Ahmetaj: Jo më situatë monopol në treg

redaktor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  Arben Ahmetaj mori pjesë dje në Konferencën Ndërkombëtare të Konkurrencës me temë “Konkurrenca dhe Rritja Ekonomike”, organizuar nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës, me rastin e 10 vjetorit të tij. I pranishëm në panelin për “Rëndësinë e Politikës dhe Ligjit të Konkurrencës për Rritjen Ekonomike”, ministri  u shpreh se “konkurrenca e lirë është një ndër faktorët kyç për barazinë në tregje dhe rritjen e prodhimit në ekonomi”. Sipasd tij qeveria është e  angazhuar në mbështetjen dhe nxitjen e konkurrencës. Lidhur me këtë argument ai cilësoi se “pavarësisht gjendjes në të cilën e kemi gjetur marrëdhënien qeveri-biznes, nxitja e konkurrencës së lirë dhe heqja e klauzolave monopol në treg përbëjnë një prioritet të rëndësishëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si e vetmja mënyrë për të çliruar plotësisht faktorët e prodhimit në zinxhirin e vlerës për sipërmarrjen, nëpërmjet një gare midis të barabartësh, të cilët me anë të kësaj konkurrence ngrenë nivelin e sektorit në të cilin garojnë”. Ai gjithashtu vlerësoi marrëveshjen e arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, shtyllat e së cilës lidhen me stabilitetin financiar të vendi, zhvillimin ekonomik, konkurrencën e lirë dhe modelin e ri ekonomik. “Ne jemi të bindur se në kushtet kur ekonomia shqiptare po performon nën potencial, rënia e remitancave në vite dhe eksporteve, instrumenti i vetëm për nxitjen e zhvillimit dhe rritjes ekonomike është hapja e tregut ndaj investimeve vendase dhe të huaja. Në këtë kuadër, roli i Autoritetit dhe përgjegjësia e tij është të veprojë në mënyrë të pavarur nga politika, të mbrojë konkurrencën e lirë dhe të ndershme në treg,  në harmoni më interesat e sipërmarrjes”, cilësoi ai.

Share This Article
1 Comment
  • PSE ESHTE KAQ BUDALLA KY MINISTRI AHMETAJ?

    qe del ne emisione TV si ai i Rudina Xhunges SHQIP dhe i kendon elegji komuniste fasoneve dhe fasonisteve te Ilir Metes dhe kerkon nga qeveria te ule taksat e detyrueshme per ta. Por mbase nuk eshte BUDALLA prej verteti por eshte RUFJAN dhe hiqet si BUDALLA per maskim, qe te mos i dale boja ne milet si nje FEBEL i bindur i Mbretit te Korrupsionit dhe BOSIT te LSI-se lakmitare Ilir Meta per te ndihmuar klientet e tij fasoniste ne terrin e nates.

    Ne kete sens na mbetet te pyesim ministrin Ahmetaj per cfare konkurence e ka fjalen se nuk po e marrim vesh? Sepse po ta kete fjalen per konkurencen e prodhimit shqyptar mjafton te hape shifrat e GDP-se per fryme nga Banka Boterore qe te bindet se ASGJE nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptare qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes. Prandaj mire ben qe fton investotoret e huaj qe te derdhin thase me LEKA ne prodhimin tone kombetar te mjeruar si ne vendet afrikane, por pyetja e nastradinit per ministrin RUFJAN Ahmetaj eshte fare e thjeshte:

    PO SIKUR INVESTITORET E HUAJ TE MOS I PERGJIGJEN FTESES TENDE SOCIALISTE?

    cfare plani rezerve ka qeveria e RILINDJES dhe personalisht ministri RUFJAN Ahmetaj?

    Sepse Shqypnia per 1 dollar u perdor edhe nga Sali Berisha por pa kurfare suskesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *