Ahmetaj: Fushatë modeste, si milingonat

Edona Llukacaj

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka folur në lidhje me situatën brenda Partsisë Socialiste, e cila po përgatitet të hapë fushatën zgjedhore.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me Taulant Ballën, Ahmetaj ka mohuar të ketë pasur debate dhe ka vënë theksin në miqësinë e tyre, çfarë i përjashtonte konfliktet.

“Unë të zihem me Ballën është e pamundur edhe për arsyet e miqësisë personale që kemi, por edhe për arsye të vjetërsisë në institucione që kemi është e pamundur. Debate pune me Taulantin çdo ditë bëjmë. Por në historinë e PS-së, unë dhe Taulanti kemi shumë vite aty siç ka Erion Braçe, siç ka Damiani, siç ka Ditmiri, siç ka Niko, siç ka Pandi, siç ka Gramozi dhe debatet midis nesh kanë qenë të shumta për çështje, debate për ligje, debate për fiskun. I bie që me Braçen mos të flas fare se kemi bërë debate pafund për fiskun. I bie që me Damianin mos të flas fare se kemi bërë debate për energjinë pafund,” tha Arben Ahmetaj.

Në lidhje me fushatën e zgjedhjeve lokale, Ahmetaj theksoi se PS do të bënte një fushatë modeste, pasi disa qytetarë nuk do të lejoheshin të votonin nga opozita.

Ahmetaj nënvizoi: “Situata brenda PS-së, mezi presim zgjedhjet e 30 Qershorit. Po bëjmë fushatë modeste, për respekt të qytetarëve që nuk do kenë mundësi të votojnë për shkak se opozita nuk do i lerë. Po bëjmë një fushatë modeste në respekt të situatës për të mos provokuar askënd, por themi që ne po bëjmë një grass-rout. Po bëjmë një fushatë si milingonat, aty tek fijet e barit, në respekt të qetësisë së vendit, por edhe se nuk kemi kundërshtar. Qëllimi jonë është i trefishtë. E para dhe mbi të gjitha janë standardet”.

Burimi: ABC News

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *