Përshëndetje Dita! Nesër, siç ishte njoftuar, ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidat për kreun e kësaj Partie, i ndjeri Sokol Olldashi, pritej të ngjiste shkallët në Tv Klan, i ftuar në Opinion. Këtë radhë, intervista e Tij, pritej me shumë interes, jo vetëm se në ‘skaletën’ politike dinamika e ngjarjeve kishte evoluar, por se vetë i ndjeri kishte filluar të fliste me një zë ndryshe, edhe për vetë gjendjen në gjirin e Partisë së tij, pra ne PD. Kishte filluar të fliste, sepse e konsideroi veten besëprerë prej lidershipit të tij kur kandidoi për postin e kreut të Partisë duke garuar përballë Lulzim Bashës.
Olldashi, duke e parë se gara për kryetar, sa më shumë afrohej dita për votimin, me parimin një anëtar një votë, aq më shumë, rregullat dhe premtimi për një proces të paanshëm po shkonin drejt një erozioni, drejt një farse. Këtë Olldashi e denoncoi hapur si një proces jo të lirë, jo korrekt dhe i paracaktuar. Kjo ngjalli pakënaqësi. Olldashi, në Parlament, shkoi pak më tej duke e mprehur mirë kritikën për blerjen e votave. Spuntua vinte nga zgjedhjet për kreun e Bashkisë Korçë, por që opozita akuzonte strukturat e PS-së, se ka paguar për blerje vote. Po, Olldashi foli ashpër dhe pa ekujvok, për blerje vote nga të gjitha partitë. Por kemi bërë sikur s’e dimë,- tha Olldashi.
E pra, Sokol Olldashi, më në fund, mbasi e provoi mbi kurriz padrejtësinë, abuzimin, pse jo deri në poshtërim në garën e tij, vendosi të dalë nga rreshti, nga kori, ku ishte në shumë lexhislatura, me një ndryshe, duke dhënë shenja se durimi ka një kufi. Tashmë uniteti brenda Partisë kishte premisa të kishte plasaritje, po se në ç’masë, dhe se si i mendon gjërat për më tej dhe se si do operojë, duke tentuar të spjegojë mjetet për të arritur qëllimet. Ndoshta, këto e shumë të tjera do t’i dëgjonim nga goja e Sokol Olldashit në Opinion. Po nuk paska qenë e thënë publiku të merrte përgjigje për shumë e shumë gjëra që Koli i mendonte ndryshe në atë Parti. Ai iku sapo nisi të mendojë, duke dashur të guxojë të jetë vetvetja. Nuk e di, Perëndia apo gjë tjetër ia rezervoi këtë fat, po një gjë tashmë dihet nga të gjithë, se Sokol Olldashi nuk trazon ujëra. Ndoshta dhe kaq sa mund t’i ketë lëvizur, mendoj se, edhe ndonjë koleg që u duk se e kish hedhur hapin për të dalë nga rreshti në krah të Kolit, duhet t’i vërë gishtin mirë kokës, e të kthehet te vendi duke ulur kokën në shenjë pendese, e të shfaqet hapur, se është bindur se po mendove ndryshe nga shumica, edhe pse ke arsye, është ‘mëkat’… Respekte! Marku, Pukë.

….Sokol Olldashi, gjate gjithe jetes se tije te shkurter, ishte vetvetja. Kjo gje i eshte konstatuar qyshe ne moshe fare te njome…..dhe ai u be prijes qysh ne gjimnaz kur udhehoqi nje qytet te tere ne protestat e vitit 90, ne Dures…… U prehte ne paqe….