Në seancën e sotme kuvendore mungon opozita, pasi ka deklaruar se do të bojkotojë Parlamentin për 10 ditë.
Rendi i ditës ka nisur me fjalën e ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Ai ka kritikuar programin e paraqitur nga Partia Demokratike për ekonominë. Ky program tha Ahmetaj “na kthen sërish te gremina e vitit 2012-2013”.
Ja fjala e ministrit Arben Ahmetaj
Në tregun politiko-ekonomik ka filluar të qarkullojë një e ashtuquajtura paketa e opozitës. Si cdo paketë që mund të hidhet nga opozita meriton të konsiderohet me shumë vëmendje.
Po ju sjell premtimet që bën administrator i opozitës dhe nga cfare kuptoj, dikush nuk e ndihmon.
1. Dua të ndaj me qytetarët dhe me median se të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë, e cojnë borxhin publik, brenda një viti, në 80% të PBB. Të nderuar qytetarë, kuptoni që me një fjalë Administratori i opozitës na kthen sërish tek gremina e vitit 2012-2013.
2. I drejtohem gjithashtu të gjithë të punësuarve që kanë shkuar gati 635 mijë në Republikën e Shqipërisë, janë 635 mijë familje. Dua ta ndiqini me vëmendje Administratorin e opozitës kur thotë taksë e sheshtë 9%. Dhe dua t’jua shpjegojme modesti detajin e këtij fakti: Kjo do të thotë që për 610 mijë vetë, Administratori i opozitës kërkon të grabisë vetëm me një të rënë të lapsit familjeve shqiptare, 100 milionë dollarë. Do të n kthejë në greminën e vitit 2012-2013 tek famëkeqja taksa e sheshtë që vetëm klasës së mesme dhe shtrasave në nevoje nuk iu shërben, që vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë I grabit 100 milionë dollarë nga tryezat dhe nga xhepat.
3. Çfare tha dje? Dje doli dhe foli për depozitat. Është gjëja më qesharake që mund të thotë një Administrator opozite duke iu referuar shifrave.
E mbani mend tha parrullën e Rilindjes “5% e shqiptarëve zotërojnë 50% të depozitave”? Sot zyrtarisht këta që erdhën për një rishpërndarje më të barabartë, drejtojnë një vend ku 4% e popullsisë zotëron 58% të depozitave.
Kam sjellë shifrat nga Banka e Shqipërisë: depozitat e individëve nga 0.25 milionë (numër, pra në total të depozitave) në 2011 ka qenë 95.7%, sot është 96% dhe në kulmin e varfëris në 2012 është numri minimal i depozituesve të vegjël, të cilët u varfëruan nga qeveria e vjetër e Sali Berishës.
Shifra flet vetë. Po të shohësh depozitat e individëve nga zero leke në 2.6 milioë lekë, në 2012 vlera në total e parave në depozitë ka qenë 40.4%. Sot është 41.5%. Rritje modeste, por është rritje.
4. T’ju bëj një analizë se cfarë brockullit Administratori i opozitës? Flet për rishpërndarjen. Po I bëj një analizë të shkurtër sa politike aq edhe ekonomike propozimit të tij. Është qesharak.
Nëse taksa do jetë 9% dhe shuma e mbledhur e taksës do të zbresë nga 2.84 miliardë në 1.7 miliardë, e dini ku shkon përfitimi? Një depozitues i vogël përfiton vetëm 1 USD për depozitë, pra ai qyetari i thjeshtë për ët cilin lufton kjo qeveri, I përfiton vetë një dollar. E dini sa e dini sa përfiton shtresa e lartë për të cilën Administratori lufton? 138 USD për depozitë.
E kuptoni se ku e con vendin pseudo-paketa e këtij njeriu? E kthen mbrapsht.
Me një të rënë të lapsit merr para nga buxheti I shtetit dhe tenton t’ia kthejë pasurve të këtij vendi port ë pasurit e këtij vendi nuk ndihmohen duke rrënuar të varfrit e këtij vendi; të pasurit e këtij vendi ndihohen duke bërë refroma, duke bërë reformën në Drejtësi, hajde votojeni reformën në drejtësi dhe të pasurit nuk kanë nevojë për bakshishin tënd prej 138 USD për depozitë.
5. Doli dhe tha me pathos të shëmtuar dhe qesharak se varfëria dhe citon raporton e Bankës ë Shqipërisë për varfërinë dhe thotë: “46% e shqiptarëve jeton me më pak e 5 USD në ditë, për familje, jo për frymë.
E vërtëtë, kështu është sic the ti, por pse nuk e lexon të gjithë fjalinë, se për të elxuar të paktën di. Para 3 vjetesh ka qene 47.5%. Në kohën kur kur ti qeverisje, në vitin 2012, ka qenë kulmi I varfërisë, ka qenë 47.5%, citoje dhë këtë. Dil dhe thuaj që po, në kohën kur unë qeverisja në 2012. Ka qenë kulmi I varfërisë në 47.5% dhe sot është ulur, është ulur pak, sepse pak është ulur varfëria, por dil dhe thuaje. Thuaj që nese nuk bëhet reforma në drejtësi nuk shpëton ky vend.
