Agolli shpallet kampion në Azerbajxhan

Ornela

Qarabag i Ansi Agollit siguroi titullin kampion në Azerbajxhan kur kanë mbetur edhe 4 javë para fundit.

Fitorja 1 – 0 në fushën e Sumqayit i dha titullin e 5-të radhazi jo vetëm ekipit, por edhe mbrojtësit shqiptar është pjesë kampionatit azer që prej 2010.

“Ka qenë 1 vit mjaft i ngarkuar, megjithatë eksperienca që kemi fituar gjatë këtyre viteve bëri atë që ta menaxhonim në mënyrën e duhur edhe këtë kampionat dhe sigurisht jam shumë i lumtur për arritjen e këtij titulli”.

Ky sezon ishte i jashtëzakonshëm për ekipin kampion dhe natyrisht Ansi Agollin, pasi debutuan në grupet e Champions League.

Qëllimi i Agollit është të vijojë akoma me Qarabag për të përsëritur suksesin e një sezoni më parë. 35-vjeçari i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e Kombëtares, mbeti jashtë listës së Christian Panucci në miqësoren e fundit me Norvegjinë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *