 1951 dhe aktualisht ka një stadium prej 31,200 tifozësh. Është stadiumi ku luan kombëtarja azerbajxhanase. Më parë, skuadra ka pasur një tjetër stadium, por ai është shkatërruar gjatë luftës me Armeninë. Aktualisht, Karabaku është një nga skuadrat më të mira në Azerbajxhan.

“kane luajtur te dy si titullar ne fitoren……Mbrojtesi shkodran….nuk luajti fare ne kete ndeshje”-ndajeni mendjen luajti apo jo mbrojtesi shkodran se e bete lemsh kete artikull.
Ju lumte cunave tane, u uroj atyre suksese te metejhme dhe shendet.