Gazetari Andi Bejtja, ish-drejtor i informacionit në Tv Klan, prej disa ditësh është bërë pjesë zyrtare e Agon Channel. Ai mori pjesë në Milano në ceremoninë e prezantimit të Agon Italia që do të nisë transmetimet në Itali më datë 1 dhjetor. Francesco Becchetti, ka marrë licencën e transmetimit në Itali për Agon Channel që do të dalë në logon Agon Italia.
Ndërsa për transmetimin në Itali, për Agon do të punojnë emra të njohur të botës së spektaklit dhe informacionit italian, në Shqipëri ekipi u përforcua me Andi Bejtjen, i cili do të jetë drejtor i editorialit në këtë TV. Kështu Bechettit i shtohet një tjetër B.
Andi Bejtja, i veshur me frak, në krah të bashkëshortes së tij, Sonila ka kaluar në Milano, mbrëmjen e tij të parë në shoqërinë e re. Ai ka pozuar gjithashtu edhe në foton “zyrtare” të të gjithë ekipit të Agon, gjatë ceremonisë në Itali, ku ndër të tjera ishte e pranishme dhe aktorja Nicole Kidman.
Një fillim luksoz, për një detyrë të vështirë.

Nuk e kundershton askush nivelin e A.B , vetem nje verejtje te vogel miqesore gati te gjithe burrat ne Tirane menget e xhaketes , kemishes,dhe pantallonat i kane te gjata, askush nuk mendon per kete .Korigjojeni dhe do dukeni me simpatike ashtu sic jeni ne te vertete, faleminderit per mirkuptimin