Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se punësimi i të rinjve mbetet një objektiv dhe sfidë e qeverisë.
Ai thotë se një rol akoma më të rëndësishëm duhet të luajnë zyrat e punës.
“Në katër vite janë 87 mijë të punësuar përmes Zyrave të Punës, 30-35 përqind e të punësuarve në total. Kjo nuk është mjaftueshëm dhe zyrat e punës duhet të kthehen në zyra që japin jetë dhe ky duhet të jetë misioni i këtyre zyrave”, u shpreh ai.
Ahmetaj thotë se janë 36 mijë vende të lira pune nga sipërmarrja, por mungojnë specialistët.
“Ka shumë të papunë që kërkojnë punë dhe sipërmarrja ka deklaruar zyrtarisht që janë 36 mijë vende të lira pune, ndërkohë që kemi punëkërkues të regjistruar. Ka vetëm një arsye dhe kjo është sfidë e jona, arsimi profesional. Megjithë rritjen e numrit të të rinjve që ndjekin këtë arsim, jemi ende larg objektivit”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Kur e dini qe jane 36.000 vende te lira pune, hapni nje faqe ne Internet qe ti shohim te gjithe. Nga premtimi i 300.000 vendeve te reja te Punes keni plotesuar vetem 87.000 vende, a nuk eshte ky nje treguae i mosrealizimit te programit? A duhet qe ende te drejtoje PS-ja apo PD-ja e meparshme?
Zhdukuni dhe hapni vendet per brezin e ri! Mjaft e mbajtet peng dhe e perdhunuat kete popull!!!
Respekte per ju z.Ahmetaj per gjithe angazhimin serioz ne ekonomi dhe ndermarrjen e masave per te zbutur fenomenin e papunesise.
ju pergezoj per perparesine qe i jepni arsimit profesional si zgjidhja e duhur per te gjithe ata qe duan te perfitojne nje profesion dhe te jene te gatshem per tregun e punes, nxitja e ketij lloj arsimimi ka ndihmuar ne punesimin e shume te rinjve
Dhe perseri vazhdojne zarret e Benos te shkruajne mire per te!
Bravo te qofte per punen qe jeni duke bere, mendoj se nxitja nga qeveria juaj e arsimit profesional ka ndihmuar shume te rinj e te reja per te patur nje profesion dhe nje pune te sigurt.
Tek te rinjte e te rejat eshte papunesia me e madhe. Ku e pe ti kete rritje, APO je ne stafin e Benit?
Bravo e urime per punen qe jeni duke bere, suksese
Tina moj Tina e ke fjalen per prodhimin e bollshem ne fushen e drogave?