Agon Channel: Dorëhiqet edhe drejtori i rrjetit televiziv

redaktor

Një tjetër lamtumirë nga Agon Channel. Drejtori i rrjetit të televizioneve, Lorenzo Petiziol ka braktisur detyrën e tij “për motive familjare”. Por, në një intervistë për Udine Today, ai ka të njëjtat ankesa si Antonio Caprarica, i cili dha dorëheqjen mes polemikash nga posti i drejtorit të lajmeve.

“Giancarlo Padovan më telefonoi në verë kur po komentoja botërorin për një televizion italo –kanadez. Ai gjendej në Tiranë prej marsit 2014. Më shpjegoi menjëherë projektin, pastaj më pyeti nëse isha i interesuar për t’iu bashkuar atyre. M’u duk shoshëse, ngacmuese. Meqë në karrierën time kam parë nga të gjitha, pata dëshirën të njihem me diçka të re. Duhej të isha drejtori i rrjetit televiziv. Ndërsa Padovan ishte një lloj “krahu i djathtë” i Francesco Becchetti –t. Kishte në dorë koordinimin e të gjithë pjesës shqiptare të televizionit, që kishte nisur transmetimin një vit më parë: lajme, punësime, programe, gazetarë etj. Unë iu bashkova në ditët e para të shtatorit dhe që në fillim nisa të ndihmojë në formimin e skuadrës, në gjetjen e të ftuarve dhe në programimin e orareve të transmetimit të Agon Channel Italia.

Punoja në brendi të televizionit të autorëve dhe producentëve mjaft të zotë, të gjithë njerëz me eksperiencë shumëvjeçare që vinin nga Endemol, Rai, Mediaset. Edhe dy apo tre nga këta më rezulton se janë larguar. Motivi për të gjithë është thuajse i njëjti: programacioni.

Në Tiranë jetohet me të vërtetë mirë. Jeta kushton fare pak dhe shqiptarët kanë një adhurim për italianët. Tirana pastaj është një qytet fantastik ku hahet si mbret, edhe me 15 euro, jua garantoj. Njoha gjithashtu mjaft njerëz të jashtëzakonshëm: Sabrina Ferilli, Pippo Civati, Pupo, Corvaglia, Brigitte Nielsen.

Dhe djemtë që punonin me ne, veçanërisht gazetarët, ishin të gjithë të sjellshëm e të pregatitur, vlera e vërtetë e kësaj sipërmarrjeje.

Në planin njerëzor pata një trajtim pricëror dhe sipërmarrësi paguante mirë. Perspektivat, me pak fjalë, ishin të mrekullueshme.

Por në fund u zbulua problemi: mungesa e një drejtimi editorial dhe një programacion i vërtetë. Shumë quiz –e dhe një lumë replikash. Në fund, më shumë sesa televizioni i së ardhmes dukej se po krijohej televizioni i së shkuarës. Për këtë Caprarica kishte të drejtë”.

Dhe shton, (përsa i përket Caprarica –s): “Me gjithë respektin, nuk më pëlqeu mënyra se si u largua, jo sensi i deklaratave të tij që ngjajnë me të miat. Edhe unë u largova, ndonëse për arsye të tjera, madje disa ditë përpara tij, por pa zhurmë, ndonëse duke zbuluar disa probleme që mund të ekzistojnë në çdo televizion që nis nga zero. Është normale që në fillim mund të punosh edhe në kontenierë, sidomos kur je në pritje të një strukture të re. Me gjasë Caprarica besonte në ndërtimin e një televizioni në stilin e RAI –t, por e kuptoi shumë vonë që mungonin strukturat e nevojshme.

Ai është shumë i lidhur me Londrën, me atë stil jete dhe me RAI –n. Nuk diti t’u rezistojë vështirësive të fillimit, pavarësisht parave që merrte. Vendoste sipërmarrësi për gjithçka, donte t’i bënte të gjitha ai (Becchetti). Veç të tjerash kishte në lojë edhe disa kontrata, që duke ndjekur idetë e tij, i ka respektuar deri në fund.

Mendo që në fillim kishte si këshilltar Carlo Freccero. Pastaj edhe me atë, ashtu si me Alessio Vinci –n u thye diçka. Problemi është se në Agon Channel ecet pa projekte. Merreshin vendime pa llogjikë, ditë pas dite. Fjalia klasike ishte: Sot dot ë bëjmë këtë gjë, mirë? Dhe bëhej një “talk – show” për të mbuluar disa hapësira. Pastaj, ideja për të bërë 10 edicione lajmesh në ditë, në një televizion të ndërtuar mbi quiz –e dhe që nuk ka as arkiv e as pamje filmike, sipas meje është e gabuar dhe që bëhet e pamundur edhe për spektatorët. Një lodhje dhe sforcim masakrues.

Veç të tjerash, lajmet nuk regjistroheshin në studio të vërteta, por montoheshin me disa multi –ekrane, gjë që mua s’më ka pëlqyer kurrë. Caprarica kishte të drejtë edhe për këtë. Nuk mund të bësh përpara në nivel kombëtar duke përdorur Skype, Youtube, intervista telefonike apo miqësi personale. Nuk ka programacion të vërtetë, mungon një ide reale dhe innovative për televizionin. Ky është problem. Dhe pyetjeve të mia se si t’i mbulonin “vrimat” në programacion, u vinte një përgjigjje gjithnjë e njëjtë: “do të mendojmë më vonë për këtë”. Imagjino që edhe redaksia sportive ishte në pritje. Në të vërtetë kishim probleme për të siguruar pamje filmike të kampionatit italian, Serie A, ndaj të gjithë programet sportive ishin në pritje, siç janë edhe tani”.

Motivet: Dhe në fund konkludon: “Unë u largova 20 ditë pas nisjes zyrtare të transmetimit, në mes të dhjetorit. Motivet e mia ishin kryesisht familjare. Por me siguri, edhe nëse nuk do të kishin qenë këto motive, do ta kisha lënë në mes të janarit, sepse nuk shikoja ndonjë perspektivë të madhe. Sigurisht që uroj të gabohem. Duhet marrë në konsideratë edhe fkati se nisja e një televizioni kombëtar nuk është një gjë e thjeshtë, pavarësisht burimeve ekonomike që mund të vërë në dispozicion sipërmarrësi. Në fillim ka gjithnjë një taksë për të paguar”./lapsi

Lorenzo Petiziol me stafin e Agon Channel Italia

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *