Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj garanton se viti 2015 do të jetë viti i uljes së informalitetit, i drejtësisë fiskale, i rritjes së investimeve të huaja dhe shtimit të vendeve të punës.
Ahmetaj ftoi sipërmarrjen private të bëhet pjesë e investimeve publike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë përmes një bashkëpunimi të ri që është partneriteti publik-privat.
“Dua të ndalem në një element që, në fakt, përbën risinë e parë të vitit 2015 – Marrëveshjet e Partneritetit Publik Privat (PPP). Prej disa muajsh në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po punohet, në bashkëpunim me shumë Ministri, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të ri-konceptuar procedurat aktuale të koncesioneve dhe të Partneritetit Publik-Privat, në përfitim të qytetarëve”, tha Arben Ahmetaj, Ministër i Ekonomisë.
Duke vlerësuar vitin që sapo u mbyll, Ahmetaj përmendi përmirësimin e klimës së biznesit si dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
“Ishte viti i punësimit, mbi 81 000 vende të reja pune janë hapur apo regjistruar në vitin në 2014. Dhe ishte, patjetër, viti i një marrëdhënie krejt të re me sipërmarrjen. Qeveria i shleu, pagoi mbi 360 milionë dollarë borxhe të prapambetura dhe vazhdon, edhe sot që flasim, të paguajë ato borxhe. Ishte viti i ndryshimit rrënjësor të klimës së biznesit dhe investimeve në vend”, vijoi ministri.

Ala bejn sikur jan ne fushat elektroale.
JEPINI Q…NI MOTREN KETIJ POPULLI.
Ky Ahmetaj, te vetemen e ksperience te biznesit, pervec kompnise telefonike te Nanos, ka shitjen e fshesave me korent me telefon….thua te jete e mjaftueshme per te udhehequr ekonomine shqipetare…???Nejse me siguri e ndihmojne njohurite e universitetit te Gjuheve te huaja…Mjere ne ne dore te kujt e kemi lene veten…
CFARE GDP-JE PRODHUAN KETA 81 MIJE VENDE TE REJA PUNE O MINISTRI QESHARAK AHMETAJ I EDVINIT?
sepse po te shikojme shifrat zyrtare te FMN dhe BB del qe grafiku i treguesit kryesor per ekonomine e cdo vendi – GDP-se per fryme ka mbetur:
NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES SE ENVER HOXHES
qe duket qarte dhe fare mire ne faqen me poshte zyrtare:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/US-AL?display=graph
prandaj edhe duke pare se ku ndodhet SHBA ne krahasim me Shqypnine Komuniste 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit vetem mund te kelthasim me deshperim:
PO C’A THU MORE MINISTRI QESHARAK DHE GENJESHTAR AHMETAJ?