Deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj reagoi sot pas aktit të CEZ Shpërndarje, që ndërpreu energjinë për ujësjellësat debitorë.
Sipas Ahmetaj, “Qeveria nuk duhet ta lejonte ndërprerjen e energjisë, ajo është bashkëpunëtore e CEZ”, tha ai, prandaj sot disa qytete të mëdha janë pa ujë e disa të tjera edhe pa drita.
Ahmetaj akuzoi qeverinë se ka transferuar barrën e borxheve nga vetja te bashkitë.
“Sali Berisha la në kurriz të bashkive barrën e borxheve të ujësjellësave të tij, njësoj si me rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ashtu si edhe me ujin ai nuk merr masa për të shkëputur lidhjet e jashtëligjshme të ujit, por i nxit ato”, tha Ahmetaj.
Deputeti i PS-së akuzoi më tej qeverinë se është vetë aksionere e CEZ, prandaj e lejo. “Kjo qeveri ka dështuar. Berisha duhet të japë dorëheqjen”, tha ai në përfundim.