Ahmetaj: Marrëveshja është transparente, pa detyrim për rritjen e çmimit të energjisë

anazapta

Nuk ka marrëveshje të fshehtë me FMN, çdo gjë ka qenë transparente dhe publike, nuk ka rritje taksash, nuk ka rritje të çmimit të energjisë për familjet. Kjo ishte në thelb të deklaratës së djeshme të Ministrit të Zhvillimit Ekonomi, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj në një dalje për mediat, vetëm pak orë pasi në Kuvend deputetët e opozitës hodhëan akuza lidhur me marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe FMN për kredinë 330 milionë euro e cila do të shtrihet në një afat tre vjeçar të dhënies së saj. Ministri ka shpjeguar dhe një herë për publikun se si është nënshkruar marrëveshja, cilat janë “kushtet” e vendosura nga Fondi dhe ku do të shkojë destinacioni i këtyre parave.

Sipas tij qeveria shqiptare nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes me FMN-në për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, i është përgjigjur njërës prej akuzave të deputetëve të opozitës paradite në kuvend.  “Marrëveshja është nënshkruar me kërkesë të qeverisë shqiptare, në dritë të diellit në sytë e publikut shqiptar, medias, e keni transmetuar me të gjitha detajet, në formë dhe me shifra dhe në gjithçka që mbart. Një pjesë serioze e marrëveshjes është reflektuar në paketën e fiskale që ne kaluam në parlament, në buxhetin e vitit 2014, ku u ulën taksat për 97 për qind të shqiptarëve”, u shpreh ai duke shtuar se në këtë linjë “në datën 1 Prill hiqet TVSH-ja e medikamenteve, masë kjo e marrë brenda paketës fiskale dhe në bashkëpunim me FMN”.

Ministri cilësoi se nëpërmjet kësaj marrëveshje qeveria synon transparencën, si thelb të mirëqeverisjes së saj. “Arsyeja përse ne thirrëm FMN-në dhe Bankën Botërore në Shqipëri është e kundërta e arsyes përse Sali Berisha e refuzoi gjatë qeverisjes së tij, transparenca. Për ne transparenca është thelbi i qeverisjes afatgjatë dhe motivi kryesor i zhvillimit ekonomik të një vendi”, u shpreh Ahmetaj, duke argumentuar në këtë mënyrë se përse FMN-ja u thirr të jetë sërish pjesë e asistencës financiare në një ekonomi të brishtë shqiptare.  Sipas ministrit qëllimi i marrëveshjes me FMN është krijimi i një disipline fiskale afatmesme që do na japë ulje të borxheve.

“I kujtoi shqiptarëve se kur erdhëm në qeveri 6-muaj më parë kemi gjetur nga qeveria shkuar 720 milionë lekë borxh të fshehur, prandaj marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar është një marrëveshje që përveç të gjitha reformave strukturore ka në brendësi të saj edhe një financim serioz të, në më shumë se 300 milionë euro dhe gjithashtu një paketë po kaq të madhe dhe ndoshta më të madhe nga Banka Botërore, e cila do na jap projekte të reja prej 350 milion eurosh, në 200 milion në buxhet dhe 150 milion euro në sektorin energjetik, sektor i rrënuar nga qeverisja e Berishës”,  theksoi ai në daljen e tij të pasditës. Sipas tij, programi i marrëveshjes me FMN garanton se qeveria shqiptare jo vetëm ka besimin e ndërkombëtarëve, që do të jetë transparente, por garanton besimin ndaj qytetarëve shqiptar ndaj institucioneve, pasi kjo paketë nuk ngurtëson shqiptarët, nuk i cenon qytetarët, por jep optimizëm, ka rritje ekonomike dhe forcon vendin tonë.

 

Deklarata e Ahmetajt, një ditë pas raportit të BB dhe FMN për financat

Deklarata e ministrit të kabinetit qeveritar Rama, erdhi po kështu vetëm një ditë pas publikimit të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku theksohej se ecuria fiskale ishte ende problematike dhe se duhej vijuar me marrjen e masave të reja për të përmirësuar financat shqiptare. Kështu në këtë raport veç faktit se është kërkuar nga qeveria jonë ulaj e borxhit publik, ekspertët rekomandojnë një sërë rritje taksash. Ndër masat afatshkurtra përfshihen, zgjerimi i bazës së TVSH-së duke reduktuar përjashtimet, vendosja e pagesës së kalimit në rrugën Durrës-Kukës, rritja me 50 për qind e taksave për automjetet e përdorura dhe rritja e tatimit mbi të ardhurat për interesat, dividentin, pronësinë intelektuale dhe qiratë nga 10 në 12 për qind.  Në afatmesëm, Fondi sugjeron taksimin e individëve që udhëtojnë jashtë shtetit, vendosjen e TVSH-së për telefonatat nga jashtë, taksimin shtesë për mallrat e luksit, dhe zgjerimin i bazës për taksat mbi pronën. Këto janë masat e propozuara në kahun e të ardhurave. Edhe pse këto masa konsiderohen drastike, ekspertët e fondit cilësojnë në raport se ulja e borxhit në 60 për qind në vitin 2019, do të vijë nëpërmjet këtyre reformave.

Share This Article
1 Comment
  • PSE ASNJE FJALE PER PRODHIMIN SHQYPTAR?

    si baza kryesore per rritjen e GDP-se per fryme qe ka ne VEND NUMERO qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes.

    Ndryshe do te mendonim nga ky raport se FMN po kerkon me si te rimbursoje mbrapsh sa me shpejt borxhin qe do te leshoje per Shqypnine e telendisur me formula krejt burkoratike dhe per kete arsye e shikon Shqypnine sic e sheh KUFOMEN ne morg nje mjek ligjor, nderkohe qe vendi yne eshte akoma GJALLE dhe jetik dhe i duhet me teper nje mjek per ta mjekuar dhe sheruar dhe per kete arsye ky sherim nuk vjen nga raportet me llafollogji boshe te burokrateve te FMN-se, por nga prodhimi yne kombetar kryesisht nga sektori privat dhe sa me pak nga ai shteteror kusar dhe lakmitar, prodhim qe te mbaje vulen Made in Albania me TVSH te larte per buxhetin e shtetit, por per kete duhet BYTHE dhe PUNE dhe jo llafollogji boshe me raporte burokratike per te imituar veprimtari, PRODHIM ky qe kishte filluar te hedhe hapat e sigurta:

    PERPARA SE ENVER HOXHA TE MBILLTE MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.

    semundje qe vuajne deri me sot shqyptaret dhe qe e ka transformuar Vatanin si nje KUFOME morgu te ciles FMN-ja po i ben ekspertizen si nje mjek ligjor.

    Sepse po te gjykonim nga deklaratat e ministrit Ahmetaj do te krijonim pershtypjen qe qeveria e Edi Rames pervec Takses Famoze Progresive ka zbuluar edhe nje ILAC tjeter nga alkimia e magjise socialiste qe con ne Rritje Ekonomike duke marre BORXHE nga njera ane dhe duke ulur ose ZERUAR tatimet dhe taksat nga ana tjeter shoqeruar keto magjira me rritje pagash dhe plot bamiresi te tjera per fasonistet.

    ME TE VERTET SHQYPNIA ESHTE VENDI I CUDIRAVE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *