Ahmetaj: Studentët që kanë paguar tarifën e plotë, do t’u kthehet 50% e shumës

Ornela

Ministri Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj sqaroi procedurën mbi vendimin e qeverisë për përgjysmimin e tarifave. Gjithashtu ministri sqaroi se për studentët që kanë paguar tarifën e plotë do t’u kthehet gjysma e pagesës në llogarinë e tyre.

Është më rëndësi të ndaj me studentët që sot është fakt ligjor dhe financiar reduktimi i tarifës. Për ciklin bachelor, studentët me notë mesatare 9-10 kanë përjashtim 100 % nga tarifa e shkollimit përfitojnë rreth 6245 studentë, efekti në buxhet 201mln lekë. Për ata me mesatare nga 5 deri në 9 përfitojnë 70 mijë student që nga 1 janar i 2019, efekti financiar 1 mld lekë. Për studentët që kanë paguar tarifën e  plotë bordi merr vendim për kthimin e parave në bankat e nivelit të dytë. Do t’ju kthehet gjysma e pagesës në llogari të tyre”, shpjegoi Ministri Ahmetaj.

Studentët e vitit të parë  me notë mesatare nga arsimi i mesëm 9-10, si edhe mesatare nga provimet e maturës,  lista e studentëve hartohet nga qendra e shërbimeve arsimore, dhe bëhen përfitues 100 % të përjashtimit nga tarifa. Vendoset përjashtimi nga bordi i administrimit. Bordet kanë një rëndësi shumë të veçantë në administrimin e kësaj lehtësie. Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e këshillit të ministrave është realizuar reduktimi në 50 % për studentet me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë student efekti financiar 150 milionë lekë. Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin kriteret ligjore, duke vendosur një afat deri në 4 javë për studentët të depozitojnë dokumentet, për gjendjen sociale të tyre. Skema për trajtimin me bursë për studentët, është vendim i këshillit të ministrave, studentët e familjeve përfitues të ndihmës ekonomike, bursa iu bëhet 10 mijë lekë në muaj”, u shpreh Ahmetaj.

Studentët që rezultojnë me notë mesatare 9-10 duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike brenda vitit paraardhës. Bordi i administrimit vendos bursën me fondin në dispozicion. Për studentët e pranuar në vitin e parë me mesatare 9-10 është e njëjta procedurë si në Bachelor, pra i shihen dhe notat e maturës. Këshillat bashkiakë nuk kanë më punë me bursat e studentëve. Për të gjithë ata që kanë paguar 100%, do t’u kthehen gjysmat”, tha ai.

o.j/dita

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *