Bedri Islami
I lindur në vitin 551 para Krishtit, në shtetin Lu, me një inteligjencë të jashtëzakonshme, një ndër filozofët më të mëdhenj të gjitha kohërave, Konfuci do të shkruante se, “Mendimtarët janë të lirë nga dyshimet, të virtytshmit nga lakmia, të guximshmit nga frika”.
Ndoshta asgjë më shumë se kjo fjali tejet e lashtë nuk ka lidhje me atë çka karakterizon Moikom Zeqon.
Ai është një ndër mendimtarët më të lirë të kohës sonë, i virtytshëm deri në skaj dhe i guximshëm me të gjithë atë që shfaq.
Shpesh herë ai është vizioni që përplaset në shkëmbijtë e së pamundurës.
Një ndër pararendësit e idesë në të ardhmen, njeriu në vend të religjionit do të ketë filozofinë se mendimtarët do të jenë njëjtë si shenjtorët në religjionin e krishterë.
Kryengritës i poezisë, sidomos asaj postmoderniste, profet i Kryengritjes së re Poetike, eseist i një lloji të veçantë, sui generis, ai ka hapur aq shumë ujdhesa dhe pjesë kontinentale të një letërsie frymëmarrëse, sa që, nga bashkimi i tyre mund të formohet një kontinent i tërë.
Si thotë Rexhep Qosja, “Kërshëria mendore e Moikomit është e jashtëzakonshme: letërsi, mitologji, pikturë, histori, arkitekturë, arkeologji, politikë, gjuhësi. Është eseist me dhunti të gjithanshme, erudit i madh. Di shumë dhe shkruan shumë. Di shumë dhe dijen e përhap dhe gjatë bisedës dhe jo vetëm në libra”.
Jam matur shpesh herë të futem në këtë ngrehinë babilonase, por që nuk do të mund të shembet, e jam kthyer përsëri. Shkallaret e saj ishin të rrezikshme për mua dhe mund të rrëshqisja në secilin çast.
I thosha vetes se denjësia është e përkorë, por mundësitë janë të pakta. Ndjehesha si një njeri i etur në shkretëtirë , por që ka droje t’i afrohet oazit. Dyshojmë se e gjitha mund të jetë një mirazh, por, edhe kur e di se gjithçka është e prekshme, atëherë përsëri qëndron në pragun e hyrjes, duke i thënë vetes, “ Oh, zot, bëje ëndërr!”.
Dy herë jam ndjerë në këtë dyzim të vetvetes: në punimin e një libri për Perandorinë Kaderiane dhe diktaturën, dhe tani në një tjetër mister perandorak të botës së letrave.
Një ditë, ndërsa po rrinim me Moikomin në kafenenë e tij të zakonshme mëngjesore dhe po matesha t’i thosha se më grish endimi për të shkruar rreth botës që ai kishte krijuar, më pyeti befas: “Çfarë mendon për poezinë time, është e kuptueshme?”.
Ndërsa po i thosha mendimin tim, që e kisha bluar gjatë në vete, sa më ishte bërë bindje, mendova nipërit e mi të ardhshëm me librat e tij dhe isha i sigurt se ata do e ndjenin edhe më të afërt se ne, do e kishin, si të thuash, më të tyrin dhe më të prekshëm.
Këto shënime nuk kanë asnjë lidhje me miqësinë tonë më shumë se 30 vjeçare. As me rëndësinë e tij në familjen tonë.
Nëna ime, tash 90 vjeçare, ndoshta më shpesh se për këdo tjetër më pyet për dy njerëz , Moikomin dhe Ramushin. Njëri i letrave dhe tjetri i luftës. Dy njerëz që kur takohen i puthin duart dhe që ajo i puth si bijtë e saj.
Pra, nuk ka lidhje me këtë miqësi. Është diçka që më ka munduar dhe duke pasur këtë peng, edhe nëse nuk bëj atë që do të doja, i thashë vetes, të paktën do të lirosh shpirtin.
***
Është shumë e vështirë të shkruash për Moikomin, ndoshta duket e pamundur. Përmes shumë shkaqeve, mendoj se njëri është më përcaktues: ai është njëkohësisht në një kohë tejet të shkuar, po aq sa edhe përtej kohës sonë dhe vështirë i arritshëm.
Të merresh me studimin e Korpusit moikomian është një punë sizifiane, nëpërmjet së cilës mendon disa herë se je ngjitur në majë dhe, rishtas, duhet të ia rinisësh nga fillimi. Kjo nuk ka të bëjë me shumësinë e jashtëzakonshme të botimeve të tij, të cilat në më shumë se 110 librat e botuar përbëjnë thuajse 35 mijë faqe, por edhe nga publikimi i jashtëzakonshëm, tejet erudit i gjithçkaje që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen, të mirën dhe të keqen, orientin dhe perëndimin, të shkuarën dhe të tashmen, Poezinë dhe Mendimin, Vizionin dhe Ëndrrën, Universialitetin abstrakt dhe Alternativat e Historisë, Njerëzoren dhe Marramendjen e Pasjetës, Iluminizmin dhe Fatalitetin, Gjuhën e sotme shqipe dhe hieroglifet e lashta, Ikonografinë dhe Postmodernen, Lëvizjet Sokratike të mendimit dhe Përceptimet Konfuçiane , Botën e Fjalëve dhe Heshtjen e domosdoshme…të cilat, po ashtu, përbëjnë një korpus tjetër të pamatë, nga të cilat do të ngrihej edhe një vargmal tjetër marramendës, në majën e të cilit e ke të vështirë, në mos të pamundur të ngjitesh. Por, nga rrugëtimi drejt të cilit, nuk mund të shkëputesh. Mund të jesh i lodhur, mund të të ndjellë pushimin në çastin e tij, por , që do të kthehesh e rikthehesh, kjo është e sigurtë.
Moikomi është një krijues i çuditshëm dhe vështirë i përsëritshëm. Ndoshta është më i çuditshmi i letrave shqipe. Jo vetëm të kohës sonë. Në fakt, është përtej kohërave, në një botë mitike, përmes së cilës ai shfaqet si profetët e lashtë dhe shpresëdhënësit e rinj. Kalimi i tij nga njëra kohë në tjetrën nuk e bën atë më pak njerëzor, e bën të gjithëkohshëm dhe njëkohësisht shumë të prekshëm.
Ai është , pa dyshim, mistifikimi i një bote në ngjizje me të ardhmen dhe dëshmues i fuqisë së fjalës përmes së vërtetës. “Asgjë nuk është e bukur veç së vërtetës, shkruante Bualo, vetëm e vërteta është e bukur”. Kryeqyteti i Moikom Zeqos është e Vërteta. Aty ka ngritur fillimisht kasollen e tij të habitshme përmes poezive të para; pastaj tullë pas tulle, si në Babiloninë e Lashtë, ka gatitur një banesë modeste për të shkuar drejt arketipit të tij, një piramidë veprash dhe mendimi, që zor se i gjendet shoqja në truallin ballkanik e, duhet thënë, shumë përtej tij.
Armik i së zakonshmes dhe mik i të çuditshmëve, si Frederik Reshpjes dhe Lagushit, të mohuarve të mëdhenj të letrave shqipe, ai , si një e vërtetë natyrore e gjen veten në dialogun e pamohueshëm dhe njerëzor me ata që e duan të vërtetën, që e ndjejnë atë dhe nuk kanë asgjë më të shenjtë.
Me Moikomin do të ndodhë diçka e çuditshme. Brezi që do të vijë pas nesh do e njoh atë shumë më mirë se sa bashkëkohësit. Mes fjalëve të tij dhe konceptimit poetik të brezit që do të vijë nuk do të ketë asnjë ndarje; koha e sotme është e pazonja të studiojë si duhet atë, të nxjerrë përfitimet dhe përjetimet e poetit dhe dijetarit, ashtu si ka qenë e pamundur për shumë nga artistët e mëdhenj të kohërave. Ai bën pjesë në këtë plejadë me natyrshmërinë e artistit që nuk është thjeshtë vizionar; në rastin e Moikomit gjithçka është kaq e gjallë, moderne, e prekshme dhe enigmë njëkohësisht, ai ka arritur që në Veprën e tij shumë- shumë të gjerë, të ketë edhe unin e tij, pra të jetë i pranishëm, i konceptueshëm, ndonëse e gjithë kjo mund të ketë qenë e pavetëdijshme. Korpusi i tij, më shumë se 100 vepra madhore, është aq i gjerë sa që mendja e njeriut të vetëm duhet të jetë tej së zakonshmes së një gjeniu; ai do të rrokë kaq shumë tema dhe personazhe, sa që prej tyre mund të kemi një bibliotekë të pazakontë ose edhe një enciklopedi; ai e bën veten pjesë të dhimbjes duke e ndjerë atë dhe kjo, e gjitha, e bën të duket e pamundura vështirë e arritshme, por ja që është arritur.
Indianët, budistët në veçanti, besojnë në një numër të pafund lindjesh dhe jetësh të mëparshme. Pak e njoh historinë e një princi të Nepalit, i quajtur Siddhartha Gautama, i cili u bë Buddha, ose i Zgjuari, por, nëse sado pak të ishte e vërtetë kjo histori, mund të mendoja se pararendësit e Moikomit kanë qenë të shumtë, që nga Gazulli, Budi ,Gjon Buzuku- më i përndritshmi mes meshtarëve të kombit, De Rada, Bogdani më shumë luftëtar e dijetar i madh se sa predikues, i varrosur si peshkop në një kishë të Prizrenit, trupi i së cilit, si mund të kishte ndodhur vetëm në lashtësi me tragjedianin e madh, Euripidin, iu shpërnda qënëve; më tej – Bardhi, Serembe, kronistët e Kastriotit, Mjeda, Migjeni…të cilëve u ka kushtuar trajtime të tëra studimesh dhe për të cilët ka krijuar panteonin e tij.
Arti i Moikomit është si të thepisurat e malit Ararat, maja e të cilit nuk u zhyt nga përmbytja e Noes. Nuk do të ketë kurrë zhytje. Do të ndodhë e kundërta. Vitet duke ikur, si ujërat që zbresin, do të dëshmojnë magjinë e fjalës dhe të një perceptimi ndryshe, shumë përtej kohës sonë dhe krejt afër me kohën që do të vijë. Ndoshta paraprirës i saj, një kasnec i çuditshëm, kurrë ëndërrthyer, me aftësinë për të parë tej larg kohës së tejdukshme, reformator i fjalës dhe dashuronjës i pashoq i meditimit.
Moikomi nuk ka një sozi në kulturën shqipe. Mund të ketë shumë të tillë, por kurrë vetëm një. I shpërndarë në shumë fusha, kudo vështirë i arritshëm, i përcjellë nga tradita magjike e fjalës dhe këndvështrimi enigmatik i njeriut fisnik, i saktë në të vërtetën e tij dhe i vërtetë në të saktën që ka përcjell, i pasionuar ndaj qytetërimit njerëzor dhe gërmues i së shkuarës – atë është e vështirë ta përcaktosh se çfarë bart në vete. Arkeolog, studiues i nënujërave, biograf, poet, meditues, historian, shkrimtar, përkthyes, gërmues i arkivave, i gjithëdijshëm, të gjitha së bashku në një njeri janë si shumë, por edhe kjo nuk është e mjaftueshme.
Ai është ndër njerëzit e paktë, specie n137 zhdukje, që bart mendimin e shumë shekujve, dhe këtë do ia përcjell edhe brezave të tjerë. I pangjashëm nga të tjerë, në një mjedis të vetmisë së pashpjegueshme, ai, edhe pa qenë në një luftë të ditur, është luftëtari që ekziston. Armik i varfërimit mendor të shtetit në vetvete – ai shpall kredon e tij, lirinë e të menduarit dhe dijen si mundësi ekzistence; shkencën si domosdoshmëri dhe poezinë si arti më i lartë i së mundshmes.
Moikomi e ka trajtuar atdheun më shumë se një akt besimi , përkushtimi dhe malli. Ai e ka ndjerë vendin e tij në çdo qosh, në të gjithë përbërësit e tij dhe në të gjitha këndvështrimet. I zakontë apo i pazakontë të ketë qenë një vend; e zakontë apo e pazakontë koha e tij, kjo nuk ka qenë e rëndësishme. Për të, si për krijuesit e kohës, ai, mbi të gjitha, fillimisht është ndjerë shpirtërisht i lidhur me vendin e tij, me ujërat, lumenjtë, lartësitë e maleve, me kreshtat, luginat dhe tokën; e ka ndjerë veten të shumëlindshëm njëkohësisht; shkodran, durrsak, tepelenas, sarandiot, drenicak, llapjan, dukagjinas, lab, pogradecar, mitrovicas. Shikimi i tillë do e bëjë atë një ndër studiuesit dhe publicistët më të angazhuar në luftën për çlirimin e Kosovës, duke botuar dhjetëra e dhjetëra shkrime në mbështetje të UÇK-së, duke polemizuar dhe argumentuar luftën si shansin e fundit për kombin, dhe, të gjithë këtë, pa kërkuar asnjëherë shpërblimin sado modest. Dhe, si për të bërë gjithçka që ishte e mundur, një ditë washingtoniane, ai niset dhe i shkruan Presidentit Amerikan, Klinton, për atë që mund të ndodhë në Kosovë, si një parathënës i mahnitshëm i asaj që ndodhi. Disa ditë më pas presidenti Klinton i përgjigjet, “ I dashur Moikom…”.
E njëjta gjë dhe i njëjti letërkombim që kishte ndodhur më herët e do të ndodhë edhe më pas, mes Ismail Kadaresë dhe disa nga figurat më të shquara politike të shekullit që shkoi.
Askush nuk u tha atyre ta bënin këtë. E bënë, sepse e ndjenë. Kur, disa muaj më parë, në një bisedë me Kadarenë, i thashë se qëndrimi i tij ndaj luftës në Kosovë kishte pasur më shumë rëndësi nga gjithë qëndrimet e shtetasve shqiptarë dhe se thënia e tij, “UÇK-ja është dalzotëse e Kosovës”, më është përgjigjur kaq shumë natyrshëm, se “kështu e kam ndjerë, askush nuk më tha”.
Moikomi si mik është një veçanti e pazakontë e së tashmes, por normale e brezit të tij. Në fakt, nga i njëjti auditor dolën edhe disa nga figurat më të njohura të letrave shqipe, gazetarë, publicistë, autorë të njohur, por edhe njerëz të sipërores së veçantë. Ai studioi me një elitë njerëzore të pashoqe, të cilët edhe sot e kësaj dite shquhen për vlerat njerëzore.
Nuk ka ngurruar kurrë të jetë kundër rrymës në miqësitë e tij dhe i habitshëm në shfaqjen e saj.
Do të ishte e mjaftueshme vetëm miqësia e tij , më shumë se gjysmë shekullore me Frederik Reshpjen, të leçiturin e madh të sistemit, dy herë të burgosurin dhe të ndaluarin e pazakontë, për të krijuar një filesë mendimi.
Por kjo është një temë e gjerë, tek e cila mund ta ndalesh për një çast. Dhe, nëse rifillonn nuk do të ndalesh më.
Perandoria e Moikomit
Ka qenë jashtëzakonisht e mundimshme krijimi i një perandorie të tillë, që për më tepër është dy krerëshe.
Nga njëra anë ajo që ai vetë ka krijuar, siu generis, e tija dhe vetëm e tija, asgjë e njëjtë me idhujt e tij si Migjeni, Mjeda, Reshpja, Poradeci, Noli, Borges, Kafka, Xhojs, Shekspir, Dante, Gëte, e përsëri e njëmendtë me krijimet e tyre.
E veçantë në perceptimin e botës, në stilin krijues, në të papriturën e vargut, në figuracionin rrëqethës, në shumëllojshmërinë e botimit, në rrokjen e hapësirës universale shqiptare, ndoshta që nga krijimi i botës dhe deri në shekujt që do të kenë shumë gjëra të përbashkëta me perandorinë e tij.
Nga ana tjetër është shumë dimensionaliteti i krijimit, ku janë të gjitha, që nga shkrimet e shenjta, agimet kumbuese dhe të arta të Babilonisë, bronxi i shpatave të Kretës dhe të Mikenës, thellësia e hierogliefeve të Egjiptit, enigma e shkronjave fonetike të fenikasve, komentarët e lashtë, tragjeditë e humbura të Eskilit, librat e panjohur të Tacidit, Marin Barletius dhe “De obsesione Scodrensis, ( Rrethimi i Shkodrës), vdekja e heretikut Savonarola në turrën e zjarrit, ku kishte shkuar me këmbët e tij; djegia e dorëshkrimeve të Kafkës, mungesa e krijimeve të fundme të Migjenit, mrekullia e profetit që shkroi LIBRI I JODIT, një pararendës shekspirian; më tej Niçe, Shopenhauer, Shiler, Dante, Magna Karta, Makabe Zaharia, Solomoni, madhështia e Shën Sofisë në Konstandinopojën e krishterë, Anatol Frans, Balzak…bota e Hadit dhe Askundi…Uitmani si shfaqje e shenjtërisë poetike, Jezusi, predikuesi më i njohur i botës, i cili, vetëm një herë shkroi një varg në rërë dhe e fshiu, bota e Orientit si një enigmë e mistershme dhe ndjellëse deri në sublimen e panjohur..skicat e Da Vinçit dhe miti i Dedalit dhe Ikarit, si shkëndijime poetike, sfiksi i Tebës në përballimin e të panjohurës njerëzore, bora që bie mbi një qytet të njohur, Washington D.C, që i kujton rrugët dimrore të Migjenit dhe De Radën në bardhësinë e moshës së tij…peizazhet në flakë të Salvator Dalit dhe Guernikën e Pikassos, Volterin e përkulur mbi Kandidin e tij, Makiavelin, Du Fu-në, …
Është një botë e tërë, e studiuar, e eseizuar, e rikthyer në mit, e poetizuar, e ringjallur, e përlindur, e afruar bujarisht, e bartur mbi shpinën e mendimit, e gdhendur dashurisht dhe e dyshuar njerëzisht.
Kjo perandori letrare, ngritur mundimshëm dhe përmes studimit të njëmendshëm, e dhënë bujarisht për të tjerët, pa asnjë gardh pengues apo mohues, është e në të njëjtën kohë e lëvizshme, por e qëndrueshme.
Duke qenë një shkrimtar i madh, ai është i prekshëm si njeri, çka nuk ndodh zakonisht. Perandoria që ka ngritur e ka zbrapsu ndërlikimin e tij, sepse ka hapur portat. Nëse ndonjëherë do të krijohet mbretëria shqiptare e letrave, Moikomi do të jetë pa dyshim princi më i njohur i bukurisë së shpirtit dhe i hulumtimit të papërsëritshëm, vezullues, lëvizës, përcjellës imazhesh dhe ëndrrash, i koncentruar dhe i heshtur, që, sa më shumë koha të kalojë, aq më modern do të bëhet. Ai luan me kohën në atë perandori që ka krijuar, jetues i dy shekujve që përgatit veprën e tij edhe për shekuj të tjerë,. Ai ka arkitekturën e veçantë të kësaj perandorie që sa është e ngjashme me perandorinë kadareiane, aq është edhe e ndryshme. E ka ngritur këtë si një mbret dhe skllav i fjalës, por duke qenë i lirë. Ka robëruar kohën për të çliruar shpirtin. Filozof i prognozave të mëdha dhe gërmues i matemorfozës së sistemit, ai ka bërë vend për studimin e religjioneve të mëdha, dhe perandoria e tij e ka pranuar këtë , sepse është e pamatë, e lirshme dhe e hapur.
Në këtë perandori mund të futesh në një ditë apo orë të caktuar, por, si në të gjithë labirintet e mëdha, nuk e di kohën e daljes dhe as mënyrën e shkëputjes prej saj.
Moikomi si filozof, më shumë se gjithçka tjetër, është udhëtar i gjithësisë, qytetar i saj dhe dishepull njëkohësisht. Studimi i filozofisë nuk është profesioni i tij, por lëvizja e ideve, që nga paralashtësia e deri në momentet e tashme, është bërë pasioni i tij i padukshëm, si ato Urtësitë e Brendshme të filozofëve kinezë, të cilat, për vetë atë nuk kanë njohur kufi dhe nuk janë mbyllur në gardhin e një shkolle të vetme. Ai është njëkohësisht pitagorian dhe sokratian, adhuron Platonin dhe bën dëshifrimin e jetës dhe të vdekjes së tij, ndjekës i Senekës, Aristotelit dhe i Konfuçit, budist dhe i krishterë, i lidhur pas Shopenhauerit dhe Niçes, gjen ngjashmëritë mes Platonit dhe toistëve të lashtë, ndjek udhën e reformatorëve të mëdhenj të Kishës, Jan Husin dhe Luterin, e gjen këtë shenjë hyjnore tek Gjon Buzuku ynë, shkapërcen pa asnjë ngurrimi kohërat dhe rikthehet tek Koncilet e Trentit, po aq natyrshëm sa edhe në bisedat e Virgjilit me Danten në një parajsë nënqiellore; dyshues për gjithçka dhe kërkues në gjithçka, të afron mendimin e Tomas Mor-it, – ah “Utopia” e tij, një histori e përkryer që zhbën historinë banale, historia e njeriut në luftë me historinë e anti-njeriut, shpresa e projektuar dhe grishja e mendimit; dhe Erazmit të Roderdamit, njëlloj si edhe mendimin filozofik të De Radës; mendimi i tij filozofik i ngjan më tepër se gjithçhka tjetër koraleve të qëndrueshme mbi shkëmb, sepse në të gjithë këto thellime, përsiatje, “kolonizime” vetjake, kapërcime kohërash për të zbuluar mendimet brahmane dhe budiste, njëjtë si shkrimet e shenjta, të lashta sa rifillesa e botës. Buda,Solomoni, Krishti, Muhameti, Uilltman dhe Borges, si poetë mendimtarë, skllevërit zezakë që krijuan profetin e tyre të lëvizjes paqësore, Martin Luter Kingun, njëjtë si kishin krijuar mendësitë filozofike indiane tek një burrë i shkurtër, mbështjellë me çarçafë të bardhë, si përmes reve, hyjnorin e tyre, Gandin..
Për Moikomin unë do të shkruaj rishtas e rishtas. E kisha të vështirë të hapja një brazdë dhe të mbjell disa fjalë.
Më duhet ende më shumë kohë për të shkruar për artin e tij të veçantë, për poezinë dhe prozën, për të cilën Dritëroi do të shkruante se “Proza e Moikom Zeqos, është një prozë e madhe, i nivelit të Umberto Eco-s”, për idhujt e tij të qëndrueshëm, bashkëbisedimet e habitshme me ata që nuk janë më dhe kredon e tij filozofike, për të veçantën e një libri shterues, për Lasgush Poradecin; kam hapur vetëm një deriçkë, perandoria e tij ka dhjetëra , e ndoshta, qindra të tilla.
“Deriçkën” time të sotme desha ta mbyll me një shënim.
Në Shkodër, me 28 nëntor të vitit që sapo shkoi, Moikomi ishte i ftuari i veçantë në ditëlindjen e 90-ë të nënës sime. Së bashku me Donika dhe Ekrem Bardhën.
Të tre janë ndër njerëzit më interesantë që njoh. Donika, që në takimin e parë më është dukur se ka dalë nga vargjet e Darës apo të De Radës, diçka e tejshkuar nga mirësia dhe dinjiteti i pashoq; Ekrem Bardha ishte habia e ime për një njeri që e dija së paku nga Kukësi, pasi ishte shkrirë për Kosovën, ndërsa ishte kolonjar, dhe, Moikomi, si zotët e dikurshëm zeusianë.
Ai, Moikomi, më dhuroi librin e tij “Lasgushi i panjohur”, në faqen e parë të së cilës shkroi “ Bedriut tim të dashur, për të treguar se poetët e mëdhenj janë më univers krijues se sa fëlliqësirat mediokre të politikës. Me dashuri, Moikom Z.”.
Poetët ndërtojnë një botë.
Nganjëherë ata ndërtojnë botën e tyre, krejt të veçantë.
Ai krijoi botën e tij, botën moikomiane!

Ma e pranushme :Boten MoikomZeqiane.
Ne keto momente kaq te trazuara qe kalon vendi,me kaq halle dhe shqetesime qe ka populli,me nje opozite idiotesh dhe me nje kryeminister,qe vetem per popullin nuk ka punuar asnje dite,DITA merr persiper te mbushe faqet e saj me karamele per Moikomin!
E vleresoj Moikom Zeqon,por tani edhe ai te perdoret per interesat konkrete te vendit e jo te tija personale!
Lavderimet per njeri tjetrin lerini pas “lufte”!
Moikomi dhe Konfuci?
PO C’A THU O ENVERISTI BEDRI ISLAMI?
sepse:
Konfuci ka thene:
“JO CDO GJE QE FLUTURON MUND TE HAET.”
nderkohe qe:
Moikomi hante cdo gje qe i servirte Partia e Punes me mesimet e Enverit, si Dritero Agolli pershembell dhe si shume te tjere, madje edhe kur donte te bente seks me gruan shkonte tek Organizata Baze e Partise dhe kerkonte leje,
prandaj:
O Bedri Islami aman dhe derman me keto furca si llogje fillozofike te propagandes enveriste se na prishe humorin dhe na e le kafene ne fyt ketu te Tajvani duke soditur natyren e bukur shqyptare pa Parti dhe pa Enver.
A e merrni vesh se kush eshte ky HALEJA INTEKTUALE? Nje Zagarlehes i Kazaneve te plehrave te Taivanit qe cdo dite leh dhe jargavitet mesvedi sepse eshte nje Qen deficient me mungesa karizmatike personale…..dhe vetem ham..ham..ham..cdo dite..vetem ham..ham..
Mos je edhe ti nga ata qe kerkoje leje te Organizata Baze kur doje te beje seks me gruan?
sepse:
Moikom fanatiku i Partise i bente lutjet me shkrim dhe ka lene gjurme te thella ne indoktrinimin enverist qe i ka bere shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu qe dine vetem te hungerrinjne si Kafshe Pylli:
HAM…HAM…HAM
Kur Driteroi e perzuri gruan sovjetike me gjithe djalin e tij, Enveri e pyeti me qesendi:
PO C’NA BERE MO DRITERO? SE NA PRISHE RELATAT ME BASHKIMIN SOVJETIK?
Driteroi qe mund te ishte servil i papare si Moikomi, por qe kishte pervoje te gjate ne intrigat komuniste ja ktheu me te shpejte:
SHOKU ENVER, BERA VETEM DETYREN QE MA THA PARTIA NE VESH QE TE MOS DEGJOJE ARMIKU.
prandaj:
Kush eshte HALJA dhe WC ketu?
Akoma pyet ….Per ty e kam fjalen HALE apo WC..zgjidh ke te duash meqe pyet…
Duket ashiqare qe ke zgjedhur ta besh debatin me HALE dhe WC si te gjithe halabaket fanatike te Partise,
prandaj:
Beji te fala Moikomit qe nuk e hapi gojen asnje here per shkaterrimin e Teatrit Kombetar te arkitektit famoz Gherardo Bosio, por u hodh perpjete sikur e kishte pickuar zekthi, kur intelektualet properendimore kerkuan heqjen e mozaikut idiot te realizmit socialist me yll komunist ne krye ne ballin e Muzeut Kombetar te projektuar nga goca e Fecor Shehut si nje Kulceder Komuniste ne mes te sheshit qendror te Tiranes, sikunder Piramida Famekeqe e Enverit ne lulishten perballe Kryeministrise se Edvin Droges
SI NJE REZIL I SHQYPNISE QE PO KERKON TE HYJE NE BE-NE ANTIKOMUNISTE.
Nuk mund te shkruajm e te shprehemi pozitivisht nji her? Vetem shkelma dijm te hedhim, vetem perblatje?!?
Moikom Zeqo esht nji nga mbartesit e denje te pasaportes se kombit Shqiptar!
DITA duhet te marre pesiper ate rol historik qe pati marre dikur gazeta “Koha jone” per shporrjen e banditit Sali Berisha nga pushteti!
Por ndryshe nga ajo kohe,sot DITA duhet te luaje ate rol ne shporrjen e te gjithe klases politike qe sunduan ne kete vend pa meshire prej 28 vjetesh,duke e cuar ne buze te humneres se pakthyeshme!
DITA nuk duhet te pranoje me idiotesira te tilla si “Rama eshte me i mire se Berisha”,se “Nuk ka njeri tjeter me te mire se Rama”,se “Erion Veliaj eshte njeriu me i mundshem per te zevendesuar Ramen”,se “Shqiperia duhet te hape negociatat me Europen,prandaj ta leme Ramen rehat”,se “Rama po ben reformen ne drejtesi”,se ‘;Rama eshte njeriu me i pranuar nga nderkombetaret” etj,etj!
Asnje nga te gjitha keto nuk vlen me se Rama mbi te gjitha ka cuar ne KOMA vete PS-ne,qe sot nuk ekziston si parti politike,por si prona private e Rames!
Se Rama ka marre te gjitha atributet e nje diktatori fashist,qe ne Shqiperi sot nuk behet asgje pa deshiren e tij!
Se Rama ka zhdukur shtetin ligjor nepermjet kufomes kriminale te ashtuquajtur “Bashkeqeverisje” dhe askush nuk guxon ta vere me shpatulla per muri kete diktator antipopullor qe i ka vene kazmen shtetit shqiptar!
Rama ka cuar ne vdekje klinike te gjitha sindikatat duke i nenshtruar apo blere kreret e tyre,duke perdorur pushtetin e tij kunder cdo fryme opozitare popullore ,por qe nuk ka te beje me opoziten politike!
Rama ka perdhosur te gjithe aktivitetin e Kuvendit te Shqiperise duke e kthyer ate ne nje MEJHANE pijanecesh dhe karagjozes!
Rama sot ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten publike aq sa sot nuk ke zyre ku te besh nje ankese e te te japin zgjidhje!
Rama eshte njeriu qe ka PRIVATIZUAR cdo gje ne Shqiperi pervec ajrit dhe diellit,por ka SHTETEZUAR ANKESAT E POPULLIT duke i dhene nje goditje vdekje prurese demokracise dhe shtetit ligjor!
Rama eshre frymezuesi dhe nxitesi i korrupsionit ne Shqiperi se ka marre ne mbrojtje te korruptuarit duke ua mbyllur gojen qytetareve qe denoncojne!
RAMA DUHET TE SHPORRET NGA QEVERIA!
Shume dakort me komentin tuaj
Publicistet e Dites jane perfshire nga Sizifizmi.
Asnje nuk i referohet dot mendimit filozofik pa sizifizmin.
As Moikomi..
Kjo eshte e njejta gje valle per te cilen mendojne tere diten te gjithe njehereshi?
Moikom, ndrequa pak gjuhen “Sizifiane” ketyre kaqoleve te Dites..
Fjala “dorezim” ne shqip perkethehet qe shkon vete dhe paraqitesh ne polici per tu arrestuar,,
Nuk ka nevoje ti vihet “vete” perpara
Ne cfare pellgjesh te ndenjura ju notojne trute?
U dorezua..
Dorezohu
nuk mund te kete u vetedorezua,, vetedorezohu..
O Moikomi i Zeqos, folu pak ketyre te Dites se po lene nam me gjuhen shqipe.
Nuk mund te kete vegjetacion gjuhesor sipas metabolizmit mendor te idioteve qe pretendojne te bejne gazetari.
Mos e shemtoni gjuhen
E vështirë të shkruash për Moikom Zeqon. Një bibliotekë universale që lëviz, ku, në rafte, janë rradhitur më shumë se 120 libra të tij.
Një shkrim serioz për një dituri serioze.
ZBedri!Shkrim dhe pasqyrim inje te vertete per humanistin e ralle idealistin mendje ndritur qe nuk kursen per ti ngjizur kujtedo ate cka ka di dhe qe nuk rreshtet se mesuari me nje etje teper te vleresuar.
Z Moikom eshte dishepull i njohurive te perboteshme duke thithur vetem vlerat me pozitive te verteta reale per te cilat kemi aq shume nevoje ne Shqiptaret.
I urojme ketij mendje ndrituri,gjithmone suksese dhe fatbardhesi ne jete.
O “injoranti kongjenital Intelektual” Teatri kombetar nuk ka qene projekt i te famshmit BOSIO,por nje dopolavoro e kohes se pushtimit italian..Projekti i Bosios ka qene qendra dhe Ministrite or BOLE mediatike…
Kam nje fotografi te Bosios qe ka pozuar para kompleksit Skanderbeg qe sot eshte ne nje pjese te tij edhe Teatri Kombetar si nje RELIKE monumentale e Trashegiminise Kulturore te Tiranes dhe te gjithe shqyptareve. Po pate kesheri eja te Tajvani se ta tregoj ne origjinal.
PSE MOIKOM ZEQO, PROFESORI I KULTURES E MBYLLI GOJEN ME 7 DRYNE PER SHKATERRIMIN QE PO I BEJNE VANDALET ENVERISTE TEATRIT KOMBETAR ME ARGUMENTA KOMUNISTE?
dhe:
Nga ana tjeter sapo te perndjekurit politike kerkuan heqjen e basoreliefit te shemtuar te realizmit socialist ne balle te Muzeut Kombetar, veper idiote enveriste me yll, pushke dhe hanxhare, qe ishte produkt i goces se kriminelit Fecor Shehu si nje MUT komunist ne mes te Tiranes, Moikom Fanatiku u be si gore llapazane dhe nuk la kundershtar pa denigruar me liber shpie si nje enverist i denje.
PO PSE NUK E PRISH EDVINI EDHE KRYEMINISTRINE UNIVERSITETIN DHE KONSERVATORIN ME ARGUMENTIN SI “DOPOLAVORO FASHISTE”?
njeshtu:
Sic prishi Stadiumin e Bosios me egersi te papare nga lakmia per te vjedhur hapesira dhe fonde publike me Fushat dhe Bashkim Ulajt e tij?
HE MO BOLE ENVERISTE ME HAJDUTIN E EDVIN DROGES, BASHKIM ULAJN JE TI?
Kam nje fotografi te Bosios qe ka pozuar para kompleksit Skanderbeg qe sot eshte ne nje pjese te tij edhe Teatri Kombetar si nje RELIKE monumentale e Trashegiminise Kulturore te Tiranes dhe te gjithe shqyptareve. Po pate kesheri eja te Tajvani se ta tregoj ne origjinal.
PSE MOIKOM ZEQO, PROFESORI I KULTURES E MBYLLI GOJEN ME 7 DRYNE PER SHKATERRIMIN QE PO I BEJNE VANDALET ENVERISTE TEATRIT KOMBETAR ME ARGUMENTA KOMUNISTE?
dhe:
Nga ana tjeter sapo te perndjekurit politike kerkuan heqjen e basoreliefit te shemtuar te realizmit socialist ne balle te Muzeut Kombetar, veper idiote enveriste me yll, pushke dhe hanxhare, qe ishte produkt i goces se kriminelit Fecor Shehu si nje MUT komunist ne mes te Tiranes, Moikom Fanatiku u be si gore llapazane dhe nuk la kundershtar pa denigruar me liber shpie si nje enverist i denje.
PO PSE NUK E PRISH EDVINI EDHE KRYEMINISTRINE, UNIVERSITETIN DHE KONSERVATORIN ME ARGUMENTIN SI “DOPOLAVORO FASHISTE”?
njashtu:
Sic prishi Stadiumin e Bosios me egersi te papare nga lakmia per te vjedhur hapesira dhe fonde publike me Fushat dhe Bashkim Ulajt e tij?
HE MO BOLE ENVERISTE ME HAJDUTIN E EDVIN DROGES, BASHKIM ULAJN JE TI?
O intelektuaj me te thene te drejten shume komente bere.Meqe je kaq ekspert te beje nje artikull tjeter si kunde
peshe pe z.Moikom she te filloshit debatin.
E bera nje shkrim shume te bukur per te debatuar me Moikomin e Enverit, por ma fshiu gazeta DITA, ishte per hipokrizine e Austrise qe ngriti Kurt Waldheimin si Sekretar te OKB-se dhe e zgjodhi disa here si President te Austrise kur MOSADI i Izraelit zbuloi se kishte qene killer i SS dhe i Gestapos se Hitlerit me nje thes me krime kunder njerezimit ne kurriz,
njashtu:
Sic jane te gjithe fanatiket e Enverit si Moikom Zeqo qe ne Kohen e Qepes te Partise se Punes betoheshin:
POSHTE NATO DHE IMPERIALIZMI AMERIKAN!
dhe:
Sot e kane kthyer mesallen dhe thone:
RROFTE NATO DHE IMPERIALIZMI AMERIKAN!
njashtu:
Si Edi Rama qe nuk ka kerkuar asnjehere falje per krimet e babait te tij, kriminel dhe xhelat i Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident antikomunist ne vitin 1988 dhe tani po kerkon pa pike tyrpi dhe ndjese te futet me gjithe kriminelet e Enverit si Gramoz Ruci ne BE.
Intelektual nuk ta di moshen.Por po te kishe jetuat edhe ti .ose babaj jot.ne ate perjudhe do te thonte te jejtat shprehje Rrofte Enveri. Poshte Enveri rruge tjeter nuk do te kishe pervec hapsanes.
Babai i intelektualit tha ne 1946:
POSHTE ENVERI SE JA KA SHITUR SHQYPNINE DHE BYTHEN E TIJ BEOGRADIT DHE MOSKES!
dhe:
Per kete Enveri e vrau me tortura duke i thyer kockat e trupit njesoj si sekretarit te pare te Ambasades Amerikane ne Tirane, Loni Adhami, ja ke degjuar emerin, nese jo shko se e ke te dera e Ambasades ne rrugen e Elbasanit,
ndersa:
Hapsana enveriste u hap gjere e gjate per intelektualin dhe u mbyll me 7 dryna pas tij, derisa miqte e mij amerikane me nxorren dhe me shpetuan jeten, cfare moshe kam jo me shume se Moikomi i Partise se Punes, por qe nuk e shiti nderin e familjes per dy aspra si Taraboshi me mesallen me dy faqe nga pas.
Nje pershkrim i rralle,real,i vertete qe duhet te vleresohet per saktesine,urtesine,shpirtmadhesine dhe mendjediturine qe Z.Moikom i inspiron dhe injekton ne rubrikat e perditeshme me nje gjuhe te pasur e te paster ku pasqyrohen vlerat e gjithaneshme diturake njerezore e humane aq te domosdoshme per te gjitha brezat.
I lartesuar dhe i lavderuar qofte gjithmone dituria,urtesia dhe largpamesia e Tij.
Nderime dhe urimet per jetegjaresi e lumturi ne jete e ne familje.
Intelektual ne 1946 babaj jot nuk e ka njohur fare Enverin ai me sa po thua ti paska qene o balliste bashkpunetor i pushtueseve o legalist pro mbretrit nje armiku dhe hajduti.te ketij vendi.Tani per momentin jeni ju qe paskeni vuajtur ne ate regjim dhe do ta shpetoni shqiperine Persa me perket mua me merr te keqiat per dy faqet e mia i kam me te pastra se te tuat se gjithe jeten time kam jetuar si qytetar i nderuar dhe as jame bere dhe as nuk behem ure e askujt. Per Moikomin te thashe nukke nevoje te ofendosh njeri .Po je i zoti shkruaj nje artikull dhe kundershto ato qe shkruan Zoti Bedri Islami Prejardhja e ime eshte realiste e djathet dhe jo fshatar as i burgosur oilitik apo ordiner. .
O BOLE enveriste pa moral si “Mesalla me dy faqe”:
Historite me balliste dhe legaliste tregoja kalamajve te tu per t’i bere fanatike te Partise se Punes,
Enveristin fanatik, Bedi Islami intelektuali nuk ka nevoje ta kundershtoje ne debate idiote allogjike, sepse ai kundershton veten me dacibaot qe shkruan papushim ne gazeten DITA duke fajesuar opoziten per zullumet makaber antikombetare te Edi Rames qe ka 6 e kusur vjet ne pushtet dhe po vjedh njesoj si Enveri me Saliun, madje ja ka parakaluar me kohe ne hajnine e tij te fondeve publike me Kulcedren Bashkim Ulaj&Lukuni dhe vret njerez njesoj si babai i tij dhe Saliu sic vrau djalin nga Bularati si nje zog pule me Renean e tij duke e mbuluar vrasjen me propagande patriotike,
HE MO BOLE ENVERISTE PER CFARE TE DEBATOSH ME FANATIKUN E PARTISE, BEDRI ISLAMI?
qe:
Flet me patriotizem per integrimin e Shqypnise ne BE, por qe nuk di ta hape gojen per Edi Ramen qe vjedh dhe vret si Enveri, qe nuk di te kerkoje falje per krimet e komunizmit dhe per krimet e babait te tij kriminel, killer vrastar te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te Havzi Neles, meqe thua se je i djathte po te ishte Havzi Nela djali yt keshtu do te flisje ti o BOLE enveriste?
SI MESALLA ME DY FAQE?
Ne 1946 Enveri i vrau intelektualet dhe i masakroi familjet e tyre, jo sepse ishin balliste apo legaliste, por sepse keta intelektuale properendimore nuk deshen qe ne Shqypni te implementohej MURTAJA bolshevike, faren e se ciles po e hidhte ne trojet tona Enver Hoxha me xhelatet e tij servile, kriminele gjakatare si puna jote ne vitin 1946,
sepse:
Enveri Luften e kaloi me gjithe Nexhmijen te vila e kunatit te tij Kryeballist dhe Kryefashist, Bahri Omari, ja ke degjuar emerin? Pyetet Pellumb Xhufin dhenderin e Donika Omarit dhe Luan Omarit se ta spjegojne ata per babane e tyre bamires dhe financues te Enverit dhe sesi nga vila e Bahri Omarit, Enveri spiunoi tek fashistet Qemal Stafen se e shikonte pengese drejt pushtetit absolut qe po kerkonte te instalonte ne Shqypni, ashtu sic vrau te gjithe shoket e tij me pas. Nga ana tjeter ishte Enver Hoxha qe pasi nuk mori asnje provim ne France shkoi si sekretar i pare i Ambsades se Ahmet Zogut ne Bruksel, he si ta thote mendja ty, kush te bente Sekretar te Ambasades po te mos ishe spiun besnik i Mbretnise ate kohe dhe sot? Per te mbeshtetur tezen se kush ishte ballist dhe kush ishte legalist dhe zogist ja ku ke nje material tjeter te besueshem ketu me poshte qe te mbullesh halen e BOLES fanatike per kete teme:
https://ekonomiaonline.com/histori/fejesa-motren-e-mbretit-zog-sekreti-madh-enver-hoxhes/
qe:
Del se intelektuali dhe familja e tij e ka njohur me dhembe e dhemballe djalin KOPIL te Bimbashit te Gjirokastres sic e dinin te gjithe fqinjet tane qe perhapej vesh me vesh ne sokaqet e ngurta te qytetit te Argjente jogor shqyptar.
HE MO BOLE ENVERISTE E SHIKON SA E NJEH INTELEKTUALIN ENVER PEDERASTIN QE I SHITI KOSOVEN, SHQYPNINE DHE BYTHEN E TIJ MOSKES DHE BEOGRADIT?
prandaj:
He thuaj ti per cfare te debatosh me fanatikun enverist Bedri Islami qe para do kohe therriste:
POSHTE NATO DHE VDEKJE IMPERIALIZMIT AMERIKAN!
sot therret dhe kelthet:
RROFTE NATO DHE JETE TE GJATE MIQVE TANE SHBA!
O BOLE enveriste pa moral si “Mesalla me dy faqe”:
Historite me balliste dhe legaliste tregoja kalamajve te tu per t’i bere fanatike te Partise se Punes,
Enveristin fanatik, Bedi Islami intelektuali nuk ka nevoje ta kundershtoje ne debate idiote allogjike, sepse ai kundershton veten me dacibaot qe shkruan papushim ne gazeten DITA duke fajesuar opoziten per zullumet makaber antikombetare te Edi Rames qe ka 6 e kusur vjet ne pushtet dhe po vjedh njesoj si Enveri me Saliun, madje ja ka parakaluar me kohe ne hajnine e tij te fondeve publike me Kulcedren Bashkim Ulaj&Lukuni dhe vret njerez njesoj si babai i tij dhe Saliu sic vrau djalin nga Bularati si nje zog pule me Renean e tij duke e mbuluar vrasjen me propagande patriotike,
HE MO BOLE ENVERISTE PER CFARE TE DEBATOSH ME FANATIKUN E PARTISE, BEDRI ISLAMI?
qe:
Flet me patriotizem per integrimin e Shqypnise ne BE, por qe nuk di ta hape gojen per Edi Ramen qe vjedh dhe vret si Enveri, qe nuk di te kerkoje falje per krimet e komunizmit dhe per krimet e babait te tij kriminel, killer vrastar te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te Havzi Neles, meqe thua se je i djathte po te ishte Havzi Nela djali yt keshtu do te flisje ti o BOLE enveriste?
SI MESALLA ME DY FAQE?
Ne 1946 Enveri i vrau intelektualet dhe i masakroi familjet e tyre, jo sepse ishin balliste apo legaliste, por sepse keta intelektuale properendimore nuk deshen qe ne Shqypni te implementohej MURTAJA bolshevike, faren e se ciles po e hidhte ne trojet tona Enver Hoxha me xhelatet e tij servile, kriminele gjakatare si puna jote ne vitin 1946,
sepse:
Enveri Luften e kaloi me gjithe Nexhmijen te vila e kunatit te tij Kryeballist dhe Kryefashist, Bahri Omari, ja ke degjuar emerin? Pyetet Pellumb Xhufin dhenderin e Donika Omarit dhe Luan Omarit se ta spjegojne ata per babane e tyre bamires dhe financues te Enverit dhe sesi nga vila e Bahri Omarit, Enveri spiunoi tek fashistet Qemal Stafen se e shikonte pengese drejt pushtetit absolut qe po kerkonte te instalonte ne Shqypni, ashtu sic vrau te gjithe shoket e tij me pas. Nga ana tjeter ishte Enver Hoxha qe pasi nuk mori asnje provim ne France shkoi si sekretar i pare i Ambsades se Ahmet Zogut ne Bruksel, he si ta thote mendja ty, kush te bente Sekretar te Ambasades po te mos ishe spiun besnik i Mbretnise ate kohe dhe sot? Per te mbeshtetur tezen se kush ishte ballist dhe kush ishte legalist dhe zogist ja ku ke nje material tjeter te besueshem ketu me poshte qe te mbyllesh halen e BOLES fanatike per kete teme:
https://ekonomiaonline.com/histori/fejesa-motren-e-mbretit-zog-sekreti-madh-enver-hoxhes/
qe:
Del se intelektuali dhe familja e tij e ka njohur me dhembe e dhemballe djalin KOPIL te Bimbashit te Gjirokastres sic e dinin te gjithe fqinjet tane qe perhapej vesh me vesh ne sokaqet e ngurta te qytetit te Argjente jogor shqyptar.
HE MO BOLE ENVERISTE E SHIKON SA E NJEH INTELEKTUALIN ENVER PEDERASTIN QE I SHITI KOSOVEN, SHQYPNINE DHE BYTHEN E TIJ MOSKES DHE BEOGRADIT?
prandaj:
He thuaj ti per cfare te debatosh me fanatikun enverist Bedri Islami qe para do kohe therriste:
POSHTE NATO DHE VDEKJE IMPERIALIZMIT AMERIKAN!
sot therret dhe kelthet:
RROFTE NATO DHE JETE TE GJATE MIQVE TANE SHBA!
Ne Evrope ky lloj dituraku qe ishte edhe shkrimtar,edhe historian,edhe fyzikan,edhe politikan,edhe astrolog,edhe piktor etj. jetonte ne Mesjete,zakonisht e quanin filozof.
Ka mbetur nje Ishull mesjetar ne Evrope ku jeton ende kjo specie e rralle,ne rrezik zhdukje.
O BOLE enveriste pa moral si “Mesalla me dy faqe”:
Historite me balliste dhe legaliste tregoja kalamajve te tu per t’i bere fanatike te Partise se Punes,
Enveristin fanatik, Bedi Islami intelektuali nuk ka nevoje ta kundershtoje ne debate idiote allogjike, sepse ai kundershton veten me dacibaot qe shkruan papushim ne gazeten DITA duke fajesuar opoziten per zullumet makaber antikombetare te Edi Rames qe ka 6 e kusur vjet ne pushtet dhe po vjedh njesoj si Enveri me Saliun, madje ja ka parakaluar me kohe ne hajnine e tij te fondeve publike me Kulcedren Bashkim Ulaj&Lukuni dhe vret njerez njesoj si babai i tij dhe Saliu sic vrau djalin nga Bularati si nje zog pule me Renean e tij duke e mbuluar vrasjen me propagande patriotike,
HE MO BOLE ENVERISTE PER CFARE TE DEBATOSH ME FANATIKUN E PARTISE, BEDRI ISLAMI?
qe:
Flet me patriotizem per integrimin e Shqypnise ne BE, por qe nuk di ta hape gojen per Edi Ramen qe vjedh dhe vret si Enveri, qe nuk di te kerkoje falje per krimet e komunizmit dhe per krimet e babait te tij kriminel, killer vrastar te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te Havzi Neles, meqe thua se je i djathte po te ishte Havzi Nela djali yt keshtu do te flisje ti o BOLE enveriste?
SI MESALLA ME DY FAQE?
Ne 1946 Enveri i vrau intelektualet dhe i masakroi familjet e tyre, jo sepse ishin balliste apo legaliste, por sepse keta intelektuale properendimore nuk deshen qe ne Shqypni te implementohej MURTAJA bolshevike, faren e se ciles po e hidhte ne trojet tona Enver Hoxha me xhelatet e tij servile, kriminele gjakatare si puna jote ne vitin 1946,
sepse:
Enveri Luften e kaloi me gjithe Nexhmijen te vila e kunatit te tij Kryeballist dhe Kryefashist, Bahri Omari, ja ke degjuar emerin? Pyetet Pellumb Xhufin dhenderin e Donika Omarit dhe Luan Omarit se ta spjegojne ata per babane e tyre bamires dhe financues te Enverit dhe sesi nga vila e Bahri Omarit, Enveri spiunoi tek fashistet Qemal Stafen se e shikonte pengese drejt pushtetit absolut qe po kerkonte te instalonte ne Shqypni, ashtu sic vrau te gjithe shoket e tij me pas. Nga ana tjeter ishte Enver Hoxha qe pasi nuk mori asnje provim ne France shkoi si sekretar i pare i Ambsades se Ahmet Zogut ne Bruksel, he si ta thote mendja ty, kush te bente Sekretar te Ambasades po te mos ishe spiun besnik i Mbretnise ate kohe dhe sot? Per te mbeshtetur tezen se kush ishte ballist dhe kush ishte legalist dhe zogist ja ku ke nje material tjeter te besueshem ketu me poshte qe te mbyllesh halen e BOLES fanatike per kete teme:
https://ekonomiaonline.com/histori/fejesa-motren-e-mbretit-zog-sekreti-madh-enver-hoxhes/
qe:
Del se intelektuali dhe familja e tij e ka njohur me dhembe e dhemballe djalin KOPIL te Bimbashit te Gjirokastres sic e dinin te gjithe fqinjet tane qe perhapej vesh me vesh ne sokaqet e ngurta te qytetit te Argjente jugor shqyptar.
HE MO BOLE ENVERISTE E SHIKON SA E NJEH INTELEKTUALIN ENVER PEDERASTIN QE I SHITI KOSOVEN, SHQYPNINE DHE BYTHEN E TIJ MOSKES DHE BEOGRADIT?
prandaj:
He thuaj ti per cfare te debatosh me fanatikun enverist Bedri Islami qe para do kohe therriste:
POSHTE NATO DHE VDEKJE IMPERIALIZMIT AMERIKAN!
sot therret dhe kelthet:
RROFTE NATO DHE JETE TE GJATE MIQVE TANE SHBA!
Te jesh enverist je mut sa nje mal.Te tjerat nuk Kane asnje vlere.
Ky Molotovi qe enveristi Bedri I paska ngrite lapidar,thone se pas fjalimit historic te Enver Hoxhes me 6 Shkurte te ‘ 67 ka qene nga me te zellshmit Ne ate kohe kinder fese,Ne rrenimin e kishave she xhamive.
Respekte per keto dy burra, te shumeditur, enciklopediste, si rrall kush, shume patriot vizionar. Te tjera specje, do te sjelle koha, e verteta eshte se keto te dy, jane specje ne zhdukje. Duam apo s’duam, do te mbeten si pike referimi per shkencen e te ardhmes
Moikomi si letrar,nuk duhet te ndihet aspak mire nga mburrjet e nje mediokri ne fushen e letrave si islami(une nuk i lexoj asnjehere shkarravitjet e tij)qe vec te tjerave kane si lejmotiv kryesor,sic e tregon dhe fotografia:
Doni me tju tregoj per Belulin?
Bedri po te jap nje pershendetje te madhe per artikullunqe ke shkruar per Moikom Zeqon se me kete kane dale ne shesh i gjithe llomi i ketij vendi Ato dojne ecien perpara me prapaniket si Sala LUli Mona Iliri e komp qe ne te vertet quditen edhe nderkombetaret me qendrimet e tyre anti Europiane dhe anti reformes ne drejtesi.Te akuzosh Bedri Islamin eshte injorance dhe kete e bejne ato nuk dijne as shkrim as kendim shikojne si kali bardh e zi Te akuzosh ate sistem per varjen e Avzi neles perseri e nxjerrin veten zbuluar.Se akoma nuk e kane marre vesht se Avziu ka vrare 2 vete njeri nga ato polic.dhe me kodin penal te atehershem sikur te vrisje nje denohej mme vdekje.Varja ishte ne kodin e procedures penale dhe nuk kishte shkelje Te mbrosh Omaret eshte thjeshe e te qenurit Ballist bashkepunetor i pushtueseve nazifashist.Te ofendosh te tjeret eshte mungese kulture dhe pa aftesi qrgumentash.Intelektual e kompani mbledheni trute se ju kane dale dhe te jeni me argumentues.
Ore Karabush do te hysh ne llogjike normale ti o Bylmez injorant? Pse na detyron te flasim me gjuhen e halabakut o injorant qe nuk di te shkruash sagllam nje fjale te vetme, po meso me pare shkrim dhe kendim o debil perpara se te replikosh me intelektualin. Kush e mbron pervecse ti o Bole fanatike Bahri Omarin? Qe tregoni perralla me mbret me balliste dhe fashiste dhe nuk ju vjen zeri fare se kunati i Kumandarit tuaj pederast, Enver Hoxha ishte pikerisht Kryeballisti dhe Kryefashisti Bahri Omari dhe se ballistet ishin armiqte e perbetuar te zogisteve, prandaj termi ballisto-zogiste eshte propagande e paster enveriste.
Qe te dalim ne teme:
Viktima e Kristaq Rames quhet me drejtshkrim Havzi Nela, jo Avzi dhe varja e tij shume kohe me pare nuk ka lidhje fare me plagosjen e nje polici qe i dergoi Sigurimi per ta prangosur duke i keqtrajtuar gruan dhe familjen e tij. Havziu u arratis ne Jugosllavi, por Enveri i kishte shitur BYTHEN Titos dhe serbet ja kthyen Enverit Havziun si kartpostale dhe ai perballoi burgun me nje burreri te papare. Varja e tij erdhi ne vitin 1988 si nevoje e regjimit te Ramiz Alias per te frikesuar popullin qe po revoltohej duke mesuar se komunizmi ne Bote kishte ngordhur, ne Gjermani Lindore DDR puntoret ishin ngritur ne protesta per te rezuar kriminelin e Moskes Honecker, ne Rumani Caushesku ishte ne grahmat e fundit me Sekuritaten e tij, Cekosllovaki regjimi komunist kishte kohe qe ishte i ngrodhur, ne Poloni Solidarnosi i Leh Valences po bente kerdine dhe i kishte futur friken ne bark bolshevikeve te Jaruzellskit
VETEM NE SHQYPNI AKOMA VARESHIN NJEREZ TE PAFAJSHEM NE LITAR PER TE TREMBUR POPULLIN
dhe:
Ai, firmetari i varjeve ne litar ne vitin 1988 nuk eshte nje kriminel killer, vrastar i ndeshkuar rende nga Drejtesia Demokratike, nje xhelat gjakatar i anatemuar nga historia, por ky kriminel i llahtarshem eshte Kristaq Rama, burri i motres se Spiro Kolekes dhe babai i Kryeministrit aktual shqyptar, Edi Rama qe si nje aktor ne kete estrade komuniste kerkon te fuse Shqypnine ne BE qe eshte nje Bashkim Antikomunist dhe Demokratik.
dhe:
Helbete eshte e vetkuptueshme qe Edi Rama nuk denon krimet e Enverit qe mbushi bashke me Nexhmijen lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe e mban Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes si nje RELIKE gjakatare qe i kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes,
sepse:
Po te denoje krimet e Enverit dhe te Komunizmit duhet te denoje edhe krimet brenda familjes se tij dhe konkretisht per krimet e babait te tij qe ka firmosur ne vitin 1988 varjen ne litar te Havzi Neles per t’i dhene mesim popullit te mos ngrihej ne protesta antikomuniste.
prandaj:
A E KUPTON SE CFARE LETYRASH NXJERR NGA GOJA E QELBUR E FANATIKUT?
sepse:
Te gjithe kriminelet e Hitlerit ne Gjyqin e Nyrembergut u justifikuan me letyrat qe hedh ti ne kete forum te nerum te gazetes DITA kur gjykatesit nderkombetare i pyeten pse kishin urdherar vrasjen e afro 6 miione njerezve te pafajshem, ata thane njesoj sic thua ti ketu pa piken e turpit me idiotesine e fanatikut pa moral:
“…NE URDHERUAM VRASJEN E 6 MILIONE NJEREZVE SEPSE KESHTU ISHTE LIGJI, KESHTIU ISHTE SHKRUAN NE KODIN PENAL TE PARTISE NACIONAL-SOCIALISTE…”