Ministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se tremujori i fundit ka shënuar një rritje prej 3.3 % të ekonomisë. Duke mbrojtur modelin ekonomik të qeverisë Rama, ministri Ahmetaj ka deklaruar se, masat e ndërmarra për rimëkëmbjen e ekonomisë kanë dhënë rezultat.
“Fokusi që ne kemi vënë te manifaktura, te bujqësia, tek hapja e ekonomisë dhe tek investimet e huaja. Këto janë sektorë që nëpërmjet politikave tona, qoftë duke lehtësuar procedurat, qoftë duke mbështetur drejtpërsëdrejti sipërmarrjen vendase dhe të huaj, ne tentojmë të krijojmë një masë kritike në ekonomi, e cila të bëjë atë që ne duam të arrijmë, kërcimin në ekonomi, jo më me thjesht 2.2 për qind, por të arrijmë në 2016 mbi 4 për qind. 4 për qind rritje ekonomike fillon krijon një masë kritike shumë pozitive, e cila e ka efektin drejtpërsëdrejti, në mënyrë të dukshme dhe të ndjeshme, tek konsumatori dhe tek familjet shqiptare”, tha Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj deklaroi se të gjitha rimbursimet e prapambetura janë zeruar.
“Ky është një lajm shumë i mirë. Nuk ka asnjë detyrim për rimbursim TVSH-je të prapambetur. Paratë hidhen në ekonomi. Ato që nuk hidhen në ekonomi hidhen në sistemin bankar dhe rivijnë në ekonomi. Pra, nuk është se zhduken. Konsumi e tregon këtë, duke u rritur 8 për qind. Konsumi është shenja e drejtpërdrejtëse çfarë ndodh me aktivitetin ekonomik”, tha Ahmetaj. /E.K

Avash ore usta, se mos ja kaloni edhe ju Gjermanise si puna e saliut.
jepini tallni bythen me kete popull se e ka hak
Edhe per kete ekonomia ecen perpara me “Te na rroje partia”.
Me keto drejtora te ri qe keni vendosur ne drejtorite e doganave,keni gjetur njerezit me te korruptuar e me te poshter.Nuk kishit xhaketa te vjetra me te mire,por vendoset me te keqinjt ne cdo drejtim.Do te shikoni realizimet ne dhjetor.