Ministria e Ekonomisë, Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka bërë publike gjatë ditës së sotme punën e kryer në 300 ditët e para të qeverisjes. Raporti i detajuar është prezantuar nga vetë Ministri Arben Ahmetaj, i cili krahas arritjeve, ka ndaluar edhe në objektivat e arritshëm në të ardhmen.
Ministri i është drejtuar si fillim administratës së kësaj ministrie, duke i bërë thirrje të largohet nga rutina e zyrës dhe mbushjes së dosjeve me letra, me qëllim kalimin në terren, për t’i bërë investuesit potencialë, të vërtetë e realë.
“Vetëm nëse kemi arritur t’i lehtësojmë procedurat dhe orët e ecejakeve në administratë dhe ata investitorë potencialë janë kthyer në investitorë realë, atëherë ne kemi të drejtë të jemi krenarë që kemi bërë zhvillimin ekonomik. Prodhimi i letrave nuk është punë” – ka vijuar në fjalën e tij ministri Ahmetaj, duke vlerësuar muajin shkurt si kthesën e vërtetë drejt rritjes ekonomike.
Ndër elementët pozitivë të këtyre 300 ditëve ministri ka përmendur Paketën Fason, si një shembull i mirfilltë e frytëdhënës i bashkëpunimit mes qeverisë dhe biznesit privat. Ahmetaj ka kërkuar njëkohësisht edhe përdorimin e të gjitha mundësive për të bërë të mundur integrimin në tregun rajonal të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë, me një vështrim drejt të ardhmes, ai ka theksuar se fundi i vitit 2015-tës do ta gjejë ekonominë shqiptare akoma më të hapur dhe transparente./A.V

Sa te kesh mik Aleksander Cipen bej reklame se nje vrime ne uje po bene dhe ti se miqet e tij nuk i con ne prokurori, te kujtohet rasti i ALB ITALIA KONSTRUKSIONIT, o minister i ndershem…..