Kur fushata zgjedhore sa vjen dhe po bëhet më agresive, ish-ministrëri i Financave Arben Ahmetaj si duket është angazhuar për promovimin e bukurive natyrore të vendit. I ndodhur në Spille, Ahmetaj bën thirrje që promovime të tilla të bëhen dhe në qytete të tjera në Shqipëri.
Teksa shton se ende ka shumë për të bërë për Shqipërinë që duam.
Postimi i plotë:
“Ku mendoni se është kjo pamje fantastike??? Është një Toscana e vogël ne Shqipëri, në Spille, një destinacion që mund dhe do të kthehet në një atraksion të veçantë turistik. Kemi shumëçka për t’u krenuar sot, por kemi ende shume për të bërë për Shqipërinë që duam!
Promovojmë destinacione të reja turistike në zonën Rrogozhine, Kavajë.”

PROMOCIONIN E BEJNE AGJENSITE E REKLAMAVE OR MIK.
KE NGATERRUAR VEND.