Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj përmes një konference për shtyp deklaroi sot punësimi në Shqipëri vijon trendin rritës, ndërsa ka një ulje historike të nivelit të papunësisë.
“Sot është publikuar raporti i INSTAT dhe është konfirmuar trendi rritës i punësimit. Lajmi shumë i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, 12.5 %. Shqipëria mbetet me normën më të ulët të papunësisë tek rinia. Në këtë vit janë shpallur mijëra vende të reja punë“, u shpreh ministri Arben Ahmetaj.
Niveli i papunësisë ka zbritur në 12.5% në fund të tremujorit të parë 2018, duke shënuar nivelin më të ulët historik që pas viteve ’90, sipas INSTAT.
Ndikimin kryesor e ka dhënë ulja e papunësisë te burrat që ka zbritur me 3 pikë përqindje, ndërsa ajo e grave ka mbetur thuajse e pandryshuar. Rritja e punësimit u nxit kryesisht nga sektori i industrisë dhe i shërbimeve.
o.j/dita

Prandaj duhet emigrantet ne kete vend, se ka pune, por nuk pa profesioniste …!!! Hajde gallate, hajde … Tamam TALLAVA’
@Futja kot
Vazhdo futja kot dhe pa lidhje sa here qe zhgarravit.
Po 300 mije vende te reja pune qe Edvin Karagjozi deklaroi qe do te hapte sapo te hypte ne karriken e pushtetit?
sepse:
Tani po ky Kryeminister Karagjoz deklaron se do te hape ne mandatin e dyte 250 mije vende te reja pune vetem ne fushen e turizmit, shtoji ketu mijra vende pune te hapura nga KAQOLI i Rilindjes, Ministri i Financave Ahmetaj me shkolle filoqyli dhe del numuri sagllam 600 mije vende te reja pune TAMAM per talebanet e ISIS-it qe Edi Rama i ka qepur ne mareveshje ne terrin e nates per te mbajtur me cdo kusht pushtetin e tij mafioz dhe lakmitar duke e shitur Vatanin per dy aspra
Normale
Vetem ne epoken qirindase
Kane lene vendin 300,000
Persona te cilet Jane punesuar
Ne tregun e punes (te huaj kuptohet)
E pastaj thone qe I gjati nuk mban
Premtimet.
pixh pixh
hahahaha na kenaqen keta estradaxhinjte rilindjote. Ore po ku i ka gjetur gjithe keta gomere bashke kriepsikoja . Hahahahaha nga i merr keto shifra ky more aman! Hap CNBC-ne dhe shikon mbarevajtjen e kompanive te suksesshme dhe hopa kopjon ndonje shifer. Perpara shoke per fitorje te reja!