Ahmetaj: Reforma e strategjisë së financave publike ka sjellë një disiplinë fiskale

Elton Tafaruci

Në prezantimin e sotëm të Strategjisë së financave publike, ministri i Financave Ahmetaj deklaroi që kjo reformë ka rëndësi për taksapaguesit shqiptar dhe mundëson një disiplinë fiskale eficente.

“ Strategjia e financave publike, pas 15 muajsh të aprovimit, është vlerësuar nga Komisioni Europian me një ecuri të kënaqshme. Kjo reformë ka rëndësi për taksapaguesit shqiptar dhe bën të mundur një disiplinë fiskale eficiente. Reforma na ndihmon për të ofruar shërbime publike të kënaqshme dhe për të ardhur në atë nivel, të mënaxhimit informatik që kanë të bëjnë me financat. 18% e aktivitetet po i kuantifikojmë dhe 65% janë në progres. Një progres është bërë në forcimin e financave publike. Këtu do t’i referohesha edhe planifikimit afatmesëm.”- ka deklaruar ministri.

Ministri ka bërë të ditur se ka një përmirësim në mbledhjen e të ardhurave dhe se lufta ndaj informalitetit ka dhënë rezultate të dukshme. “Kemi hyrë në fazën e dytë dhe në fokus do të jetë biznesi i madh. Ne jemi duke punuar për të përmirësuar të gjithë strukturën makrofiskale”- ka thënë ministri, si dhe ka theksuar se në këto 3 vite ka pasur një progres sa i përket strukturës së borxhit.

Share This Article
1 Comment
  • PATJETER QE KA SJELLE

    PER 3,000 LEKE TAKSA TE PAPAGUARA TE FUTIN NE BURG.

    PER QINDRA MILIONA DOLLARE NE PANAMA, JE BURR I MIRE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *