Intervistoi Kastriot Kotoni
Prof. Dr. Agron Fico është albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta. Profesori që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-1965) dhe në Michigan(1996-2000).
Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore.
Mban titull nderi nga “Çmimi i Republikës në Shqipëri” deri tek çmimi më i lartë universitar kinez për arritje akademike; si dhe përfshihet mes profesorëve universitarë amerikane më të shquar, “Who is Who” Among American’s Teachers 2000. Dr. Honoris Chausa i universitetit Eqerem Çabej Gjirokaster.
Profesor Fico, shkencat albanologjike në fushën e etnofolklorit në këto vite janë pasuruar edhe në saj të kontributit të shkencëtarit pasionant e vizionar, të palodhur e shumë të matur, siç është i nderuari Profesor Doktor Agron Fico. Në librin “Zbulimi i Eposit Shqiptar në Harvard “Albert B. Lord, i botuar në Amerikë është një ngjarje e re shkencore në botën akademike shqiptaro-amerikane. Çfarë përfaqëson për ju ky zbulim?
Fillimi i vitit të ri 1966 më gjeti në Tiranë. Isha kthyer nga Universiteti i Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Kinë, ku kisha hapur Katedrën e Gjuhës Shqipe dhe ku punova disa vjet si profesor i gjuhës shqipe.
Në qershor 1996 organizohej në Shqipëri simpoziumi i Shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore, por problemi ishte se do të ftoheshin shkencëtarë nga BS dhe USA. Pas diskutimesh të nxehta midis Ministrisë së Jashtme dhe Akademisë së Shkencave, ishte udhëheqja e lartë e partisë që i hapi dritën jeshile hyrjes së profesorit amerikan dhe atij sovjetik në Shqipëri. Në mëngjesin e datës 25 qershor erdhi delegati sovjetik dhe pasdite pritej të vinte nga Budapesti në Tiranë Prof. Albert B. Lord. Më caktuan të isha njëherazi shoqëruesi kryesor dhe përkthyesi i Lordit. Fatmirësisht më kishte rënë në dorë dhe kisha lexuar me kujdes dhe me shënime veprën themelore të Lordit The Singer of Tales, në të cilën ai vuri bazat e një teorie të re të strukturës dhe kompozimit të eposit epik popullor, si kyc për të kuptuar veprat klasike Iliada dhe Odiseja të Homerit. Në një letër të dytë profesor Lordi, i njohur si duket me situatën politike të Shqipërisë, si vend i izoluar dhe me një përgjim të egër ndaj vizitorëve të huaj, pyeste se a mund të sillte me vete edhe një magnetofon dhe aparat fotografik, që të rregjistronte ngjarjen shkencore dhe shfaqjet folklorike. Kjo kërkesë më vuri në mendime dhe dëshmonte se si shihej Shqipëria nga bota demokratike; po u duhet shënuar këtyre edhe ai llum i zi që derdhte masmedia e vendeve fqinje, kryesisht greke dhe jugosllave, që e paraqiste Shqipërinë si një vend pa të drejta dhe liri politike, por edhe të egër dhe me njerëz primitivë. Profesor Lordi gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, më tregoi për ekspeditën në Shqipërinë e veriut më 1937, si edhe për rregjistrimin e këngëve popullore shqiptare e vecanërisht të atyre heroike. Lordi shtoi se në Harvard kishte një fond të epikës heroike shqiptare dhe se mendonte që fondin shqiptar ta botonte në një vëllim të vecantë në të ardhme. Kumtesa e Profesor Lordit rreth epikës legjendare dhe rolit të rapsodit në pasurimin e varianteve bazë, u ndoq me interes dhe ngjalli diskutime të shumta.Pas dy ditëve të ngjeshura me kumtesa dhe diskutime, pjesëmarrësit shkuan në Shkodër që të merrnin pjesë në shfaqjen e grupeve folklorike, që u mbajt në teatrin “Migjeni”. Prof. Lordi u largua drejt Italisë për të qëndruar disa ditë në Akademinë Amerikane në Romë. Andej dërgoi një letër falenderimi për pritjen dhe mbarëvajtjen e simpoziumit të zhvilluar në Tiranë. Letrën ma dhanë mua ta përktheja. Në përmbajtje, sic përmenda më lart, kishte mirënjohje dhe falenderim për rektorin Kahreman Ylli. Në letër profesori shtonte edhe këto fjalë:
“Falenderim i takon edhe studiuesit të ri Agron Fico, jo vetëm si përkthyes.”
Letra e dërguar nga Lordi doli se ishte hapur paraprakisht nga Sigurimi i Shtetit, gjë që m’u bë e qartë kur më thirri në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës Kadri I., i cili me klithma më kërkoi t’i shpjegoja kuptimin “jo vetëm si përkthyes” që përmbante letra. Këtu fillon edhe saga e pareshtur e vuajtjeve të mia që më ndoqi plot 17 vjet.
Nga kërkimet në Universitetin e Harvardit në kapakun e fletores së parë, shkruar anglisht lexohej: “Koleksioni i baladave heroike dhe këngëve popullore të Shqipërisë, mbledhur nga Albert B. Lord, 1937””. Ato janë gjithsej 12 fletore me 1350 faqe. Fletorja e fundit, me numrin 12, përmban treguesin e 100 këngëve, që përfshihen në tetë fletoret e para. Pra, fletorja e treguesit të lëndës(ajo me numrin 12)nuk është e plotë, në të nuk përfshihen këngët e fletoreve, 9, 10, 11, të cilat sipas Lordit, janë dërguar më vonë nga Shqipëria; nga bashkëpunëtorët e tij Qamil Hoxha nga Bicaj (Kukës) dhe Murat Paci nga Tropoja. E gjithë lënda e mbledhur nga Lordi në Shqipërinë e veriut në vitet 1936-1937 përmban 114 tekste, të mbledhura nga 36 rapsosdë të ndryshëm. Kjo dëshmon për një hulumtim të përpiktë dhe përzgjedhës, për kërkime cilësore. Profesor Lordi, edhe pse atëherë i ri në moshë, ka ndjekur një metodikë rigoroze pune në terren dhe ka kryer kërkime një një hapësirë gjeografike tepër të gjerë, që përfshin krejt Shqipërinë e veriut.
Regjistri i parë daton më 4 shtator 1937 dhe i fundit më 13 tetor 1937, pra një kërkim tepër i ngjeshur dhe intensiv. Ja edhe vendet e eksploruara: Shkodër, Kastrat, Bogë, Theth, Abat, Mërtur, Kolgecaj, Tropojë, Bytyc, Bicaj, Prizren, Dukagjin, Pukë. Çdo këngë e mbledhur është e pasaportizuar: vendi i mbledhjes, data e regjistrimit, përkatësia fetare e rapsodit, shkollimi dhe të dhëna të tjera. Këngët e mbledhura sipas gjinisë dhe llojit i përkasin epikës heroike, pra vendin kryesor e zënë bëmat e Mujit dhe Halilit, por në regjistrimet në disqe alumini të rapsodëve dygjuhësh ka edhe mjafte këngë lirike dhe historike shqiptare. Secila pllakë zgjaste 4+4minuta nga të dy anët. Këto incizime janë përdorur edhe nga muzikologu i njohur hungarez Bela Bartok, kur punonte për transkriptimin muzikor të tyre në Universitetin Columbia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët e njohur amerikanëMilman Parry dhe Albert B. Lord të Universitetit të Harvardit krijuan teorinë gojore, për zbërthimin e enigmës disa shekullore homerike, zbulimin e ligjit të ngjizjes dhe krijimit të poemave homerike, njohur dhe si Teoria gojore Parry-Lord. Lordit vetë i pëlqente ta quante studim të Letërsisë Gojore tradicionale. Me kërkimet në terren në Ballkan, në vitet 30 të shekullit të kaluar, mblodhën një lëndë folklorike të pasur dhe të larmishme të këtyre trevave, që u bënë laboratori i kërkimeve të tyre; pra hodhën themelet e teorisë moderne të folkloristikës.
Për interesin e lexuesit si e nxitët ju shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadaren në krijimin e romanit “Dosja H”?
“Dosja H” ka qenë pjesë e këtij studimi, por në studimin tim tek libri “Zbulimi i eposit shqiptar në Harëard” të autorit Albert B. Lord e kam pjesë të korrespondencës time me autoritetet shkencore amerikane si dhe me zonjën e të ndjerit profesor Lord, për ta bërë të njohur veprën e profesorit amerikan nëpërmjet romanit të një shkrimtari të shquar shqiptar me përmasa botërore si Kadare, i cili ishte bazuar në veprën e tij letrare nga zbulimi i profesor Lordit dhe mikut të tij Milman Parry. Po ju tregoj librin origjinal me dedikimin e profesor Lordit në të cilin janë edhe paragrafët për eposin e kreshnikëve si një pasuri shpirtërore e popullit shqiptar. Kur shkrimtari Kadare kishte shkruar një shkrim shumë të mirë për ciklin e kreshnikëvë në revistën “Nëntori” andej nga vitet ’80, Enver Hoxha e kishte pëlqyer dhe kish urdhëruar të përkthehej ky shkrim në shumë gjuhë, por edhe në gjuhën serbe. Një ditë teksa e takova Ismailin në sheshin “Skënderbej” dhe e përgëzova për shkrimin në fjalë ai mu përgjigj: – “Mirë ti po më lavdëron, por ata të Institutit po më gjuajnë me shkëmbinj dhe nuk ndalen.” Unë i thashë, se nëse do ta zgjerosh temën e eposit të kreshnikëve do të sugjeroj veprën e prof. Lordit dhe u takuam rishtazi dhe i dhashë librin me paragrafët për eposin e kreshnikëve ku gjendet përkatësia e eposit të kreshnikëve. Ai teksa më dëgjonte u përfshi sa emcionalisht dhe në padurim për ta patur librin sa më parë në dorë, qoftë edhe për dy javë dhe ndaj jam i lumtur kur ai si shkrimtar i madh e ktheu në vepër artistike të jashtëzakonshme këtë të vërtetë shkencore të profesor Lordit. Nga Instituti disa njerëz të ndikuar nga metoda sovjetike e shikonin eposin si vepër e fshatarësisë kundër feudalëve, kur në fakt ishte lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Këndoheshin 10 mijë vargje si në kohën e Homerit nga lahutarët shqiptarë e të tjerë bilinguistë. Po bëhen përpjekje të shterpëta për ta rifutur në agjendën e UNESCO eposin e kreshnikëve dhe lahutën e lahutarit shqiptar. Ekipet tona nuk më duken shumë të afta e kompetente shkencërisht dhe nuk besoj se do t’ia dalin.
Profesor Agroni ju keni ndjekur si askush tjetër mediat amerikane në lidhje me opinionin e tyre për shkrimtarin Ismail Kadare, ju lutem një qëndrim a mendim tuajin për këto opinione.
Të jam shumë mirënjohës për këtë pyetje. Ismail Kadare shkrimtari ynë i shquar është shumë i vlerësuar dhe kjo dokumentohet në mediat më serioze si Ëashington Post, Neë York Times, por edhe në botimet e librave të tij që janë rreth 35 të tillë të gjitha me komente e vlerësime maksimale. Kam asistuar vetë si përkthyes dhe shoqërues i Kadaresë në Universitetin e Pickertonit në Neë Jersey ku studentët qëndruan në këmbë dhe në bashkëbisedimin me shkrimtarin shqiptar Kadare, u mahnitën me erudicionin kulturor të shkrimtarit dhe u njohën me historinë, letërsinë e kulturën shqiptare. Në një takim tjetër ku kam qenë përsëri krah Kadaresë si shoqërues e përkthyes në aktivitetet e OKB-së në prani të 28 ambasadorëve nga vende të ndryshme të botës, botuesve e gazetarëve të mediave nga më seriozet në SHBA me temë “Letërsia dhe diktatura”, shkrimtari e trajtoi këtë temë universale qysh nga Dante Aligeri me “Ferrin, Parajsën e Purgatorin” dhe sistemet autokratike, diktatoriale dhe sundimtarët e ndryshëm në raport me liritë e individit. Po ashtu në gazetën prestigjioze Neë York Time, kur doli libri “Muzgu i perëndive të stepës” në Amerikë u vlerësua edhe nga pikpamja se një libër i tillë paralajmëronte erën e “Putinizmit”në Rusi dhe poltikën botërore, ndërkohë kur ky libër ka dalë në Shqipëri andej nga vitet 1976 kaloi pa bujë e vëmendje nga mediat. Ndërsa për librin me titull “Dosja H” në një takim në vitin 1998 me praninë e disa ambasadorëve u shfaqën dy qëndrime. Një prej tyre sipas të cilit në roman shfaqej fryma nacionaliste e Enver Hoxhës dhe tjetri mbi të vërtetën e eposit të kreshnikëve dhe lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Shkrimtari Isamil Kadare e meriton çmimin Nobel, por ne si shqiptarë nuk kemi ditur të lobojmë në Amerikë dhe këtë e kam shprehur në shkrimin tim “Kadareja në Amerikë”.
Keni qenë i pari profesor shqiptar i cili hapi Katedrën e gjuhës shqipe në Kinë e cila vazhdon sot e kësaj dite, sa e rëndësishme ka qenë për Shqipërinë kjo katedër dhe si e përballuat ju këtë detyrë apo mission kur ishit pothuajse shumë i ri në fushën e shkencës?
Ndjehem i përunjur po t’ju përmend se në vitet’60 të shekullit të kaluar kam pasur fatin të hap katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të huaja të Pekinit, në Republikën e Kinës, dhe marrëdhëniet e mia me studentët lejoheshin vetëm nëpërmjet disave të ashtuquajtur ndihmës edhe pse quheshim si ”vende mike”. Udhëtimi 21 ditor drejt Kinës ishte një kujtim i pashlyeshëm në jetën time si dhe kujtime të tjera si psh,ditën e parë të mbrritjes time në hotelin më të mirë në qendër të Pekinit u përshëndetëm nga mijra qytetar kinez sepse dikush kishte idenë se kishte ardhur delegacioni shqiptar me Enver Hoxhën. Po ashtu i pashlyeshëm ishte dhe botimi i një vjershe time kushtuar miqësisë shqiptaro-kineze në gazetën më të madhe të Kinës siç ishte “Zhemi Zhibao”. Pas këtij botimi isha i pranishëm në të gjitha pritjet protokollare të nivelit të lartë nga ku më është dhënë rasti disa herë të takojë udhëheqësit kryesor të shtetit kinez, duke filluar me filozofin Mao Ce Dun e kryeministrin Çu En Laj e shumë njerëz të shquar të politikës, shkencës e artit po edhe të sportit aq e vërtetë është kjo sa më mirë njihja Kinën se sa Gjirokastrën time. Studentët e një kursi ishin 15 vetë ku krahas mësimit të gjuhës shqipe u mësohej edhe kultura dhe letërsija shqipe. Gruan e kisha edhe kolege, sepse ajo u jepte praktikën e të shkruarit të tekstit shqip, ndërsa unë teorinë. Përpunuam metoda të mësimdhënies së gjuhës shqipe me qëllim që të kishim rezultate sa më të shpejta për mësimin e gjuhës shqipe. Në një detyrë kursi studentëve kinezë u kërkova që të mblidhnin materiale për folklorin kinez dhe me të gjitha këto punime botuam një libër shumë cilësor me titull “Visare popullore kineze “. Unë sot e kësaj dite ruaj kontakte me disa nga ish studentët e mi të cilët i kam takuar edhe në Tiranë dhe ka qenë një takim shumë i përmallshëm. Rëndësia e hapjes së kësaj katedre ishte e madhe sepse ishte e vetmja katedër e “Gjuhës shqipe” në të gjithë Azinë. Mbas hapjes së Shqipërisë jam respektuar nga ambasador të ndryshëm të Kinës në Tiranë dhe u jam mirënjohës për akordimin çmimit më të lartë të universiteteve të Kinës për arritje akademike këto ditë festuam 70-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro -Kineze.
(Vijon)

… diku mes leshit dhe preshit?