Ahmetaj: Ekonomia është rritur, opozita po dëmton imazhin

Ornela

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë diskutimeve në Kuvend ka deklaruar se Shqipëria ka një rritje të ndjeshme ekonomike, e cila do të vijojë edhe në vitin 2018, ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton imazhin e vendit. Sipas ministrit Ahmetaj PBB për banor në lekë nga viti 2013 deri në vitin 2017 është rritur 22.7%.

“Nga viti 2013 deri në vitin 2017 PBB është rritur 22.7%. Është rritur ekonomia dhe punësimi nga investimet, por imazhi i vendit po dëmtohet duke folur këtu droga, kanabisi, krimi”, deklaroi ai.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave u shpreh se vetëm në sektorin e shërbimeve ka 30% rritje të vendeve të punës në 3 vite.

“Vendi ka nevojë për industri të lehta. Gjithë politika jonë është që të kalojmë nga biznesi fason në cikle të mbyllura që është gama e zgjeruar e eksportit. Asnjë se mendon se buxheti mund të ndërtojë uzina dhe fabrika”.

Duke u ndalur të investimet, Ahmetaj u shpreh se mbështetja për sektorin e turizmit do të jetë maksimale përmes paktave fiskale. Opozita ka kundërshtuar fuqishëm buxhetin e qeverisë për 2018, pasi sipas saj po pastrohen paratë e krimit dhe drogës në investimet publike.

Share This Article
12 Comments
  • pd ate mision ka. te prishe sa me shume imazhin e shqiperise ashtu sic e ka bere ne te kaluaren. ju vazhdoni me punen tuaj se jeni shume ne rregull dhe per kete populli ju besoi serisht.

  • kur ke nje opozite si e jona nuk ke per te -pasur qetsi asnjeher. kete lloj opozite nuk esht ne asnje vend te botes. nuk eshte pare te shaj sa me shume vendin e vet me nje zell kaq te madh vetem e vetem qe te marre prap pushtetin per te vjedhur e per te shitur prap sic e ka bere ne te kaluaren. ndaj mos ja vini shume veshin por vazhdoni me punen tuaj

    • te lumte qe ja corre masken asaj palo opozite qe pervecse po demton rende imazhin e vendit me rolin destruktiv qe ka marre persiper ka fytyre dhe vazhdon me mashtrime sic e ka zakon, sado vrere te nxjerrin qytetaret e shohin se kush po punon vertete prandaj forca e pune te mbare

  • Katervjecarin e kaluar premtuat 300.000 vende pune, per kete vjecar do hapni te pakten 300.001 vende te reja?!
    Lum si ne do kemi nevoje per fuqi punetore nga jashte. Mesa duket po vjen dita te punoje greku tek ne se 600.001 fuqi punetore Shqiperia nuk i ka!
    Jepi Beno! Bravo se vertet na rilindet!
    Ne djall vafshi te gjithe!!!

    • 285 mijr vrnfr punr u hsprn ne industrine e hashashit te mire paguar, nga 15 deri ne 30 mije lek ne dite, pa tatime e sigurime, ndersa 15 mije vende te tjera u shtuan ne ate palohale administrate

  • RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    EDHE BAR PO HA, POR AMA RRUGEN E PARTISE

    NUK E LESHON.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

    KUPTOHET FYTYRE PALARE, DHE PA BREK,

    POR AMA KRENAR PER VEPRAT E PARTISE.

  • vazhdo punen pa mos degjo se cfare thote ajo palo opozite qe ska bere asnje te mire ne funskion te vendit vecse derdellis nga mengjes ne darke mashtrime a thua sikur nuk e bejne krahasimin qytetaret

  • opozita si tani si kur ishte ne qeveri kete funksion ka luajtur, gjithmone e ka bere dicka per ta demtuar imazhin e vendit tani ka filluar me keq derdellit cdo dite mashtrime dhe hedh poshte cdo pune te mire gjithesesi qytetaret e shohin diferencen prandaj mos ia vini veshin po shikoni punen

    • Kjo eshte detyre e opozites kudo ne bote, te nxjerre premtimet e pambajtura nga qeveria. Ku jane 300.000 vendet e reja te punes per katervjecarin e kaluar, apo i kane planifikuar per kete te riun? Mos hani me luge bosh se stomaku perseri do t´i hedhesh. Vetem me kanabis nuk jetohet!!!

  • Zoti minister, matesi kryesor per rritjen ekonomike eshte xhepi i qytetarit e jo pallavrat neper kuvende! Une mendoj se, ne se nuk ka rritje te pensioneve (jo 5 apo 10%), por qe te ndjehet te qytetari i zakonshem, nuk keni asgje ne vije!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *