Ahmetaj: Projekti ynë i kthen Gjirokastrës shkëlqimin e dikurshëm

redaktor

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, gjatë vizitës në qarkun e Gjirokastrës, i shoqëruar edhe nga kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në këtë qytet, Zamira Rami, zhvilloi një ‎tur në bizneset dhe dyqanet karakteristike të Qafës së Pazarit për te prezantuar projektet që Bashkia, me mbështetjen e qeverisë shqiptare do të realizojë, siç theksoi ai, pas fitores së 21 qershorit.

Bëhet fjalë për katër projekte kryesore që përfshijnë ndërtimin e unazës së re të qytetit, projekti i restaurimit të fasadave dhe çative për rikthimin e ngjyrave karakteristike gri dhe të bardhë të qytetit, projekti i ndërtimit të pedonales në qendrën e vjetër të qytetit dhe projekti për kthimin e qytetit në një qendër të rëndësishme turistike.

Duke folur për projektin për Gjirokastrën, Ministri Ahmetaj tha se ‎”ndjesia fantastike që morëm sot nga bizneset e Gjirokastrës është se në këto dy muaj është rritur fuqia blerëse, është rritur xhiro dhe festivali Gjirokastrës gjithashtu ka qenë një atraksion turistik qoftë për turistë të huaj, qoftë vendas.

Projektet që kemi për Gjirokastrën kanë për qëllim kryesor zhvillimin ekonomik në turizëm, të këtij qyteti i cili është i rrallë, përfaqëson vlera unike tradicionale.

Projekti i parë në qendrën e vjetër të qytetit është rregullimi i gjithë fasadave, kthimi i shkëlqimit të gurit dhe ngjyrës së bardhë, është projekti i rregullimit të çative gri, ashtu siç i përshkruan Kadare në “Kronikë në gur” dhe ashtu siç është në sytë e çdo shqiptari madhështia e qytetit dhe siç thonë dhe të gjithë qytetarët, kthimi i qendrës së vjetër të qytetit ne një pedonale; projekti e kthen qytetin në një qendër biznesi po ashtu, dhe në një qendër turistike.

Projekti urban i unazës së re të qytetit që devijon trafikun dhe çliron qendrën, është i domosdoshëm, e kemi filluar dhe jemi të bindur që në dy vitet që vijnë, bërja e unazës do t’i kthejë qytetit pastërtinë dhe madhështinë e dikurshme.

Unë jam i bindur që projekti i Zamira Ramit, jo vetëm që do të jetë projekti fitues për Gjirokastrën në këto zgjedhje, por është një projekt fitues për qytetarin. Është një projekt që ka në qendër qytetarin, kthimin e madhështisë së dikurshme të qytetit, kthimin në një destinacion turizmi por edhe integrimin e të gjithë zonave agro-bujqësore në funksion të turizmit, qoftë kulturor apo kulinar, i cili, në informacionin që marrim, është duke u kthyer gjithashtu në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj” – përfundoi Ahmetaj.

Nga ana e saj kandidatja Zamira Rami u shpreh se shumë shpejt qafa e pazarit do të kthehet në pedonale. Projekti i ndërtimit të unazës së re të qytetit, do të zgjidhë këtë çështje duke devijuar qarkullimin e makinave nga qendra. Ajo përmendi edhe rëndësinë e kthimit në identitet të qytetit karakteristik, përmes projektit të rregullimit të fasadave të qytetit duke u rikthyer ngjyrën e bardhe dhe gri të çative.

Do të përpiqemi që me një guidë turistike të plotë të arrijmë të realizojmë një promovim të Gjirokastrës sepse duhet që turizmin ditor ta kthejmë në një turizëm të qëndrueshëm, që këto biznese të marrin më shumë jetë dhe të rriten në numër dhe Gjirokastra e këtyre ditëve të festivalit e mbushur plot me turistë të huaj dhe vendas të jetë Gjirokastra e gjithë vitit – tha Rami.

Share This Article
11 Comments
    • kto jane projektet e duhur per ta kthyer gjirokasttren ne atraksionin me te madh te turistave. festivali gjirokastres tregoj qe ky qytet eshte mahnites edhe duhet te shkoj me patjeter drejt drejtimit te duhur!

      • Gjirokastra meriton te shkoj ne drejtimin e duhur si nje nga qytet me te bukur te shqiperise. qytetit te kadaras do i kthehet hijeshia sic ai e pershkruan ne librat e tij !

        • me ne fund qe o i ktheht vemendja edhe ne qyetin e gjirokastres, ne 8 vjet eshte pare si bastion i majte edhe kurr nuk eshte ven dore ne te! me ne fund qe ky qytet do shkoj ne drejtimin e duhur!

      • E rendesishme eshte se Arben Ahmetaj nuk harron qytetin dhe qytetaret qe i votebesuan postin e deputetit. Vemendja qe po i kushton Gjirokastres Ahmetaj eshte me te vertete per tu vleresuar per faktin se sjell zhvillim per qytetin.

    • Investimet ne qytetin e Gjirokastres jane mese te nevojshme. Qyteti ka potencial te jashtezakonshem me qellim qe te rrise numrin e vizitoreve te huaj e vendas. Projektet e z. Ahmetaj pervecse sjellin zhvillim per qytetin, rrisin edhe numrin e turisteve.

    • Projekte konkrete per Gjirokastren. Kryerja e ketyre investimeve ne qytet do shkaktonin impakt pozitiv si per zhvillimin e vete Gjirokastres por edhe per rritjen e turisteve qe do vizitonin qytetin e gurte. Ka ardhur momenti qe te investohet seriozisht ne kete qytet.

  • Gjirokastra e kishte te nevojshme te perfaqesohej nga nje fytyre e re. Besojme shume se Zamira Rami do sillet vertet zonje ne drejtimin e qytetit te Gjirokastres. Mbeshtetja e ministrit Ahmetaj qe u zgjodh deputet ne kete qytet eshte mjaft e rendesishme, sidomos per investimet sa i perket turizmit.

  • keta te rilindjes mendojne se mund ta bejen popullin budalla, 8 vite e ksihit bashkine e gjirokastres, dhe dy vitete e fundit qeverisjen vendore si ka mundesi se nuk eshte bere asnje investim, tani ne prag te zgjedhieve do ti kthesh fetyren, ate fetyre qe ja mori bima me shoke kete do tia kthesh. mashtrues ordiner.

  • ….dhe thone pastaj qe gjirokastritet jane te mencur….e si munde te jete kjo e vertet kur i besojne nje nga hajdutet me te medhenj te se majtes, ky qe mbante thesin e parave te taksapaguesve kur Fatos Nano luante neper kazinot e europes…..gjirokastrite thirrini mendjes, e majta e kishte pushtetin per 10 vjete dhe nuk bete gje, akoma po keto fytyra doni te shikoni…..do ti kthej shkelqimin e dikurshem, e kur ka qene ky shkelqim, ne kohen e qoftelargut, ate do te kthei ky Beni i Ahmetajve,…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *