Ahmetaj: Investimet e huaja e mbyllën me sukses vitin 2018

Bora Basholli

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i cilëson pozitive investimet e huaja në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ahmetaj shprehet se ecuria e investimeve të huaja në vitin 2018 e kalon nivelin e 1 miliardë euro.

Ish-ministri shkruan se kjo gjë është tregues pozitiv për mbylljen e suksesshme të vitit që lamë pas.

Super ecuri e investimeve të huaja direkt në vitin 2018, duke kapërcyer për herë të parë nivelin mbi 1 miliardë euro.

Ky është një tjetër tregues pozitiv për mbylljen e suksesshme të vitit që lamë pas, në termat e treguesve ekonomikë.

Në tremujorin e fundit 2018, fluksi i investimeve të huaja direkt arriti 273 milionë euro, ose 19% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Përqendrimi kryesor është në sektorin e energjetikës (në masën 59%), të hidrokarbureve (në masën 21%) dhe ndërmjetësimit financiar (në masën 3%).

Në total, për vitin 2018 investimet e huaja kapën vlerën rekord 1,02 miliardë euro, ose 14% më shumë se totali i vitit 2017 (rreth 900 mln euro).

Rritja e besimit tek ekonomia shqiptare është fakt, por është dhe një alert i rëndësishëm për nevojën e vazhdimit të konsolidimit fiskal dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, për të ruajtur performancën pozitive të treguesve”,  shkruan Ahmetaj.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *