Pesë fitoret radhazi të Skënderbeut të Andrea Agostinelit në po kaq javë të Kategorisë Superiore nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave të huaja. Portali sportiv italian “GianlucaDiMarzio.com” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm teknikut italian. 59-vjeçari rrëfen për gazetarin Marko Bonomo jetën në Korçën e ftohtë, Shqipërinë, futbollin shqiptar, skuadrën që drejton, ecurinë e deritanishme, shanset për titullin e shtatë radhazi, të ardhmen…
Për De Biazin, Agostineli shprehet se : “Xhani ka bërë hapa gjigantë këtu, i hapi Shqipërisë dyert e Europës. Kjo është diçka historike. Futbolli shqiptar po rritet vazhdimisht, dhe në të ardhmen do të përmirësohet akoma më shumë”.
Mendim pozitiv trajneri italian ka edhe për Latifin. “Ishte në Kombëtaren U21, tani De Biazi e ka marrë në ekipin e të rriturve. Ka plot cilësi dhe mund të ecë edhe jashtë vendit. Është ende i ri dhe ka shumë për t’u përmirësuar”.
