Ahmetaj letër bizneseve: Na jepni sugjerime për thjeshtimin e procedurave

Dita
Deputeti i PS Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka patur diskutime te deputeteve per ceshtje jashte rendit te dites.

Ministri i Financave u ka dërguar një letër rreth 10 dhomave të biznesit në vend, duke i ftuar që të paraqesin propozimet e tyre për lehtësitë administrative.

Ahmetaj ka ripërsëritur se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, por lehtësim procedurash për të krijuar një klimë më të mirë për biznesin

Ai shton se pranë Ministrisë së Financave është ngritur një grup teknik për thjeshtimin e procedurave tatimore doganore.

“Me bindjen që informaliteti është një sfidë e përbashkët e qeverisë dhe sipërmarrjes dhe me synimin për të rritur pajtueshmërinë e biznesit dhe forcimin e kulturës së pagimit të taksave përmes vetëkorrigjimit të përgjegjësisë tatimore, jeni të lutur të na ndihmoni me ide, sugjerime dhe rekomandime konkrete në kuadër të thjeshtimit të procedurave dhe lehtësimit të kushteve të të bëri biznes në vend”, thuhet në letrën e kreut të Financave.

Ministri thekson në letër se propozimet duhet të dërgohen brenda datës 20 qershor të vitit 2016 pranë kësaj Ministrie.

Share This Article
3 Comments
  • UNE KAM NJE SUGJERIM QE APLIKOHET TE TEK TE GJITHE BIZNESET TE VOGLA APO TE MEDHA.

    HIQNI “TAKSEN SHULLAZI” KRIJONI NJE AMBJET PA “SHULLAZER” QE BIZNESET DHE INVESTIMET TE LULEZOJNE.

  • Nje sygjerim per Doganen, mallrat me origjine nga Turqia pavaresisht se jane “lende e pare” apo “produkte” te mos zhdoganohen ne kufi apo ne destinacion por as dhe ne Tirane ku propozon ministri se fundi, te kryhen praktikat sa me larg te jete e mundur psh ne Shkoder,qe nje biznes nga Korca te beje “zbor” kur te kete import.Kjo eshte ndihme e madhe per biznesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *