Agron Shehaj del kundër PD-së, voton pro aeroportit të Vlorës

Leda Hysa

Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot për miratimin e projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Grupi i PD votoi kundër, por deputeti Shehaj duket se nuk ka qenë dakord me këtë vendim të partisë së tij dhe ka votuar pro këtij projektligji që do shkojë të enjten për tu votuar në Parlament.

Agron Shehaj e ka konsideruar të domosdoshëm ndërtimin e këtij aeroporti, duke thënë se kjo do të ndihmojë ekonominë e qytetit të cilin përfaqëson në Parlament.

Deputetët e LSI-së nuk kanë marrë pjesë në këtë votim.

Në debatin për aeroportin Vlorës kanë marrë pjesë edhe dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Shikoni edhe nje here se kush eshte kunder zhvillimit, ekonomise : shpellaret dhe banditet, hajdude e kriminele !

  • Shume mire! Pervecse Vlores dhe gjithe Shqiperise aeroporti do ti i sherbeje dhe vete biznesit te Agron Shehajt. Do ta bente kushdo. Eshte ekonomia qe drejton apo duhet te drejtoje politiken dhe jo e kunderta.

  • Ky ka synim te shlyeje parate qe i ka paguar kunatit per vendin e pare ne listen e Vlores ndaj dhe do pjesen e tij te tepsise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *