Agron Llakaj i shkruan Nishanit: Korrigjo “harresën” me këtë personalitet të skenës

DITA Online

 

Artisti i njohur dhe drejtuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në Vizion Plus, Agron Llakaj i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani një mesazh publik për dekorimin e disa personaliteteve të artit.

Llakaj vlerëson interesin e Presidentit për artin me dekorimin e mjaft artistëve, por i kujton se mes shumë emrave të dekoruar është harruar një personalitet i njohur i humorit shqiptar.

“Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju…, me lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera”,- shkruan Agron Llakaj në komentin e tij Facebook.

Llakaj shprehet se një artist si Behar Mera e ka marrë prej kohësh vlerësimin dhe çdo dekoratë të publikut, por do të ishte në nderin e institucioneve shqiptare të mos anashkalohen vlerat e vërteta të arit shqiptar.

Postimi i plotë i Agron Llakaj në Facebook:

“I nderuar Zoti President i Republikës!

Shkëlqesi Bujar Nishani! Lexova me kënaqësi vlerësimin Tuaj në largim, për shume emra të mëdhenj të skenës, ekranit por jo vetëm. Tituj që shprehin vlerësimin për punën e çdo kujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art. Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton.

Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju…, më lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës.

Ai është humoristi Behar Mera…, me dhjetëra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndomë në youtube me shumë e shumë klikime. Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz…, nuk ka njeri të mos ketë marr buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës. Prej 5 vite në Al Pazar show, ka prodhuar dhe punuar sa për 100 vite së bashku të një trupe profesioniste estrade.

Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Merës….ju sjell thjesht në vëmendje, vlerësimi për Beharin është vlerësim edhe për Ju! Natyrisht, Ai është Mjeshtër i Madh, se e ka fituar me lojën dhe interpretimet e tij, ka dashurinë e publikut që është rritur dhe e ka rritur gjatë gjithë karrierës së tij

Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë, por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korrigjimit të kësaj ‘harrese’.

Me respekt dhe konsideratë të larte! Agron Llakaj”.

Share This Article
6 Comments
  • Hahahajaaaaaaaa.
    E paska me spond per vete.
    Hahahahaaaaaaaa.
    Megjithate te dy e meritoni. Ti dhe me shume. Po kapterri besnik nuk mund te dekoronte ty, sepse ci ke bere ti sali berishes as perendia sja ka bere. Aq shume e ke kthyer ne nje figure qesharake sa un dhe kur e shoh origjinal me ben per te qeshur.
    Behar meren nuk e kam pas urryer ne ca role. Por kur e more ti ne al pazar eshte kthyer vertet ne nje aktor i dashur profesionist dhe i mrekullushem. Te dy e meritoni dekoraten.
    Por mos prit nga nje njeri pa kulture, pa integritet dhe personalitet.

  • Z-Llakaj dekorimi nuk varet vetem ne nje vlere por eshte kompleks angazhimi -edhe vellezrit Klicko nuk eshte se jane boksjer njesha por ata angazhohen ne shume drejtime me mediat bamiresi politike- jane te njeanshem etj edhe nderohen …munde te jete as ne humor nqs nuk azharnohet ne shoqerine civile per te mire sorry harroje dekorimin ..klm

  • Te gjithe e kujtojme por bejme sikur harrojme !!! Dekorimet nga Presidenti nuk behen se do ai…..me ligj jane institucionet e kultures ne kete rast,shoqatat kulturore, organizatat e ndryshme qe lidhen me artin te cilet bejne propozime.! Stafi i Presidentit pregadite infrastukturen e ceremonise dhe realizohen dekorimet. Keshtu eshte per te gjitha dekorimet qe comentuesit kane deshire te ia mveshin vetem Presidentit…….Agron Llakaj e di kete !!!??? tung

  • E bukur kjo nga kercikuqi i Tepelenes!Sa per kujtese o Gonçe kur e lexoi Jari kete kerkese iu drejtua te pranishmeve duke i pyetur !Po Agroni e ka marre kete dekorate apo mendo se po ti’jape Behar Meres , do perfitoje edhe ky!Ha ha ha ha po kapter kam qene edhe une mor Gonçe ,citoi ai dhe nje here su kujtuat qe te me jepnit ndonje rol ne skeçet e tuaja.

  • Qekur e more ti ne Al Pazar,Behar Mera eshte kthyer ne nje SORRE,qe krakellet me zerin e gervishur,,gerrrr-verrr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *