Marrëveshja me FMN nuk ka qenë e fshehtë. Kështu është shprehur Ministri i Zhvillimit Ekonomisë, teksa ka sqaruar se kanë qenë 3 konferenca shtypi së bashku me FMN dhe me guvernatorin që kanë bërë transparente marrëveshjen. “Si mund të jetë e fshehtë kur paketa fiskale që ishte pjesë e marrëveshjes u diskutua e u votua në parlament”,- ka shpjeguar Ahmetaj.
Sipas tij është Sali Berisha ka qenë ai që ka refuzuar të ketë një marrëveshje me FMN. “E dini pse refuzoi, për të bërë atë që bëri? U habitën qytetarët shqiptarë nga shifrat që u treguam. 726 milionë dollarë të padeklaruar borxhe të fshehura, që nuk i ishin paguar biznesit, punëve publike, ilaçe shërbime”- shpjegon ministri.
Duke iu rikthyer marrëveshjes me FMN, ai tha se qeveria shqiptare duhet të plotësojë kushte për të përfituar kredinë prej 330.5 milionë euro . “Kushti ishte që borxhet e akumuluara dhe të pa dokumentuara me vite do të merreshin përsipër nga qeveria shqiptare dhe në fakt do të vendoseshin në buxhetin shtetit për tu paguar në dy vite, detyrimet e prapambetur”, u shpreh Ahmetaj në një intervistë televizive në News 24.
Ai thotë se deri në datën 30 qershor do të jenë paguar rreth 300 milionë dollarë borxhe. “Përmës kësaj kredie qeveria synon që të frenojë rënien ekonomike, të frenojmë rrëshqitjen në greminën financiare dhe fiskale”, tha ministri. I.K

ritja ekonomike nuk behet me borxhe o shoku ahmetaj. duke qene i shkolluar duhet ta dini qe kredite jane si litari ne fyt per individin per familjen po ashtu edhe per shtetin.kuptuat shoku
Ritja ekonmike behet edhe me borxhe , por borxhet duhen hedhur ne pune tek biznesi i vogel , jo tek biznesi i madh
Sepse biznesi i vogel perfshin shumicen e popullsise dhe ben te ritet menjehere konsumi,
ndersa biznesi imadh tek ne nuk eshte Manufactural qe prodhon ne vend –
-Ai me shume eshte biznes ne sektorin e sherbimeve …..dhe keto para te shumta ata nuk do i hedhin ne prodhim qe te gjenerojne te ardhura per te gjithe popullsine , por shumicen e tyre do i fusin ne banka te huaja ..dhe ato para nuk qarkullojne me , por ngelen ne banke…
Ndersa kur borxhin e hedh tek biznesi i vogel dhe i mesem, ato para do futen menjehere ne qarkullim , edhe sikur bizneset e vogla te deshtojne tek tuk, ato para do jene ne qarkullim
dhe vetem fakti qe ato do jene ne qarkullim do beje te ritet konsumi dhe te ritet edhe vlera e atyre parave te mara borxh………..S e dihet qe vlera e parase ritet kur eshte ne qarkullim
dhe ne biznesin e vogel ka qarkullim te shpejte te lekut …..
Por ky Ahmetaj qe na qenka me shkolle, mirpo flet sikur eshte pa shkolle fare …
Sala beri shume mire qe e largoi FMN, biles nga gjithe Europa Lindore ne ishim te fundit qe e larguam FMN-ne,
Biles edhe Fimrat piramidale i nxiti FMN , ajo ishte fajtore …..dhe as qe diskutohet se FMN-ja eshte fatkeqsi ne ato vende qe shkon sepse ngaqe do qe ti mari parate e saja sa me shpejt ,
FMN te detyron te risesh taksat, dhe cmimet …gje qe con ne shkaterim e ekonomise se bllokohet konsumi———-Mirpo kjo shoqeri moderne qe jetojme quhet Shoqeri konsumi
dhe cdo reforme ekonomike duhet te kete si synim ritjen e konsumit, jo ritjen e cmimeve , sic e ka FMN.
mirpo qe ritet konsumi duhet qe parate te shkojne ne duart e njerezve
Ja psh ketu ne USA , qeveria po ju jep para falas pothuaj ketyre qe kane blere shtepi
ne menyre qe te kene mudnesi te paguajne shtepite ,sepse keshtu ritet aftesia blerese dhe mbahet gjalle prodhimi
Dmth keta po bejne dicka si teoria e Keinesianizmit ….
Te jesh i majte dhe te perkrahesh reformat e FMN-se , do te thote te mos marresh vesh fare nga ekonomia …
Pastaj ky pagim i borxhit qe qeveria do i beje menjehere per bzineset e medha , eshte nje shkaterim per ekonomine tone
Borxhet shlyen gradualisht , jo menjehere , se tregon qe je pyke ne diell nga ekonomia
Se keta thane qe do marin reth 500 milione dollare deri ne Maj –Kjo eshte skandaloze
gjithe keto para do meren borxhe dhe keshtu do ndryshoje natyra e borxhit nga Borxh i brencem do behet behet Borxh i Jashtem
Por Borxhi i jashtem eshte shkaterues per ekonomine , aq me teper qe keto para nuk do vihen ne qarkullim
sepse ato Binzese qe do i marin keto para , nuk kane ku ti hedhin ne pune , por do i fusin ne banka ……
Shume keq, shume keq qe marin kaq shume para borxh pa asnje common sense ekonomik…..vetem e vetem per te mbushur xhepat e biznesmeneve te medhenj ……….
Me ne fund u be nje marrveshje per rilindjen e ekonomise shqiptare.
MERR BORXHE QE TE ULESH DHE “ZEROSH” TAKSAT SA QEF DHE KENAQESI!
Me keto deklarata debile ose ministri Ahmetaj eshte BUDALLA patollogjik, qe i mendon shqyptaret me debile se vetja e vet, ose eshte RUFJAN politik i rafinuar qe ndjek me perpikmeri programin propagandistik te kauzes demagogjike te Partise Socialiste, te reklamuar nga Edi Rama gjate fushates elektorale per RILINDJEN e ekonomise shqyptare me ane te takses se tij Famoze Progresive dhe ASNJE fjale per RILINDJEN e prodhimit tone kombetar.
Por sido qe te jete te ben pershtypje mungesa totale e llogjikes ne deklaratat e ministrit lobist fasonist Ahmetaj qe me guxim dhe kenaqesi te papare deklaron cudira ekonomike, te cilat mund te formulohen me dy fjale si:
MERR BORXHE QE TE ULESH DHE “ZEROSH” TAKSAT. OHOHO SA QEF DHE KENAQESI PER MILETIN DHE QEVERINE!
PSE ASNJE FJALE PER PRODHIMIN SHQYPTAR?
si baza kryesore per rritjen e GDP-se per fryme qe ka ne VEND NUMERO qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes.
Ndryshe do te mendonim nga ky raport se FMN po kerkon me si te rimbursoje mbrapsh sa me shpejt borxhin qe do te leshoje per Shqypnine e telendisur me formula krejt burkoratike dhe per kete arsye e shikon Shqypnine sic e sheh KUFOMEN ne morg nje mjek ligjor, nderkohe qe vendi yne eshte akoma GJALLE dhe jetik dhe i duhet me teper nje mjek per ta mjekuar dhe sheruar dhe per kete arsye ky sherim nuk vjen nga raportet me llafollogji boshe te burokrateve te FMN-se, por nga prodhimi yne kombetar kryesisht nga sektori privat dhe sa me pak nga ai shteteror kusar dhe lakmitar, prodhim qe te mbaje vulen Made in Albania me TVSH te larte per buxhetin e shtetit, por per kete duhet BYTHE dhe PUNE dhe jo llafollogji boshe me raporte burokratike per te imituar veprimtari, PRODHIM ky qe kishte filluar te hedhe hapat e sigurta:
PERPARA SE ENVER HOXHA TE MBILLTE MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.
semundje qe vuajne deri me sot shqyptaret dhe qe e ka transformuar Vatanin si nje KUFOME morgu te ciles FMN-ja po i ben ekspertizen si nje mjek ligjor.
Sepse po te gjykonim nga deklaratat e ministrit Ahmetaj do te krijonim pershtypjen qe qeveria e Edi Rames pervec Takses Famoze Progresive ka zbuluar edhe nje ILAC tjeter nga alkimia e magjise socialiste qe con ne Rritje Ekonomike duke marre BORXHE nga njera ane dhe duke ulur ose ZERUAR tatimet dhe taksat nga ana tjeter shoqeruar keto magjira me rritje pagash dhe plot bamiresi te tjera per fasonistet.
ME TE VERTET SHQYPNIA ESHTE VENDI I CUDIRAVE!
po shyqyr qe po behet nje marreveshje ne te cilen do te dalin qytetaret te fituar dhe jo qeveria.me ne fund po i japin avash-avash fund avazit ku vetem qeveritaret perfitonin
Ahmet ,”Mini.Impulsi” & Cani Thesari (ish guverrnatori thesarit te Likes) 😉 Fullani hej hej hejj,
dhe ky musteqa i FMN -se qe duket si tregtar ashashi e vai…
Nuk komentoj apo lexoj komentet e te tjereve zaknonisht por shpesh me kane pelqyer komentet qe ka bere ‘tanino’- si te ky artikull dhe tek ai per Sirine. Nuk do kisha perdor fjalen ‘shoku’ por ama i kupton punet ashtu sic jane ne te vertete e jo ashtu sic paraqiten nga te tjeret.
@ tanino @ nelson? Edhe uné megjithëse nuk mar shumë vesh nga ekonomia,ashtu si ju e kuptoj!? Shteti dhe ekonomia nuk bëhen as me borxhe,as me taksidarë por me prodhim? Me prodhim te madh bujqesor,blegtoral,industrial,energjitik e ku di unë. Me borxhe nuk ka prosperitet por litar ne fyt. Dhe këtë litar madje duhet ta kthesh pasi të kanë varur! Më duket sikur qeveria e re po merret me gjerat e lehta jo me prodhimin e financimin e tij. Kemi 23 vite e nuk degjuam që x,y fermerë u bashkuan dhe me financimin e shtetit kanë krijuar kushtet për nje prodhim fjala vjen blegtoral që mbulon nevojat vjetore te kaq apo aq qyteteve,zonave,qarqeve dhe për eksport. Peshkimi po vdes. Bujqësia eshtë ngastra- ngastra,ferma lopesh derrash delesh dhish etj.nuk duken gjekundi… Ja kjo eshte punë…! Ne zgjedhim me të lehtën “futjen e shahut në shkolla”? Nuk them që kjo nuk duhet,por duhen gjera te tjera me parë? Duhen nga ato që duan bythë!? Bythë ore bythë! Bythë burri shteti ! Duhen fabrika prodhuese që të mos marim recel e komposto nga te tjerët. Té mbysin me prodhim panxharsheqeri fshataret e fushemaliqit po t’ju bëhet një fabrikë sheqeri sepse kanë shumë leverdi thone!? Mirpo ne e duam sheqerin nga mijra km larg, nga kuba që ta hajë e ta përlajë qiraja rrugës!Duhen uzina plehrash kimike qe fshatari te mos e bleje plehun kimik me cmim më të lartë se gruri qe do te pleherojë…etj.etj. Tani për tani të na rrojë shteti i borxheve dhe i taksidarëve sepse nuk ka ardhur ende koha e “shtetit të prodhimtarëve”!?? Nderime!
Ne kapitalizem nuk ka prodhim,pa gjetur tregun?Ndryshe shkon drejt falimentimit!!
Per fabriken e sheqerit jam mese shum dakord,por nuk e lejonte Bodja me banditet e Durrsit,per te mbajtur fabriken SUD zucker me kapitalin e djersen e shqiptarve!
Per mendimin tim ai Agai i Rakickes duhet pushkatuar e jo te jet deputet ne parlamentin shqiptar!!!!
Sa per borxhet,me mir qe banka qendrore te kish printuar nje sasi te madhe letrash e tua shperndante borxhin firmave se sa FMN kur kemi te bejme se sa esht % qe duhet te paguajn taksapaguesit shqiptare,per kete institucion!?
Dallimi i borxheve te Sales me kete tuajin eshte i madh.
Borxhi i Sales ishte si borxh brenda fisit ku te gjithe rrejne njeri tjetrin por ne fund duke qene
te nje fisi hane te gjithe nga pak prej atij qe ka e i fusin ndonje grusht mashtruesit me te madh.
Ky borxhi juaj eshte si ai kur te vjen permbarimi dhe te nxjerr ne rruge nga shpija me qe ske byth te lash borxhet. Nxjerr nipin bixhozxhi ashtu dhe gjyshin e ndershem dhe me pension te fituar me djerse.
Te jete arritje kur me deshire shkon dhe zhytesh ne ato gropat mocalore ku sa me shume perpiqesh te dalesh aq me thelle shkon ne lluce vetem nga goja juaj mund ta nxjerre.
Tomorri, shpjegimi yt eshte perfekt ! Keto marrin borxh per te lare detyrimet e Saliut e nuk ndihmojne te gjithe ata qe u perjashtuan nga tenderat per tete vjet !
Ma shpjegon dot njeri ket pune ?
as njerit prej nesh nuk i pelqen borxhi,po si nuk doli njeri te na thote se si rimekembet ekonokia e KAPUR PENG nga BORXHI?dikush ka thene :Eshte me e lehte te besh opoziten,per mua qe nuk mirrem me politike eshe e veshtire ti kuptoj shume nga keto komentet.
“Kushti ishte që borxhet e akumuluara dhe të pa dokumentuara me vite do të merreshin përsipër nga qeveria shqiptare dhe në fakt do të vendoseshin në buxhetin shtetit për tu paguar në dy vite, detyrimet e prapambetur”, u shpreh Ahmetaj në një intervistë televizive në News 24. Ai thotë se deri në datën 30 qershor do të jenë paguar rreth 300 milionë dollarë borxhe. “Përmës kësaj kredie qeveria synon që të frenojë rënien ekonomike, të frenojmë rrëshqitjen në greminën financiare dhe fiskale”, tha ministr [artikulli]
—
Nuk po thuhet “Marreveshja ishte e Fshehte” zoti Minister duke u marre me theniet ekstreme e paranojake te Z. Berisha (qe i ben per qellimet e tij) PRAPE nuk po tregon Kushtet e Plota; e po flisni pa – pergjegjesi.
Kjo me duket e qellimshme.
Pasi ne asnje rast nuk ka pasur transparence ne media. FMN-ja te jep “percaktim” dhe ajo jep keshilla, direktiva financiare dhe ofron monitorizim; por kjo eshte Pune Parashe; e ketu FMN-ja vepron si cdo korporate. Kur/si/ pse do shpenzohen keto para; e fitimet qe ka vete! Qeveria duhet te publikoje…SI/KUR do kthehet borxhi/interesat; POR me pare duhen dhene, masat e “kursimeve” qe i ka IMPONUAR FMN-ja. Jane shume kushte te tilla: shkurtime vende pune; “ngrirje pagash” “nderhyrje” ne interesa/ huadhenie, e gjithshka, ose me shkrim ose ne menyre “keshillimore” ne fazen fillestare.
DYSHOJ, se diku ne contraten IMF-Albania, ka nje klauzole te vogel: “faktoret e dore-shtrengimit (prudence factors) do merren parasysh ne analizat e metejshme, ne varesi te cmimeve, kapitaleve e “levizjeve” te pa-garantuara te produkteve”. Ne cdo forme te jete formuluar kjo kontrate, e Firmosur, eshte lene “hapur” per tu “rinovuar” (kercenuar?) dhe kontrolluar borxhliun (Shq) e kushtezuar ate ne cdo hap.
FMN-ja nuk eshte organizate “bamiresie, po na jep “fajde” “
I gjithe ky borxh,zoti Ahmetaj,u krijua dite pas dite,muaj pas muaji ,vit pas viti ne tete vitet e krim -qeverisjes brekedhjere.Por ju ishit aty ne Parlamut kur behej ky qamet dhe rrinit e prisnit qe orteku i borxheve dhe humnera e tere ekonomise ti perlante shqiptaret dhe ata te mos kishin vecse alternativen e shkelmave mbi dr.mortjen.
Pse te te besoj ty zoti Ahmetaj kete shifer borxhi ,kur asnje pergjegjes nuk gjykohet e denohet per kete hata????Sidomos ty qe i ke rekordet mjaft te “pasura” me zullumet e qeverisjes se nano-kurvave?????? Sidomos ty dhe te tute qe ne keto qamete borxhesh na beni karshilleqe me festime sheikesh (dmth rrugacesh) ????? NUK TE BESOJ.