Imami i njohur, postim për Arjanin: Profeti thotë se ai që shpëton jetë dhe vdes nga zjarri është dëshmor. Qofsh i Xhenetit vëlla

Rovena Cerka

Pas lajmit për gjetjen e pajetë të trupit të 32-vjeçarit, Arjan Sala që vdiq brenda magazinës në flakë të qëndrës tregtare në Tiranë, Dr. Imam Ahmed Kalaja lëshoi thirrjet  Dëshmori Arjan Sala!.

Ai është dëshmor i atdheut! Ai është hero i kombit! – shkroi Imami Kalaja në Fb. – Ai shpëtoi jetët e njerezve me jetën e tij. Ai që shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin e thotë Kurani, po ai që shpëton 25 jetë sikur të shpëtuar 25 njerëzime.

Profeti Muhamed (Bekimet e Zotit qofshin mbi të) thotë se ai qe vdes nga zjarri është dëshmor. Qofsh i Xhenetit vëlla! Njoftojmë se falja e xhenazes do të jetë në orën 15:00 në Xhaminë Bulçesh i Ri.

Qoftë varri për të kopësht i xhenetit! Amin!” e përfundoi mesazhin e tij hoxha i njohur.

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’. Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit.

Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *