Duke iu përgjigjur deputetit Ben Blushi për varfërinë në vend, ministri i Financave,. Arben Ahmetaj tha se 120 milionë dollarë kanë shkuar në xhepat e qytetarëve të varfër falë taksës progresive.
Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj u shpreh se Blushi synon të vijë në pushtet me pinjollët e vet.
Ministri u shpreh se ekonomia është kthyer në një rrugë komplet tjetër, duke e ilustruar këtë me rritjen e kredisë konsumatore prej 12.6%.
Ahmetaj: Kur unë krahasoj 3.5% me 1% është trefish e gjysmë. A është e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme. A është më mirë se 1% është tre herë e gjysmë sa 1%. Do të flasim për varfërinë?
Vetëm me taksën progresive e cila favorizon shtresën e mesme dhe të ulët, u rrit paga reale me një të rënë të lapsit me 7.3%. E dini sa kanë marrë ata që ju i referoheni me demek të varfër mbrapsht? 120 milionë dollarë. Ta dinë qytetarët shqiptarë. Politika që bëri mazhoranca. Sistemi i taksës progresive që bëri mazhoranca, i ktheu mbrapsht, në tryeza, në xhepa, për shkolla, për bukë po deshët, për pushime po deshët, i ktheu 120 milionë dollarë. Nuk mjafton, por do të vazhdojmë ta bëjmë.
Në këto tre vite, ekonomia është kthyer në një rrugë komplet tjetër. Po pse e harroni ju që të mos e kapni kredinë konsumatore? Është besimi tek ekonomia e individëve. Individët shkojnë dhe marrin kredi konsumatore. Blejnë dhe konsumojnë sepse kanë besim tek e ardhmja. 12.6% është rritur! Ka varfëri, s’ka varfëri! Në çdo vend. Po të doni në Amerikë, në Francë, në Shqipëri, në Itali. Kudo ka të varfër dhe fatkeqësisht do të ketë. Kjo është betejë e përhershme.
Të gjitha vendosen në një kuadër krahasues dhe kuadri krahasues është real. Ne të mos bëhemi qesharak.
Unë e kuptoj shumë mirë ambicien politike të secilit nga ne. Unë kam timen. Unë e kam ambicien politike të kufizuar ambicien time politike. Besoj se brenda mazhorancës dua të jem një nga ata dhe nuk mendoj se do të drejtoj ndonjë gjë. Dua të jem shumë real me ato që them, sepse jo vetëm si ministër Financash nuk bëj debate qesharake dhe as personale me askënd. Duke filluar nga ish-kryeministri që nuk lë kënd pa fyer nuk i kam kthyer përgjigje.
Por, ama kur vjen debati real për ekonominë, unë e konsideroj përpjekjen për të hedhur zi mbi reformat të qëllimshme për t’i hedhur baltë vendit me qëllime të veshura nga interesat. Unë tha jam i zhveshur nga interesat personale. Nuk është i zhveshur nga interesat personale. Kërkon të kthehet në pushtet me pinjollët e vet. Në aspektin demokratik, kjo është fare legjitime. Në aspektin moral, të hedhës zi me qëllim në emër të vendit është antikombëtare.

Nuk ka gjithmone Varferi . Ke Gjermanine e 33-39 nga 8 Milione rrugeve , pa shtepi e katandi dhe u kthye ne madheshti . Keni dhe shtetet Nordike si Danimarka, Finlanda, Norvegjia . Cfare eshte kjo qe thoni qe do kete gjithmone varferi . Jeni ju ne krye dhe nese nuk keni aftesi ateher leri ate vend ku qendroni por nuk mundeni jo per ergo apo per lavdi por sepse e keni futur koken aq thelle sa nuk po e gjeni dot me . Dhe kur ju kritikojne ne vend qe te pergjigjeni me pune ju e hidhni fajin krizes botere e Shqupit . Turp per ata atdhetare qe gjaku qe dhane per kete komb u shkaperdhye nga disa kafshe me fytyre njeriu .