Ahmetaj për situatën politike: Bomba molotov, simbol i opozitës

Bora Basholli

Në 30 qershor do të kemi zgjedhje, maxhoranca po bën çdo përpjekje në favor të integrimit europian të Shqipërisë dhe vazhdimit të shërbimeve për qytetarët. kështu u shpreh sot në seancën plenare ish-ministri i financave Arben Ahmetaj.

Sipas tij, kjo që po ndodh sot në terrenin politik, ka vetëm një qellim: prishjen e imazhit dhe ristartimin e politikës së djegies dhe të hirit, që e kemi përmendur vazhdimisht në Parlament.

Bomba Molotov është simboli i opozitës së tanishme. Gati gati mund të marrin dhe patentë .

Në funksion të çfarë? Pse duhet t’i hedhesh policisë bombë molotov, pse duhet t’i hedhësh Kryeministrisë bombë molotov, pse duhet të zesh rrugën, cila është arsyeja?

Ke kauzë që nuk hyn në veshin e qytetarëve dhe kërkon të bësh zhurmë plus?!

Ky Parlament sot është mbushur në të djathtë; ju falënderoj të gjithëve, megjithëse prezent nuk jeni, ju që keni marrë mandatet, që nuk keni pyetur për vullnetin e partive tuaja dhe keni ardhur të bëni detyrën këtu.

Por unë shpresoj që ju të bashkoheni në një element me ne, prandaj keni ardhur këtu, që bomba molotov nuk mund të jetë simboli dhe patenta e një opozite; por integrimi europian, dhe jo e kundërta që ndodh sot, duhet të jetë e përbashkëta e të majtës dhe e të djathtës.

Unë jam i bindur që në 30 qershor do kemi zgjedhje, sa të qeta nuk e di. Por kjo maxhorancë dhe kjo qeveri po bën të pamundurën, historikisht po harxhon dyfishin e energjive që të afrojë një opozitë “rruge” në tryezë për të pasur zgjedhje të qeta, të pastra, në favor të shërbimeve të qytetarëve, se jemi duke folur për zgjedhjet vendore.

Unë kam 30 vjet nëpër periferi dhe në qendër të këtyre tryezave dhe qeveria sot, maxhoranca sot po lutet në favor të vetëm një gjëje, jo të pushtetit se pushteti nuk kërcënohet nga bombat Molotov, pushteti merret dhe jepet tek vota e popullit, por për integrimin europian të Shqipërisë dhe për shërbimet e qytetarëve që ka nevojë të vazhdojnë në 1 korrik të vitit 2019.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *