Agron Cane dënohet me 2 vjet burg

Bledar Lumani

Gjykata e Sarandës ka dënuar me dy vite burg Aron Canen.

Ky i fundit u shpall fajtor për ngacmim seksual dhe ndikim të paligjshëm.

Cane kërkoi favore seksuale nga një 14-vjeçare, në këmbim të një vendi pune ndaj mamasë së saj.

Prokuroria ndërkohë, kishte kërkuar që Cane të dënohej me 3 vite burg.

Skandali i ish-sekretarit të Koço Kokëdhimës u bë publik pak muaj më parë, ndërkohë që ai pretendon se i është ngritur kurth.

Madje, Cane pak javë më parë thoshte se edhe pse është marrë i pandehur, nuk është dëgjuar fare nga prokuroria.

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *