“Ai doli nga godina, hipi në makinë… ne e qëlluam”

redaktor

Zyrtarët e antiterrorizmit në SHBA kanë rrëfyer për momentet kur ata vranë Xhihadistin Xhon në një goditje të pastër me dron në momentin kur ai po hipte në makinë në kryeqytetin de fakto të Shtetit Islamik, në Raka të Sirisë.

Zyrtarët e Pentagonit janë 99 përqind të sigurt se njeriu më i kërkuar në botë, u “avullua” pranë një kulle sahati, pikërisht aty ku Shteti Islamik bën ekzekutimet publike.

Koloneli Steven Warren tha se Mohammed Emwazi, 27 vjeç, që u kishte prerë kokën disa pengjeve perëndimore, ishte “një kafshë”.

Sipas tij, “kjo vrasje do e bëjë botën ndoshta një vend pak më të mirë”.

“Aftësia e tij për të përdorur median sociale për të frymëzuar dhe radikalizuar njerëzit në botë nënkuptonte që ai po i bënte një shërbim të vyer Shtetit Islamik”.

Një zyrtar i lartë i tha CNN se sulmi me dron erdhi pas një mbikëqyrje të vazhdueshme.

Droni mendohet se e kishte gjurmuar Xhihadistin Xhon përgjatë gjithë ditës dje dhe e goditi sapo ai doli nga godina dhe hyri në makinë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se makina kishte katër liderë të ISIS brenda, përfshi këtu Xhihadistin Xhon.

Sulmi mendohet se ka goditur edhe një tjetër anëtar të “Bitëlls”, emri i përdorur për katër militantë britanikë të ISIS.

Sulmi u bë me një dron Reaper, me raketa Hellfire.

Këto drone kontrollohen nga pilotët amerikanë në një bazë në Nevada, SHBA, mbi 7 mijë kilometra larg.

Avionët pa pilot kontrollohen përmes satelitit, që transmeton pamje në kohë reale tek piloti drejtues në SHBA.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, dronët godasin me një precizion të frikshëm.

Droni u ngrit nga një pistë në Turqi dhe u kontrollua nga pilotët në SHBA.

Këta dronë kanë aftësinë që të monitorojnë shënjestrën për 24 orë.

Rrezja e tyre është rreth 1900 kilometra. Ata fluturojnë me një shpejtësi prej 370 kilometrash, deri në një lartësi prej 15 kilometrash.

Së fundmi thuhet se Xhihadisti Xhon e dinte se ishte i shënjestruar, ndaj fshihej me sa të mundej.

Por një raketë Hellfire, me vlerë 67 mijë dollarë, i mori jetën.

The British Isis militant, whose real name is Mohammed Emwazi, carried out a number of beheadings of Western hostages in SyriaEmwazi has been the subject of a manhunt for more than a year, after he first appeared in a beheading video, dressed all in black, in August 2014 This annotated image posted online by anti-ISIS activists Raqqa Is Being Slaughtered Silently claims to show where Emwazi is believed to have been killed (circled), just yards from the group's headquarters in RaqqaSymbolic: Anti-ISIS activist group Raqqa Is Being Slaughtered Silently said Emwazi was thought to have been hit near a clock tower (above) in the city centre where ISIS has carried a number of public executions

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *