Ahmetaj: Administratorin e SHQUP nuk ka kush ta këshillojë

Elton Tafaruci

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të kreut të partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ja reagimi i plotë:

Akti Normativ është një rishikim rutinë i buxhetit që ka si synim kryesor përpejtimin e ekzekutimit të shpenzimeve publike, por jo ndryshim politikash.

Si instrument ligjor, i përdorur ndër vite, i nënshtrohet të njëjtës procedurë konsultimi parlamentare, nga komisionet e deri tek votimi në seancë. Asgjë e fshtehtë, gjithçka publike e transparente. Buxheti nuk rishikohet për ndryshim në të ardhura, por për optimizim të shpenzimeve.

Të gjithë objektivat janë sipas parashikimeve të fillimvitit, treguesit ekonomikë janë pozitivë: Indeksimi i pensioneve është rrjedhojë e një reforme të miratuar me konsensus të gjerë, në bashkëpunim me Bankën Botërore, që synon qëndrueshmërinë e skemës, larg modelit të kolapsit ku ishte.

Deri para pak javësh, administratori i SHQUP fliste për deflacion, ndërkohë që tani thotë që çdo çmim është shtrenjtuar. Inflacioni nuk ndryshon sipas nevojave politike të të harruarit në SHQUP. Eksportet po ashtu janë statistikë zyrtare, jo tekë ShQUPi. Pa impaktin e ndryshimit të cmimit të naftës dhe kromit, eksportet janë rritur me 7.9%.

Pyet dikë që njeh numrat! Eksportet që lidhen me rritjen ekonomike shqiptare janë rritur. Rritja ekonokomike është 2.96%, nuk e kuptoj përse të dhemb rritja. Papunësia është ulur, nga 17.3% në 16.6%, pavarësisht se si e do administrator i SHQUP.

Nga ndihma ekonomike janë hequr militantët dhe nuk është në rënie për shtresat në nevojë, vetëm për abuzuesit sipas modelit të shkuar. Ndryshe nga koha juaj, ndihma paguhet në kohë tek shtresat në nevojë. Investimet publike nuk janë ulur, përkundrazi janë rritur.

Fondet e Ministrive të Transporteve dhe Bujqësisë janë rritur me 7.54% (Transportet) dhe 14.6% (Bujqësia) respektivisht, duke prioritizuar projekte si Unaza e Tiranës, aksi Tiranë-Elbasan dhe infrastruktura e ujitjes e kullimit.

Dhe sa për borxhin publik, ai është ulur më 1.3 miliardë lekë, jo rritur. Të ardhurat nga privatizimet po shkojnë përgjysëm në rritje investimesh dhe ulje borxhi, diçka e padëgjuar në kohën tuaj. Pra administrator, mëso të lexosh shifrat!

13875095_1192993194086786_792548189_n

 

Ndërsa Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp ku thekson se, “Tani qe plasen ne shesh te vertetat e buxhetit te ndryshuar ne fshehtesi, hajdutce, Edi Rama ka nxjerre te justifikoje zullumin nje “ekonomist” me diplome si mesues anglishteje, qe eshte majmur me leket e popullit. Ky i fundit ndoshta fut tek shifrat e punesimit edhe 100 mije shqiptaret qe kane kerkuar azil ne BE apo 200 mije qe kane aplikuar per Green Card ne SHBA.

Zbrite nga carteri sekserin tend te shohe mijera familje qe i ke hequr nga ndihma ekonomike e sot vuajne per buken e gojes nderkohe qe parate kane shkuar ne tendera lluksi te miqte e bashkepunetoret e tu.

Ja shifrat e buxhetit te rishikuar ne fshehtesi:

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

• Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.
• Nuk rrit pensionet, indeksimi eshte poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.
• Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.
• Ul me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
• Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.
• Ul me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).
• Ul me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)
• Ul me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).
• Ul me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).
• Ul me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
• Ul me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).
• Ul me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).
• Rrit me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.
• Rrit borxhin publik per vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%).

Share This Article
1 Comment
  • Aman kur flet ti dhe ben ironi mos nglete njeri pa bere. Jeni bere me keq se koha e qofte largut kur nga suksesi ne sukses e cuat vendin drejt shkaterrimit.
    Me keto sukseset imagjinare mund te mbushesh shkresa pa fund por ekonomia reale eshte tjeter gje, qe nje mesues anglishteje nuk mund ta kuptoje se nuk eshte fusha e vet. Tani qe te thuash qe administratorin e SHQUP-it nuk ka kush ta keshilloje kur keni nje qeveri te tere te dhene me koncesion e nje kryeminister qe nuk ka asnje keshilltar ekonomie, me duket nje boomerang si batute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *