Ahmetaj në konferencë me ministren gjermane: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në BE

Amelda Amelda

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann, pas vizitës në Maqedoninë e Veriut është pritur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në Tiranë.

Zëvendëskryeministri Ahmetaj është duke mbajtur një konferencëe të përbashkët për shtyp me ministren gjermane.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj theksoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi që KE e rekomandon këtë prej tre vitesh.

‘Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë.

Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta.’ tha Ahmetaj.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Y putane e qelbur. Shqiperia ka ngelur si placke ne duart e ketyre plerave te ndyra. Ka bere detyrat e shtepise thote, zagar i peshtire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *