Ministri i Financave ka reaguar sërish ndaj deklaratës së PD-së për rishikimin e buxhetit.
Më poshtë reagimi I plotë I Ahmetajt
Administrator, jo gjithmonë qesharak! I bën mirë dhe opozitës që ndonjëherë të pranojë realitetin. Mëso të lexosh më poshtë:
Rritja ekonomike e tremujorëve të parë:
2012: -0.65%,
2013: 1.5%,
2014: 1.19%,
2015: 2.54%,
2016: 2.96%
Rritja ekonomike vjetore:
2013: 1.1%,
2014: 1.8%,
2015: 2.62%,
2016: 3.4%
Konsumi sipas tremujorëve:
T1 2015: -1.22%,
T2 2015: -3.16%,
T3 2015: 1.9%,
T4 2015: 2.12%,
T1 2016: 1.42%,
Eksportet për 6-mujorin (pa mineralet, lëndë djegëse dhe energjinë):
2013: 57 mld lekë,
2014: 68.7 mld lekë,
2015: 73.9 mld lekë,
2016: 79.7 mld lekë
Tregtia me pakicë: Rritje prej 4.7% e indeksit në tremujorin e parë 2016 ndaj T1 2015 në volum, dhe rritje prej 2.2% në vlerë
Fantazia në këto raste nuk të ndihmon. Leximi po!
Ty të ndjek gjithmonë pas hija e Gërdecit dhe Rruga e Procedurës, nga të cilat nuk do të çlirohesh dot!
