Në vazhdën e takimeve me Drejtoritë rajonale të Tatimeve dhe Doganave dhe sipërmarrjen në gjithë vendin, në kuadër të fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, Ministri Ahmetaj ka ndaluar në Elbasan, ku ka diskutuar mbi masat që po ndërmerren nga Ministria e Finanacve dhe Administrata Fiskale, sipas një njoftimi zyrtar.
Ministri përsëriti angazhimin e qeverisë shqiptare se paketa e re fiskale nuk do të ketë ndryshime të taksave, por vetëm thjeshtim procedurash dhe ftoi sipërmarrjen të japë sugjerimet e veta deri në datën 20 qershor në adresën e dedikuar [email protected].
Gjithashtu Ministri bëri me dije se ditën e martë do të firmosë ndryshimet në paketën e re të bujqësisë, te cilat i lejojnë fermerëve kryerjen e pagesave të vogla në cash, kerkesën automatike në sistemin e tatimeve për faturat kompjuterike, klasifikimin me risk zero të eksportuesve në bujqësi të cilët do të perfitojnë rimbursim automatik brenda 30 ditëve etj.
“Pas dy javësh” tha Ministri “do të prezntohet aplikacioni i tatimpaguesit dixhital i cili do te jetë një instrument në favor të sipërmarrjes për të adresuar në Ministrinë e Finanacve pyetje, sugjerime, denoncime dhe kerkesë për infromacion ndërsa i bëri thirrje adminsitratës tatimore dhe doganore për komunikim dhe shërbim cilësor e modest ndaj sipërmarrjes” sepse sikurse u shpreh Ministri, “ne nuk jemi në betejë me sipërmarrjen, betejën e kemi të përbashkët, kundër informalitetit”.
