Në ditën e dytë të samitit “Albania Oil, Gas and Energy 2015” ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, është ndalur në disa çështje kryesore që janë mundësi potenciale për vendin tonë. Energjia, Gazsjellësi, nafta dhe gazi për ministrin janë mundësi të mira për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Projekti TAP
“Projekti TAP është një instrument politik, ekonomik dhe infrastrukturor i sigurisë energjetike”, u shpreh Ahmetaj, duke ngritur një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh për këtë sektor, duke e sjellë atë në perspektivë. “Kur flasim për energjinë elektrike, në jemi importues neto. Dhe do të vazhdojmë të jemi importues neto edhe për të paktën një dekadë dhe shpresoj që pas një dekade, nëse bëjmë gjënë e duhur sot, do të arrijmë të barazojmë importet me eksportet”, shprehet Ahmetaj lidhur me prioritetin energjetik që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në këtë projekt.
Energjia
A po ndërtojmë ne kapacitete të mjaftueshme në energjinë elektrike? Ndoshta po, ndoshta jo. A po bëjmë kalkulimet e duhura? Politikisht po. Këto ishin disa pyetje dhe dilema të ngritura nga Ahmetaj në samit, duke qenë i bindur se “në 10 apo 15 vitet e ardhshme, nëse japim një numër të mirë koncesionesh, me kapacitete të mira dhe me kalkulime të mira mbi tarifat, paraja do të qëndrojë në Shqipëri”. Por kjo do të arrihet sipas tij kur të mos shpenzohet 200 apo 300 milionë dollarë për të blerë energji jashtë vendit, por të blihet nga prodhuesit lokalë.
Nafta dhe gazi
Ministri i Ekonomisë beson që vendi ynë është i pasur me naftë dhe gaz, por që kërkojnë menaxhim të mirë. “Në vitin 1974 Shqipëria prodhonte 2.2 milionë ton naftë bruto. Sot prodhon diku tek 1.4 milionë tonë, pra pak më shumë se gjysma”, u shpreh ai. Duke i qëndruar paralelizmit krahasimor të viteve, ministri gjithashtu ngriti pyetjen: “A jemi duke bërë gjënë e duhur në mënyrë që në 15 vitet e ardhshme të kemi eksploruar të gjithë potencialin tonë me teknologjinë aktuale?”. Sipas tij po. “Sot po ftojmë kompani të mëdha dhe serioze që të sjellin në Shqipëri teknologji dhe ekspertizë. Ne kemi 13 blloqe të lirë për eksplorim. Kemi bërë gjënë e duhur që i morëm këto blloqe nga administrimi i Albpetrol për t’ia kaluar Ministrisë së Energjisë përmes AKBN. Këto blloqe janë pronë e vendit ndaj është e nevojshme të menaxhohen në një mënyrë fantastike në mënyrë që fëmijët tanë të përfitojnë nga këto burime natyrore që kemi dhe që mund të kemi”, pohoi Ahmetaj. Prodhimi i naftës dhe gazit në Shqipëri do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit, por edhe do të garantojë siguri energjetike për rajonin dhe Europën. Ndërsa 54% e territorit shqiptar rezulton ende e pa eksploruar përsa i përket vlerësimit të rezervave natyrore në naftë dhe gaz. Sipas përllogaritjeve aktuale, mendohet se zonat naftëmbajtëse të Shqipërisë kanë rezerva që arrijnë deri në 300 milionë ton naftë.

Jami vend me rezerva te medha ujore ndaj kemi potencial qe te permbushim nevojat e konsumatoreve me energji elektrike pa qene e nevojshme te importojme. Mirpo qe te realizohet kjo duhet qe te vazhdojne investimet qe po kryhen ne kete sekor.
Vetem nepermjet kryerjes se investimeve arrihet kjo gje. Miremenaxhimi i burmieve ujore dhe investimet ne sektorin energjitik do benin te mundur qe vendi te mos kete nevoje te importoje energji. Kjo do sillte uljen e çmimit te energjise per konsumatoret por njekohesisht do kurseheshin mjaft para’ qe sot harxhohen nga importimi i energjise.
Ky projekt vlen shume per ekonimine shqiptare. Duke mbajtur 300 miliard dollar brenda territorit shqiptar rrit mase investimet edhe mban nje ekonomi shume te qendrushme.
Ky eshte vazhdimi i reformave ne sistemin energjitik shqiptarku hapi pare ishte ulja e humbjeve ne rrjet . Edhe me investimet qe do ndermerren import-eksport i energjise elektrike Mund te barazohet edhe me shpejt sepse I kemi mundesit per te prodhuar energji elektrike brenda territorit shqiptare.
Zbatimi i projektit te gazesjellesit TAP por edhe i mjaft projekteve te tjera qe prekin Ballkanin e vendin tone, sjellin permiresim te ekonomise se vendit. Vazhdimi i reformes ne sistemin energjitik dhe furnizimi i vendit me gaz do sillnin edhe uljen e çmimit te energjise.
Shqiperia i ka mundesite per te prodhuar vete energji edhe mos ta importuar me nga jashte. Jemi vendi i dyte ne europ per rezerva ujore edhe veteme me investimet e duhura ne kte sektor shume shpejt kthehemi ne lider ne rajon duke u bere eksportues i energjise elektrike
Shqiperia ka gjithe keto burime ujore per prodhimin e energjise.ishte e turpshme qe gjithe keto vite ta blenim energjine kur i kishim vete te gjitha mundesite
Po te mos kishim qeveritare e politikane hajdute dhe dallaveraxhinj Shqiperia do te ishte pozicionuar shume mire ekonomikisht.
Se sa “mire” po administrohet nafta dhe gazi e tregon fakti se TAP-in e ka marre ne dore LSI-ja ndersa Albetrolin Kocoja.
Lajmi me i mire ketu eshte qe me ne fund po shfrytezohen burimet e vendit tone. Shqiperia i ka te gjitha potencialet per ta prodhuar vete energjine pa qene e nevojshme ta blejme nga te tjeret,madje nese punohet mire mund te kemi aq prodhim sa edhe per te shitur. Thjesht na duhet durim
qeveria po lehteson me shume mundesite per terheqjen e investitoreve te huaj qe duan te investojne ne shqiperi. Kemi kaq shume resurse te pashfrytezuara qe do e ndihmonin shume ekonomise shqiptare