Qeveria ka nisur që tani konsultimet për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj premtoi uljen e taksave për biznesin e vogël, por pa dhënë shumë detaje.
“Ka disa vendimmarrje, nisma të Kryeministrit që kanë të bëjnë me trajtimin e biznesit të vogël, të cilat do të lancohen në javët që vijojnë, të cilat mund të prekin disa ligje, midis tyre dhe ligjin për tatimin mbi të ardhurat”, thotë Ahmetaj.
Sipas Ahmetajt, një tjetër kategori që do të përfitojë ulje taksash janë bizneset e agro-turizmit.
“Ju besoj qe keni ndjekur ndryshimet e reja fiskale që kanë të bëjnë me turizmin, me paketën e turizmit. Me uljen e tatim fitimit, me bërjen zero të tatim fitimit, me uljen e TVSH, me mosaplikimin e taksës së pronës për ndërtuesit investitorë. Ka një iniciativë të fundit të Kryeministrit që e njëjta skemë të përdoret, edhe të agro-turizmi me të njëjtën frymë dhe në vazhdën e saj dhe në vazhdën e saj ka një iniciativë tjetër të Kryeministrit, po në këndvështrim të lehtësimit të barrës fiskale për sipërmarrjen private”, deklaron Ahmetaj.
Kreu i financave zgjodhi shoqatën e ndërtuesve për të nisur konsultimet e paketës së re fiskale. Për këtë kategori biznesesh ai lajmëroi një ndryshim në formulën e taksimit.
“Që në thelb ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësisë fiskale, pra përgjegjësisë tatimore, midis ndërtuesit investitorit dhe pronarit të tokës”, sqaron ministri i Financave.
Sipas Ahmetajt, për tre muajt e ardhshëm qeveria do të konsultohet me të gjitha grupet e interesit dhe pas korrikut do të paraqesë paketën e re të taksave.
l.h/dita

Vitin tjeter, 2019, jane zgjedhjet lokale, prandaj do te kete ulje taksash.
Sa te mbarojne zgjedhjet menjehere do te kemi rritje nga atmosfera ne stratosfere. Lojra te tilla perpara zgjedhjeve ka 28 vjet qe behen.
Rilindja eshte ne pozite, ne qeveri me 23% te votuesve, opozita me 21% dhe 56% e votuesve nuk ka marre pjese ne votime.
Prandaj mender sharlatani EDI RAMA nuk ka te drejte te flasi ne emer te popullit sepse ne favor te tije jane me pak se njeçerek e popullsise. Prandaj EDI RAMA ka te drejte te haje me pak se njeçerek tepsi me mut.
Merre shtruar “A ”
Do na kthesh ne monizem, kur votohej vetem per nje parti e rezultati dilte 99.99% ?
Nuk e di ti , qe dukesh shume kompetent, qe rreth 30% e listes se votuesve jane ne emigracion ?
Mire ne politike dukesh qe merr vesh, por meso arithmetiken.
Ne asnje vend te botes demokratike, ne votime nuk marrin pjese me teper se 70% te votuesve