Ahmetaj komenton raportin e BB: Rezultatet e reformave vitin e ardhshëm

Saimir Lleshi
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se Banka Boterore, ka miratuar 1.2 miliarde dollare ne mbeshtetje te reformave dhe modelit te ri ekonomik te Shqiperise./r/n/r/nMinister of Economic Development Arben Ahmetaj, speaks during a press conference, which stated that the World Bank has approved 1.2 milliard dollars in support of reform and new economic model of the country.

Qeveria shqiptare nuk e shikon me nota pesimiste raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, ku Shqipëria bie me 29 vende, pra vështirësitë janë shtuar. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj thotë se Ekonomia ka hyrë në rrugën e duhur të reformave, ndërsa rezultatet do të jepen vitin e ardhshëm.

Në një konferencë shtypi posaçërisht për këtë çështje, Ahmetaj tha se reformat do të jenë të qëndrueshme.

Për t’i dhënë një përgjigje zërave që e kanë quajtur “goditje” për ekonominë shqiptare apo e atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket konkurrueshmërisë, dëshiroj t’ju them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash agresive që shkojnë në thelb të ekonomisë, tek produktiviteti dhe konkurrueshmëria”, tha ai.

Ministri u Shpreh se renditja në vendin e 97-t nga vendi i 68-t që ishte vitin e shkuar, është i lidhur me dy indikatorë.

”Dhënia e lejeve të ndërtimit e marrja e certifikatës së pronësisë dhe pagesa e taksave. Kjo renditje pritej nga qeveria jonë, për shkak të zhvillimeve të lidhura me këta indikatorë. Me reformën territoriale, është marrë vendimi për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit. Kjo është bërë për disiplinimin e ndërtimeve dhe për planifikimin e zhvillimit urban. Kemi hartuar një paketë të mirë ligjore që rezultatet e së cilës do i shohim vitin e ardhshëm”, tha Ahmetaj. /Dita/

Share This Article
19 Comments
  • Ali Komiku i ekonomise! Nje i diplomuar per anglisht qe u jep uje ne bisht te luges tere ekonomisteve boteror. O nene o nene ku kemi perfunduar.

    • Anullimi leje te nderitimit ishte nje mjaft e mire qe duhej te ndodhte ne vendin tone sepse cdo cep i shqiperise ishte bere si mos me keq. prandaj kjo ka anen e mire te medaljes duke i kthyer me shume hapsirat publike qytetarve!

      • Sic e la sali berisha kte vend dihej qe duheshin reforma te dhimshme per vendin tone. edhe jam plotesisht dakort me ministrin kur thote kshu. nje vend nuk mund te lihej ne renie te lire por duheshin reforma qe ne te ardhmen do i shohim shume shpejt, sepse nqse nuk do ndodhnin kto do perfundonim si greqia sot!

        • reformat e qeverise duheshin ndermarre edhe ishin jetesore per ekonomine edhe vendin tone qe do te thote ndryshe. ekonomia e vendit eshte e barabarte me nje rreth ku te gjithe faktoret funksionojne duke levizur brenda atij rrethi. nqse nje nga faktoret ndalon qe ne rastiin tone ne 25 vjet ka qen informalitetit rrethi kputet edhe gjithcka shkatrohet. qe do te thote, ska rritje rrogash por do shkonte deri ne ate pike deri ne shkurtim, ska rritje pensionesh edhe vetem rritje cmimesh sepse kerkesa do jete e ulet edhe oferta gjithmon e gjithmon e larrte. edhe nqse kjo reforme nuk do behej ky rreth do shkatrohej sa qe do shkonim nje kolaps ku edhe greqia do na dukej me mire se ne!

        • Un realisht nuk I kuptoj njerezit qe ankohen !!
          Po si mund te ankohesh se po i jepet fund ndertimeve pa kriter ? SI mund te ankohesh qe bizneset duhet te punojne ne menyre te drejte ? Si mund te akohesh qe me ne fund punetoret po deklarohen si te tille?
          A nuk donim te gjithe nje shtet me baZa realisht ligjore , ku ligjet nuk ekzistonin vetem ne letra? ?
          Kto jane rregullat njerez ! Duhet te mesojme ti respektojme na pelqen apo jo ne !!

      • Gjeja do pare me ne kompleks. Situata ekonomike globale eshte jo e mire kjo per shkak te krizes, po ashtu remitancat nga vendet fqinje kane rene. Keto jane faktore te jashtem qe nuk i ka ne dore qeveria. Shteti po e ben punen e tij po performon mire ne kete drejtim.

      • Jemi akoma ne mes te rruges, vazhdoni me tej. Lufte informalitetit. Investitoret jane te trembur nga rrumpalla e krijuar si pasoje e keqmenaxhimit 23 vjecar. Po behet shtet dhe padyshim qe investitoret jane te prirur te vijne ne ato vende ku ekziston shteti ligjor dhe garantohet konkurenca e ndershme.

      • Duhet ti kuptojme pak dhe kta qe ankohen ..janne mesuar gjithe kto vite si xhaxhi sali , vetem te vjedhin e tani qe po shtrengohet se cdokush do punoj siç e thote ligji tani ankohen !! Edhe duan shtet ligjor edhe duan te perfitojne ne menyre te pa drejte. .. hajde merri vesh

      • Reformat jane te veshtira per çdo shtet jo vetem per vendin tone . Duhet te mos harrojme se ne cgjendje u gjet vendi , ne cfare grope informaliteti kishim rene. Nese duam shtet sipas rregullave eja te punojme dhe sakrifikojme te gjithe bashke se per tu ankuar ne si popull e dime mire si behet !

    • Varet si e sheh goten. Gjithsesi e rendesishme per ne, ne kete faze qe jemi eshte ta shohim “goten” gjysem plot dhe qe po vjen duke u mbushur. Lufta ndaj informalitetit te vazhdoje me tej e te dergohet deri ne fund. Vetem keshtu mund te ecet perpara.

  • Ueeeeeeee, edhe ky qe ka mbaruar shkolla pa shkolle foli? Po ti anglisht ke mbaruar more, c’lidhje ke me reformat, ekonomine, zhvillimin? Apo te duket vetja i zgjuar? Per cmim Nobel je, mos e vrit mendjen …

  • Ky edhe anglisht s’di mire e jo me te drejtoje ekonomine qe se ka haberin fare.Pune injorantesh.Kujtojne se me kurse 6 mujore dhe me llafazane lagjesh mund te drejtosh dikastere kyce qe kerkojne arsimim ekselent dhe pervoje.Mjere ky popull kush e drejton.Tipik llafazan qe s,thote asgje.

  • Qysh thote ky mo? Kjo renditje pritej nga qiviria!!! Je ne metro mo minister!!!
    Te kane dehur sukseset e njepasnjeshme me siguri e prandaj po ia keput edhe nje mufke tjeter.

  • Doli dhe krye hajduti. SEKSERI. kunati i Nard Menes qe po ben namin me tendera. I paafti. Provinciali ne permbajtje. Fytyra qe tregon qe askush nuk ka patur ne mendje RILINDJE kur ka bere qeverine.

  • Deklaraten e beri anglisht qe ta kuptojne investitoret e huaj.
    Ka ndonje te dhene ministri si Jane vlersuar nje burse pikturat e karendarit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *