Ahmetaj: Paketa e rezistencës nuk është e mjaftueshme, do vazhdojmë me paketën e dytë dhe të tretë

Ornela

Nëse lufta vazhdon dhe rritja e çmimeve në vendin tonë thellohet, zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga salla e Kuvendit ka deklaruar se qeveria mund të bëjë një paketë të dytë dhe të tretë të rezistencës sociale. Ahmetaj ka nënvizuar se 3 momentet më të vështira të qeverisjes sipas tij janë tërmeti, pandemia dhe lufta në Ukrainë.

“Një qeveri e dikurshme ka vrarë qytetarë në protesta. Qeveria e sotme në mandatin e parë që në momentet e para u tërhoq nga një marrëveshje me partnerët strategjikë për pseudo armët kimike. Cila ishte dhe është përgjigjia e qeverisë 3 ose 4 vitet e fundit. Kujtoj 3 momentet e vështira që po kalojmë. Tërmetin. Ka qenë legjitim dyshimi nëse qeveria do përgjigjej. Ja ku jemi sot, të gjitha familjet po kthehen në shtëpi. Po pandemia! E mbani mend. Pjesa tjetër lufta. Ne nuk jemi në kufijtë e luftës fizike. Fati i madh që jemi këtu ku jemi dhe jemi vend i NATOS. Por lufta ka ardhur në shtëpitë tona me të gjitha ato që ka ndodhur me ekonomitë. Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe s’ka pasur taksa qarkullimi. Përgjigjur ditë tjetër se sot s’ke kohë. Ku i çuar ato para ua çuat oligarkëve”.

A është paketa e duhur? Ahmetaj deklaroi se qeveria po bën diçka që nuk e ka bërë asnjë qeveri në Europë duke mos rritur koston e faturës së energjisë elektrike. Teksa tha se Kaskada është mirëmenaxhuar, shtoi se duhet të blihet energji pasi nuk ka rënia shirash.

“Po e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta. Është rritur çmimi i miellit. Ti the e keni parashikuar në buxhet. Po more në buxhet e kemi parashikuar sepse është pjesë e paketës për të mbështetur qytetarët. Kaskada e super menaxhuar por kemi nevojë të blejmë, sepse s’jemi profetë që sjellim shiun. Kjo është paketa më e madhe a e dini ça do të thotë kjo. Do vazhdojmë nëse do ketë nevojë. Vetëm energjia ka vend për të bërë këtë që bën qeveria shqiptare. Ça po bën bordi i administrimit të naftës. Po bën transparancë. Paketa është 5.2 miliardë për të mbajtur aq sa mundet qeveria se populli normalisht që ka nevojë më shumë. Vendi me taksat më të ulëta. S’ka biznesi i vogël taksa.Më shumë se gjysmë milion qytetarë që përfitojmë. Kjo është qeveria Rama. Iu referove turp kryeministri, për ça? Pse u drejtohet qytetarëve me modesti, duke thënë se është vendi i vetëm që proteston”.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, Ahmetaj tha se qeveria Rama ka rekorde shumë të mira, referuar këtu pandemisë dhe tërmetit.

“Nëse gjërat përkeqësohen mund të bëjë paketën e dytë dhe të tretë siç bëri me pandeminë. Sepse ne kemi rekorde shumë të mira. Paketa e rezistencës sociale shkojnë në shpirt të qeverisë shqiptare. Ne kemi debatet tona a mund të bëjmë më shumë se nuk jemi ujë i ndenjur. Një maxhorancë e dikurshme që ka vrarë qytetarët, s’krahasohet me ne”.

Share This Article
9 Comments
  • Paketa e Rezistences tuaj eshte njelloj sikur yta fshish bythen me gjethe fiku!
    Kemi 31 vjet pasi e gjithe klasa politike antishqiptare na p[remtoi se “Dota bejme Shqiperine si gjithe Europa”,por deri me sot e keni bere Shqiperine si dikur Vilajet shqiptare te kohes se pushtimit feudal otoman!
    Keni 31 vjet qe terrorizoni shqiptaret me TALLONIN komunist,por sot shumica e shqiptareve jetojne me keq se me TALLONIN,se atehere nuk kishte njeri,qe te lypte rruges,se ishin te gjithe te PUNESUAR!
    Se atehere nuk kishte njeri,qe te germonte kazanet e plehrave per te gjetur kanace,tesha,buke,domate apo kastraveca te hedhur sic ka sot!

    Mjaft na derdellitet me mashtrimet tuaja kriminale te Paketave te rezistences per gjoja nje pakice te varferish si me te mjere,se i mjere eshte 95% e popullit shqiptar!
    Jane 700 mije pensioniste,qe pervec deputeteve te gjithe vuajne per buken e gojes,aq me teper tani ,qe cmimet rriten per dite!
    Se eshte krim shteteror,qe pas 31 vitesh kapitalizem ne mes te Europes,te ekzistoje nje popull,qe mezi siguron ushqimin e familjes se tij,pa llogaritur nevojat e tjera te jeteses!
    Mjaft me mashtrimet gebelsiane me turli lloj paketash,por llogaritni dhe miratoni MINIMUMIN JETIK TE NJERIUT i cili te rillogaritet cdo muaj ne se rriten cmimet!
    Te tjerat jane PALLAVRA KRIMINALE ndaj popullit shqiptar!

  • Rama nuk e ka problem te na ngope me lugen bosh . edhe nese do te hedhe ndonje lek , me siguri do te dalin nga ndonje eurobond i ri dhe keshtu e hedg lumin duke na zhytur me thelle ne borxhet qe po i afrohen gjendjes se para krizes se Greqise , ja kjo eshte zgjidhja e tij sepse ai nuk heq dore nga grabitja per te mbushur thaset e tij edhe ne kohe krize me te e kemi te garantuar GREMINEN

  • Shqiperia rasti unikal ne glob qe Ekonomia e Financat i varen ne qafe nje dhaskali te gjuhes angleze !! Dhe reziltati dihet – Ekonomia ne krize dhe Financat me Borxhin Publik rekord te 30 viteve.

    • Mos ja fut kot ,

      Ahmetaj eshte nji Talent ne Ekonomi .
      Po ku merrni vesh ju 🙁

      E keni inat se ka ne cdo qitet nga nji dashnore ,kjo o gjo private ,s’keni turp ju ,merreni me llafe .

      Shikoni mer punen tuj pa Ahmetaj ka dhon prova ne Ekonomi .
      o djal per shtepi ai .
      me kor se mba Rambo pas

  • Nuk e kam idene ne qeveri te ketij burri. Kuptova qe paketa e dyte eshte e leshit dhe e treta e fundit eshte e preshit ne bythe.Mos u lodh o kapedan.Preshin ne bythe ne shqiptaret kemi 30 vjet qe po e mbajme.

  • Kur del Beni e thote qe fluturon Gamorri, kini parasysh se ai fluturon vertet.

    Vetem Beni e ben gomarin me krah. Nuk e di se c’fare magjie ben, Ndoshta i jep Red Bull ne vend te ujit.

  • Shih shih , edhe pak protestueseve do ju thot merrni cka po doni vetem ne te jemi ne pushtet!
    Protestuese vazhdoni edhe pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *