Ahmetaj: Sfida e Shqipërisë në turizëm është cilësia e shërbimit

Dita

Ministri i MZHETTS Arben Ahmetaj mori pjesë në hapjen e ‎Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Paris, IFTM Top Resa, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe më i madhi në Francë. Shqipëria u përfaqësua këtë vit për të parën herë me stendën e saj.  Ministri deklaroi se sfida e Shqipërisë është cilësia e shërbimit.

Është e vërtetë se Shqipëria kë një konkurrencë shumë të fortë në rajon por unë nuk e shoh si konkurrencë. Unë e shoh si një segment komplementar turizmi. Pra, do shkosh në Mal të Zi, do shkosh në Kroaci, vjen edhe në Shqipëri. Të tre vendet afrojnë vlera, kënaqësi, oportunitete të ndryshme turistike. Fakti ka treguar që paketat turistike janë të integruara, fillojnë nga Kroacia dhe zbresin deri poshtë në jug të Shqipërisë. Shqipëria afron eko-turizëm”, tha Ahmetaj.

Ministri tha se ligji i ri i turizmit është një platformë shumë e mirë për të përmirësuar sektorin e turizmit, që nga tërheqja e investimeve të huaja në fushën e turizmit deri te standardizimi i sektorit.

Stenda e Shqipërisë u vizitua dhe nga Sekretari i Shtetit për Turizmin në Francë, Matthias Fekl‎, i cili vlerësoi zhvillimin pozitiv të turizmit në Shqipëri, sikurse e tregon dhe përfaqësimi dinjitoz në këtë Panair.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *