Ahmetaj: Kemi hapur mbi 106 mijë vende pune

redaktor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë seancës parlamentare të së enjtes se, reformat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë një seri efektesh pozitive në ekonominë e vendit.

Sipas Ahmetaj, rezultatet e këtyre reformave janë ndjerë kryesisht në sektorët jobujqësorë dhe në eksporte.

“Kjo qeveri, që kur ka ardhur në pushtet dhe deri sot që po flasim, vetëm në sektorin jobujqësor ka krijuar 106 mijë e 121 vende të reja pune. Vetëm në vitin 2014 janë regjistruar 16 mijë e 731 kompani të reja, një rekord në të gjitha vitet. Gjithashtu, eksportet në pesë muajt e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë rritur me 11.9 për qind, me një kërcim spektakolar në majë, që rikonfirmon futjen e ekonomisë shqiptare në një cikël spektakolar 6-vjeçar”, ka deklaruar Ahmetaj.

Share This Article
11 Comments
    • E rendesishme eshte qe lokomotiva e nje shteti qe eshte ekonomia eshte futur ne shina. Jemi koshiente qe situata ekonomike nuk eshte aty ku deshirojme mirpo nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi si pasoje e nje keqqeverisjeje 23 vjecare. Po ashtu duhet marre ne konsiderate edhe situata globale ku kriza ekonomike vazhdon te jete ende prezente ne mjaft vende madje edhe te zhvilluara. Gjithsesi e rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare, shume shpejt do shkaktohet impakt pozitiv.

      • Investimet e huaja jane ato qe ndikojne per mire ne ekonomine Shqiptare. Ardhja e investitoreve te huaj sjell:- rritje te numrit te te punesuarve
        -zhvillon zonat ku investohet
        -investim te parase se huaj ne Shqiperi
        -rritje ekonomike. Po ashtu reformat jane te rendesishme.

      • Qeveria te vazhdoje rrugen e nisur. Reformat e nisura te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund. Jemi te ndergjegjshem qe reformat kane koston e tyre mirpo shume shpejt do japin efekt pozitiv. Veshtiresite qe po has vendi jane edhe si pasoje e situates aspak te mire ekonomike te vendeve qe na rrethojne si Greqia e Italia, kjo ka shkaktuar renie te remitancave. Duhet marre ne konsiderate edhe fakti se vendi u dergua drejt kolapsit.

    • Reformat e ndermarra ne cdo sektor ndikojne drejtepersedrejti ne ekonomine e vendit kjo per shume arsye. Refromat e marra nga qeveria krijojne besueshmeri per biznesmenet e huaj te cilet jane te prirur qe te investojne ne Shqiperi. Rritja e investimeve te huaja sjell investim te kapitalit te huaj ne Shqiperi kjo sjell rritje ekonomike. Gjithashtu shlyerja e borxheve ndaj biznesit ndikon pozitivisht per faktin se rritet fuqia investuese dhe qarkullon me shume para’. Dhenia fund e abuzimit me TVSH eshte nje tjeter arritje e ministrise se Ekonomise.

    • kur lexoj komente qe nuk jane dakort me reformat bindem akoma me shume se ne shqiptaret jemi vertet te cuditshem !!
      nga njera ane duan qe shqiperia te zhvillohet nga ana tjeter ankohen kur behen reforma se i duan te gjitha pa aspak mundim dhe sakrifice..

  • po ti shohin me vemendje te gjithe do te vene re se realisht jane hapur vende te reja pune po problemi eshte se shqiptaret jane te pakenaqur gjithemone duan me shume sesa meritojne e per pasoje nuk i duan vendet e punes qe u ofrohen se normale te gjithe duan te behen shefa e drejtora..ose jane pjese e grupit qe edhe kur u jep fakte reale asnjehere nuk i pranojne..

    • ekonomia shqiptare ka filluar te ndryshoj qe nga dita kur kjo qeveri filloj te qeverise kte vend nga reformat qe ka ndermarre kjo qeveri! plus jane shtuar edhe shume investime te huaja qe kane bere te mundur hapjen e shume vendeve te lira!

      • Paketat fiskale qe ka ndermarre kjo qeveri ka bere te mundur thithjen e shume investitorve te huaj qe te operojne ne shqiperi duke ndikuar ne rritjen ekonomike dhe ne rritjen e punsimit ne shqiperi!

        • investimet qe po behen ne sektorin e buqesise ka ndikuar shume ne rritjen e prodhimit edhe ne rritjen e punsimit ne kto sektor. gjithashtu eksportet nga ky sektor jane rritur dhe kane ndikuar ne rritjen ekonomike edhe ne rritjen e prodhimit te brendshem bruto!

  • reformat qe jane bere qe kur ka ardhur qeveria kane qene mese te nevojshme per shtetin tone… e dime se ne cgjendje e la Berisha Shqiperine dhe se sa e shkaterroi si vendin ndaj e vetmja menyre per te kthyer shqiperine ne vije dhe me pas te mendohej per zhvillimin e saj ishte nepermjet reformave te tilla .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *